LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti sekret i ministrit/ Shënimi i Enverit: Kosovarët të vijnë si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë, por Si

29 Qershor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Raporti sekret i ministrit/ Shënimi i Enverit: Kosovarët të

TIRANË– Sipas raportit të Ministrit të Punëve të Brendshme, nga 2847 shtetas të huaj të ardhur si turistë në Shqipëri në periudhën korrik-gusht të vitit 1980, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja dhe nga ata, 46 ishin nga Jugosllavia, shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Shënimi i Enver Hoxhës mbi raportin e Sigurimit të Shtetit, ku ai sugjeron që “kosovarët do të vijnë në Shqipëri si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë, por kjo gjë natyrisht që do i krijojë probleme dhe telashe Sigurimit të Shtetit, se nuk ka punë pa telashe…”?!

Përpara tre katër vjetësh, në një nga pronocimet e rralla të saj në shtyp, e veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, foli edhe për problemin e shumëdiskutuar në media, atë për “korrigjimin e kufijve të Kosovës”. Ndërmjet të tjera ajo vuri në dukje “dashurinë e madhe që kishte pasur Enver Hoxha për Kosovën dhe se çfarë kishte bërë ai për Kosovën dhe kosovarët….”?! Pa dashur të komentojmë fjalët e saj, është vendi të thuhet se; dihet botërisht fati tragjik i emigrantëve kosovarë që erdhën në Shqipëri nga viti 1949 e deri në shembjen e regjimit komunist, pasi që nga viti 1991 e në vazhdim, janë bërë publike me dhjetëra e dhjetëra dokumente arkivore apo dëshmi të ndryshme, se si një numër shumë i madh shqiptarësh të Kosovës apo nga vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur në burgjet apo kampet e internimeve të Shqipërisë komuniste. Janë të njohura tashmë historitë e kampit të internimit në Llakatund të Vlorës, i hapur enkas që në fillimin e viteve ’50-të, për “sistemimin” e emigrantëve shqiptarë që vinin këtej kufirit nga represioni i egër serb dhe kryesisht politika rankoviçjane. Në atë kamp, por dhe të tjera kampe internimi në fushat e Myzeqesë etj., kanë kaluar disa vite një kalvar të rëndë edhe emra të njohur tashmë, si studiues, historian, shkrimtarë, artistë etj., njerëz të letrave, si: Nazmi Berisha, Esat Myftari, Gani Demiri Ratkoceri, Kapllan Resuli, Sadri Ahmeti, Namik Luci, Estref Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Selim Kelmendi, Preloc Margilaj, Zef Gjeloshaj, etj., etj., ku shumë prej tyre vdiqën burgjeve të atij regjimi. Por pa hyrë fare në këto histori që tashmë janë shumë të njohura, se cila ka qenë “dashuria” e Enver Hoxhës për Kosovën dhe kosovarët, veç të tjerash na e bën të ditur një dokument arkivor i vitit 1980, ku Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Feçor Shehu, ndërmjet të tjerash e informon Enver Hoxhën edhe mbi ata shqiptarë të Kosovës apo të viseve të tjera në Jugosllavinë e asaj kohe, që vinin si turistët në Shqipëri. Kështu, sipas dokumentit në fjalë, vetëm për periudhën korrik-gusht 1980, nga 2847 persona të ardhur si turistë në Shqipëri, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja, dhe nga këta, 46 ishin nga Jugosllavia. Pra jo vetëm nga sa më sipër cituam, por i gjithë brezi që e ka jetuar atë kohë e kujton fare mirë se mbas çdo kosovari, regjimi komunist shikonte një agjent të UDB-së?! Gjë e cila konfirmohet edhe nga ky dokument që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht nga Memorie.al.

Letra e Feçor Shehut për Enver Hoxhën në vitin 1980

DISA PROBLEME ME TE HUAJT

Gjatë muajve korrik-gusht, në vendin tonë kanë ardhur 2847 të huaj, nga të cilët 245 tregtarë, 12 specialistë,, 123 shoferë, 369 vizitorë, 1527 turistë, 104 të ftuar, 467 në grupe kulturore-sportive.

Duke ndjekur qëndrimin e sjelljen e këtyre të huajve me vigjilencë, me takt e korrektësi për të mos shkaktuar shqetësime, organet e Sigurimit të Shtetit kanë përcaktuar në radhët e tyre si të dyshimtë (kuadro dhe agjentë të zbulimeve të huaja) 74 persona, prej të cilëve 46 të ardhur nga Jugosllavia (7 janë marrë në përpunim).

Në kuadrin e ardhjes së të huajve përparësi i kem i dhënë ardhjes nga Kosova e vendet e tjera shqiptare në Jugosllavi, nga këto gjatë muajve korrik-gusht kanë ardhur 545 persona, nga të cilët 205 vizitorë-turistë, 122 në grupe kulturore-sportive, 14 të ftuar dhe 16 tregtarë dhe specialist.

Për të ardhmen mendojmë të vazhdojmë kështu, duke i dhënë përparësi ardhjes së shqiptarëve nga Kosova e viset e tjera si vizitorë dhe të mos aplikojmë ardhjen e tyre me grupe turistike, për arsye se:

Jep mundësinë jugosllavëve të shfrytëzojnë këto grupe turistike për të future persona nga të gjitha kombësitë dhe ndërmjet tyre të kamuflojë më lehtë agjentë të vet, të cilët kanë lidhje familjare me persona me qëndrim të keq politik në Shqipëri.

Personat që vijnë me grupe turistike, në bazë të marrëveshjes së Turizmit me firmat e huaja, shqyrtohen e miratohen vetëm si grupe e numër, gjë që vështirëson punën e organeve të Sigurimit në marrjen e masave paraprake e në vazhdim për kontrollin dhe zbulimin e veprimtarisë armiqësore.

MINISTRI I PUNEVE TE BRENDESHME  (FEÇOR SHEHU)

Shënimi i Enver Hoxhës te raporti i Feçor Shehut

Për çështjen e kosovarëve, ne veçanërisht duhet të bëjmë më shumë, të vinë të shohin dhe të bëjnë propagandë të mirë. Sigurimi sigurisht që do të ketë telashe, pse pa telashe s’bëhet, por duhet peshuar, anët pozitive dhe anët negative të turistëve kosovarë me grupe të organizuara. Ne e bëjmë këtë për të huajt, jo për shqiptarët kosovarë.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha enver hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet