LIVE UPDATES
Aktualitet

14 Korrik 2021, 19:34 Nga DOSJA

TIRANË– Administratori i një prej kompanive të përgatitjes së uniformave të Policisë së Shtetit, D&E Shpk, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas hetimeve dhe arrestimeve të fundit. Ai sqaron se aludimet në media, si fjala vjen që një kapele policie ka kushtuar 350 euro, janë të pavërteta, pasi një kapele kushton vetëm 23 euro.

“Uniformat janë individuale, pra për secilin punonjës te personalizuara sipas përmasave trupore po kaq individuale dhe u jepen ne dorezim secilit prej tyre ne gjithe territorin e RSH dhe regjistrohen ne nje baze te dhënash. Në këtë forme realizimi shtetit nuk i ngelet asnje produkt stok, duke u eleminuar çdo dem qe me pare ishte evident. Bazuar ne dokumentet e tenderit, rezulton se lista e cmimeve e shpallur fituese bazohet në vlerën me optimale te cmimit per njesi. Një kapele zyrtarisht kushton vetem 2.800 leke, 15 here me pak, ose rreth 23 euro, dhe jo 350 euro sa aludohet ne menyre te ulet dhe me qellim dashakeq nga nje grup individesh te papergjegjshem dhe te keqperdorur. Te gjitha këto shpifje dhe disinformime të një personi publik te papergjegjshem, jane bere me qellim denigrimin e D&E Sh.p.k., dhe timin personalisht. Demi qe i eshte bere prej me se nje viti imazhit tim dhe partnereve ndërkombëtarë me të cilët unë kam bashkëpunuar dhe bashkepunoj prej shume vitesh, do te jete subjekt i nje procesi civil e penal, ku do te vihen para pergjegjesise te gjithe shkaktaret e ketij manipulimi publik, individet e keqperdorur per te bere deme qe dalin boterisht ne media me deklarata shpifese si dhe personat e tjere qe qendrojne mbrapa tyre,“-shkruhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë

Nisur nga deklaratat dhe informacionet e rreme te publikuara ne median vizive dhe ate te shkruar, ne ngarkim te personit tim Ismail Kadiu dhe D&E Shpk., gjendem i detyruar te shpjegoj faktet dhe rrethanat, si qendrojne ne te vertete, sa i perket tenderit te uniformave te Policise se Shtetit ne menyre te tille qe te kuptohet se asnje e dhene e publikuar nuk eshte e vertete.

Deklarata e disa personave te papergjegjshem qe shpifin se shoqeria fituese e tenderit ushtron aktivitet vetem ne germime dhe nuk ka lidhje me fasonerine eshte i totalisht i pavertete dhe me nje verifikim te thjeshte ne ekstraktin e shoqerise ne qendren kombetare te regjistrimeve (i aksesueshem për te gjithe), rezulton se ka ne objektin e saj te aktivitetit, dizenjimin dhe prodhimin e uniformave civile dhe ushtarake, dhe kjo vertetohet me dokumente zyrtare dhe publikisht te aksesueshme.

Shoqëria D&E duke filluar nga viti 2012, ka lidhur kontratën e pare per uniformat e ushtrise shqiptare.

Ne ate kontrate, kjo shoqeri, ka qene pjese e nje konsorciumi me 2% te pjesemarrjes me firmen me prestigjoze te prodhimit te uniformave Alfredo Grassi Spa., e cila kishte 98% te pjesemarrjes.

Kjo kontrate eshte realizuar me sukeses dhe eshte pranuar nga autoriteti publik. Ne vijim, ka ekzekutuar me sukses ne bashkepunim me Summer Conf Srl., kontraten per uniformat e administrates se burgjeve. Me pas, ne bashkëpunim me subjektin Gjergjefi Sh.p.k., ka realizuar me sukses, me Ministrine e Brendshme, tenderin per uniformat verore te Policise se Shtetit, keto per te kundershtuar pretendimin se D&E sh.p.k, nuk eshte nje kompani qe ushtron aktivitet ne fushen e fasoneve.

D&E aktualisht prodhon uniforma civile, ceremoniale dhe ushtarake, per subjekte te huaja dhe shqiptare. Ajo posedon fasonerine e specializuar me platformen e saj ne dizenjimin, printimin, prerjen, rrobaqepesine dhe hekurosjen automatike.

Kontrata e fundit, e lidhur me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka specifikat e nje projekti shume te madh, ku fitues është shpallur konsorciumi nderkombetar i perbere nga 4 shoqeri: YDS me 44.50%, Summer Conf S.r.l. me 20%, Lovers S.r.l. me 11.50% dhe në të cilin D&E Shpk., ka vetem 24% te pjesemarrjes.

Zgjedhja fitues, eshte bazuar ne dy faza te konkurrimit, e cila bazohet ne CV e shoqerive dhe aftesite teknike dhe prodhuese te Shoqerive pjesemarrese.

Konkretisht: YDS eshte lider ne prodhimin e uniformave ushtarake dhe policore, duke perfshire te gjitha pjeset perberese, duke nisur nga kepucet e deri tek kapelet.  YDS prodhuesi me i madh i kepuceve per policine dhe ushtrine ne Europe, e renditur nder 4 firmat me te medha ne bote ne kete sektor; eshte eksportuesi lider ne mbi 35 shtete te botes dhe kryesisht ne MB; është e para dhe e vetmja firmë, që posedon të gjitha çertifikatat ndërkombëtare EN ISO 20345-47, ISO 9001 dhe OHSAS 18001 per standardet e prodhimit te kepuceve profesionale te sigurise; eshte e vetmja firme qe ka nje laborator te standardit ISO 17025, te akredituar nga SATRA & TURKAK. Lovers S.r.l. (https://lovers-italy.it/it), krijuar ne Itali ne vitin 1972, ka qe ne vitin 1982 qe operon ne uniformat Military & Tech për ushtrinë italiane, deri ne ditët tona. Aktiviteti i stilimit dhe prerjes eshte i vendosur ne Itali dhe qepja realizohet në dy shtete: Rumani dhe Shqipëri, filiale të cilat janë tërësisht ne pronësi dhe te kontrolluara nga shoqeria ne Itali; te gjithe sektoret operojne me makineri dhe aplikacione te gjenerates se fundit.

Summer Conf S.r.l. (http://ëëë.summerconf.com/it/), themeluar ne Rumani ne vitin 1996, pjese e Grupit Poletti Shirts S.r.l., grup i cili është prezent edhe ne Shqipëri (nëpërmjet MBA Albania në qytetin e Durrësit), dhe është lider ne qepje te cilesise me te larte, te kemishave, pantallonave dhe kapeleve, duke u bazuar ne eksperiencen dhe profesionalizimin italian per prodhimin e veshjeve e uniformave civile e ushtarake. E çertifikuar në Humanfabric Inisiative dhe është Green Factory Mark.

Te gjitha shoqerite e cituara me lart jane shoqeri lider ne fushen e aktivitetit qe ushtrojne, dhe absolutisht qe plotesonin te gjitha kriteret e kerkuara nga kjo procedure tenderimi.

Pavarësisht këtij fakti, me keqardhje vërejmë se është realizuar një fushatë shpifjesh shume e guximshme që kompani ndërkombëtare te ketyre niveleve te etiketohen si “fitues te paracaktuar”.

Për këtë qëllim, inkurajojmë organet e drejtësisë të hetojnë më tej në drejtim të faktit se cili ka qenë subjekti i cilësuar si “fitues i paracaktuar” dhe kujt i shërben kjo fushatë shpifjesh.

Ndryshe nga herët e tjera, çmimi i uniformave përfshin disa elemente te reja si: personalizimin, shpërndarjen dhe logjistiken, për secilin punonjës individual te Policise se Shtetit.

Uniformat janë individuale, pra për secilin punonjës te personalizuara sipas përmasave trupore po kaq individuale dhe u jepen ne dorezim secilit prej tyre ne gjithe territorin e RSH dhe regjistrohen ne nje baze te dhënash.

Në këtë forme realizimi shtetit nuk i ngelet asnje produkt stok, duke u eleminuar çdo dem qe me pare ishte evident.

Bazuar ne dokumentet e tenderit, rezulton se lista e cmimeve e shpallur fituese bazohet në vlerën me optimale te cmimit per njesi.

Një kapele zyrtarisht kushton vetem 2.800 leke, 15 here me pak, ose rreth 23 euro, dhe jo 350 euro sa aludohet ne menyre te ulet dhe me qellim dashakeq nga nje grup individesh te papergjegjshem dhe te keqperdorur. Te gjitha këto shpifje dhe disinformime të një personi publik te papergjegjshem, jane bere me qellim denigrimin e D&E Sh.p.k., dhe timin personalisht.

Demi qe i eshte bere prej me se nje viti imazhit tim dhe partnereve ndërkombëtarë me të cilët unë kam bashkëpunuar dhe bashkepunoj prej shume vitesh, do te jete subjekt i nje procesi civil e penal, ku do te vihen para pergjegjesise te gjithe shkaktaret e ketij manipulimi publik, individet e keqperdorur per te bere deme qe dalin boterisht ne media me deklarata shpifese si dhe personat e tjere qe qendrojne mbrapa tyre.

Nga vitet 2013-2019, ne cilesine e sipermarresit kam kontribuar, ne afrimin e investitorëve te huaj, (partneret e D&E te siperpermendur), kjo ka ndikuar ne hapjen e me shume se 750 vendeve te reja pune, investime ne infrastrukture e teknologji, me pasoja ne rritje e ekonomisë se Republikës së Shqipërisë.

Per te permendur disa nga partneret e afruar nga bashkepunimi i D&E, po citoj Grassi Albania, e cila ka sjellë hapjen e 400 vendeve te reja pune ne Librazhd inaguruar ne vitin 2014, Lovers Albania e cila ushtron aktivitet ne Durrës dhe ka gjeneruar rreth 290 vende te reja pune, MBA Albania pjese e grupit Summerconf me aktivitet ne Durres dhe me nje kapacitet punesimi prej rreth 60 punonjesish, si dhe nenkotraktimin e disa shoqerive rajonale shqiptare. Të gjitha këto fakte janë bërë publike nëpërmjet kronikave televizive të kohës.

Ky reagim vjen i detyruar nga fushata 1-vjeçare e shpifjeve dhe hedhjes baltë në drejtim të subjektit D&E Sh.p.k. dhe 3 subjekteve ndërkombëtare. Sa më lart shpjeguam për qartësimin e opinionit publik, janë të vërteta të pamohueshme.

Nuk kam asnjë synim të hyj në debat me shpifësit dhe shtytësit e kësaj fushate denigruese.

Në kushtet kur kjo çështje është aktualisht duke u hetuar nga prokuroria, si një nga taksapaguesit më të rregullt të shtetit shqiptar, pres vijimin e hetimeve dhe inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe të identifikimit të cilido personi që ka shkelur ligjin.

Shpresoj që ky reagim të jetë dhe një shembull për Shoqatën e Fasonistëve (PEA Albania) për mbrojtjen në të ardhmen të të gjitha bizneseve shqiptare nga konkurrenca e padrejtë, me të cilën jo rrallë përballen fasonët shqiptarë në proceset e konkurrimit publik.

Me respekt, Ismail Kadiu administrator D&E Sh.p.k.

Disa ditë më parë me kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, gjyqtarja e GJKKO, Danila Shirka lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të ish drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Ndërkohë është lënë në ‘arrest shtëpie’ Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ismail kadiu policia e shtetit tenderi per uniformat e policise ismail kadiu policia e shtetit tenderi per uniformat e policise

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje