LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA “FATOS TUSHE”/ Vendimi i çuditshëm i KPP-së që i hapi rrugë tenderit abuziv: Kompanive të skualifkuara s

14 Korrik 2021, 18:41 Nga DOSJA
DOSJA “FATOS TUSHE”/ Vendimi i çuditshëm i KPP-së

TIRANË– Abuzimi me tenderin e kanalit të ujit, me vlerë 24 milionë lekë, nga kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe biznesmeni Bujar Murati, bashkë me grupin e tyre, që të gjithë të goditur nga SPAK, nuk do të ishte i mundur pa një vendim të Komisionit të Prokurimit Publik. Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar se ankesat për këtë tender janë rrëzuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, e cila luan rolin e Gjykatës së tenderave në vend.

Më 9 tetor 2020, me votë unanime, KPP ka rrëzuar si të pabazuar ankesën e kompanive “Avduli” dhe “Bahas”, të cilat denonconin falsifikimin e dokumenteve nga kompania fituese e Bujar Muratit. 

Subjekti i vetëm i kualifikuar shoqëria EURO-ALB ka shume mangësi në dokumentacionin e paraqitur dhe duhet të ishte skualifikuar nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, por jo vetëm që nuk janë marre parasysh mangësitë që ka pasur në dokumentacion, por për të njëjtat arsye që ka nxjerrë për skualifikim për shoqërinë “Avduli” shpk, për shoqerine EURO-ALB shpk i ka kaluar pa asnjë problem. Pra, nuk ka përdorur barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen operatoreve ekonomik,”- thuhet në ankesën e bërë nga kompanitë. Ata shtojnë se asnjë nga punonjësit me profesion manovrator dhe shofer nuk kanë dëshminë e sigurimit teknik dhe kushte të tjera për t’i “parakaluar” në garë. 

Po cili është arsyetimi i Komisionit të Prokurimit Publik? Sipas KPP-së, ankuesit nuk ka çfarë i duhet nëse fituesi ka paraqitur apo jo dokumente false, përderisa është përjashtuar nga kjo procedurë.

 “Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se një person fizik apo juridik, kur dorëzon një ankim, duhet të argumentojë se të drejtat e tij të mbrojtura nga legjislacioni janë dëmtuar si rezultat i një vendimi, mase apo të ndonjë veprimi tjetër zyrtar nga ana e një autoriteti kontraktor. Nëse ai dështon në sa më sipër, atëherë ankimi në KPP nuk mund të pranohet. Neni 63, pika 1 kërkon shprehimisht që operatori ekonomik ankimues, jo vetëm që duhet të ketë interes, por edhe të jetë dëmtuar realisht apo të rrezikohet të dëmtohet nga vendimi që ka marrë autoriteti kontraktor. Në ato raste kur, operatori ekonomik ankimues edhe pas ankimit në KPP rezulton i skualifikuar nga procedura e prokurimit, atëherë ai qartësisht nuk mund ta fitojë kontratën. Edhe në hipotezën se, pretendimet e parashtruara në ankimin e tij në lidhje me operatorët e tjerë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, do të pranohen nga KPP, ankimuesi sërish nuk do të ishte fitues i kontratës. Rrjedhimisht, në rast se operatori ekonomik që ka paraqitur ankimin vijon të mbetet i skualifikuar apo skualifikohet gjatë shqyrtimit në KPP, në kuptim të ligjit, interesi i tij i ligjshëm i drejtpërdrejtë nuk ka sesi të dëmtohet nga suksesi apo dështimi i operatorëve të tjerë në atë procedurë prokurimi. Për këtë arsye, këto pretendime nuk do të merren në shqyrtim,”- thuhet në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik.

Edhe pse KPP u hodhi poshtw kwrkeswn, ankesa e dy kompanive me pronarë Arben Avdulin dhe Bashkim Hasmuçën ka alarmuar kryebashkiakun Fatos Tushe duke bwrw qw tw regjistroheshin pwrgjimet qw ka regjistruar SPAK. Pas ankesës së dy kompanive të përjashtuara, Ibrahim Lami i telefonon i shqetësuar Tushes, duke i thënë se “ai plehra kishte bërë ankesë atje ai”. Tushe i përgjigjet “Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë ti thotë T…ta mbylli për punë tre katër ditësh”. Dhe ashtu ndodh. Komisioni i Prokurimit Publik e rrëzon ankesën dy kompanive sipas parashikimit të Tushes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar murati fatos tushe spak ne lushnje bujar murati fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Korrik 2021, 16:08

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se ditën e premte, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari kishtëe...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë