All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Reagon Flamurtari në lidhje me incidentin e të shtunës: “Klubi mikpritës mban përgjegjësi për mungesën e sigurisë

25 Shkurt 2019, 11:19 Nga DOSJA
Reagon Flamurtari në lidhje me incidentin e të shtunës:
All - Paragraf - 1

Pas incidentin të ndodhur në stadiumin ‘’Selman Stermasi’’ gjatë ndeshjes Partizani- Flamurtari ku një grup tifozësh dhunuan zyrtarin e klubit të vlonjatëve, kanë reaguar dhe këta të fundit me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

 

REAGIMI I FLAMURTARIT: 

Flamurtari Football Club ka qëndruar në heshtje deri tani, duke pritur dhe shpresuar që të jenë organet përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit ato që vendosin, në bazë të rregulloreve, për ngjarjen e shëmtuar të së shtunës në “Selman Stërmasi”, ku u sulmua një zyrtar i klubit dhe një futbollist.

Përgëzojmë klubin Partizani për distancimin nga dhuna, por nuk mund të mos reagojmë kur shohim që ngjarja e rëndë kalohet në plan të dytë dhe vendoset theksi, qëllimisht, tek zyrtari i Flamurtarit, i cili u sulmua nga një grup tifozësh.

Së pari, “personi me aparat fotografik” është zyrtar i klubit Flamurtari, ka qenë gjithnjë në dy sezonet e fundit, është i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka funksionin e zëdhënësit dhe të fotografit, që çdo klub i ka në fushë, në bazë të rregullores dhe me aprovimin e zyrtarëve të ndeshjes.

Për këtë arsye, nëse klubi Partizani është i paqartë për rolin e zyrtarit të sulmuar gjatë ndeshjes, bën mirë të interesohet dhe të marrë informacion zyrtar në FSHF, para se të bëjë reagime publike që tentojnë të largojnë vëmendjen nga thelbi i ngjarjes.

Së dyti, “personi me aparat fotografik” nuk ka luajtur asnjë rol aktiv duke provokuar tifozët. Nëse drejtuesit e Partizanit nuk e kanë këtë informacion, mund të shohin gjithë ndeshjet e fundit të Flamurtarit dhe fotot e postuara në faqen zyrtare të klubit, për të kuptuar që pas çdo goli futbollistët kanë zgjedhur atë mënyrë festimi dhe kërkojnë ata që të fotografohen ashtu, në njërin cep të fushës.

Futbollistët nuk ishin drejtuar nga tifozeria e Partizanit, në atë kënd nuk kishte tifozë dhe nuk e kuptojmë ku qëndron provokimi, kur një grup tifozësh vrapojnë, ofendojnë dhe futen në fushë, vetëm e vetëm sepse një grup futbollistësh festojnë në mënyrën e tyre modeste një gol të shënuar.

Klubi Partizani thotë se kishte “mungesë totale të forcave të sigurisë, të cilët janë përgjegjësit e vetëm për mbarëvajtjen e garës dhe moslejimin e këtyre provokimeve dhe incidenteve”.

Në lidhje me këtë pikë, besoj se nuk ka nevojë për shumë koment, sepse çdo njeri e di që me rregullore klubi mikpritës mban përgjegjësi për mungesën totale të sigurisë në zona të caktuara të stadiumit dhe nuk mund të justifikohet në këtë mënyrë, duke akuzuar herë zyrtarin e klubit vizitor e herë forcat e sigurisë, që në fakt janë kontraktuar nga vetë klubi që organizon ndeshjen.

Në këtë pikë, asnjë rregullore në botë nuk merret me forcat e sigurisë, të pakta apo të shumta qofshin, por me klubin, që ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes.

Flamurtari shkoi në Tiranë për të luajtur një ndeshje normale futbolli, futbollistët dhe zyrtarët e saj nuk bënë asgjë për të shkatërruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe nuk është faji i Flamurtarit nëse siguria është në nivele minimale, apo se disa tifozë shkojnë në stadium për të shkaktuar dhunë, duke mos pranuar as golin dhe as festimin e një ekipi kundërshtar që sillet në mënyrë perfekte në fushë e jashtë saj.

Kemi respekt maksimal për çdo kundërshtar, respektojmë çdo rezultat që prodhon fusha, por nuk pranojmë që ngjarje të tilla të kalojnë në heshtje, ose duke akuzuar pikërisht Flamurtarin si fajtor, kur bie pre e dhunës, që për fat nuk degradoi në dhunë fizike ndaj futbollistëve tanë.

Bëjmë thirrje që secili të marrë përgjegjësinë që i takon dhe organet zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit të zbatojnë rregulloret, si në çdo vend të zhvilluar dhe në çdo kampionat që ne synojmë ta arrijmë si nivel futbolli e organizimi.

Në rast se nuk do ketë reagim të fortë për një ngjarje të tillë, atëherë është e qartë që krijohet një precedent i rrezikshëm dhe ngjarja e së shtunës mund të përsëritet në çdo stadium, ndërsa pas saj çdo klub do të justifikohet se “ishin vetëm pak tifozë, nuk ka arsye për të na dënuar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhune flamurtari partizani incidenti me gazetarin superliga dhune flamurtari partizani incidenti me gazetarin superliga


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Sport 25 Shkurt 2019, 08:47

Jose Mourinho: Hazard do shkëlqente në Madrid

Trajneri portugez, Jose Mourinho, beson se ylli i Chelsea-t është i ka të gjitha aftësitë për të luajtur me gjidandët e Spanjës.Belgu Eden Hazard ka talentin dh...

Sport 24 Shkurt 2019, 17:07

Mbappe thyen tjetër rekord në Ligue 1

Francezi Kylian Mbappe nuk është më thjesht një talent në ligën francize. 20-vjeçari tashmë e ka konfirmuar veten si një nga sulmuesit më të mirë në Euro...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet