LIVE UPDATES
Politike

Referendumi për shkarkimin e Bashës, Ristani: Do jetë proces i qetë

17 Dhjetor 2021, 21:51 Nga DOSJA
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Ristani: Do jetë proces i

KORÇË- Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani u shpreh se referendumi për shkarkimin e Kryedemokratit Lulzim Basha pret që të jetë i qetë. Në një prononcim për mediat, Ristani, i cili është i deleguari i Berishës në Korçë, tha se në PD-në e Korçës janë ndërruar disa brava nga njerëzit e Bashës, ose Lul Bravës, siç e quajti ai.

Pyetje: Si paraqitet situata në Korçë por edhe në degët e tjera të PD pak orë para zhvillimit të referendumit?

Ristani: Kuvendi i partisë demokratike i datës 11 futi mbas shumë kohësh në statutin e PD dhe të drejtën e anëtarësisë për t’u shprehur me referendum e cila është një risi shumë e madhe për demokratizimin e PD. Mbi bazën e vendimit po të kuvendit të datës 11 i cili shkarkoi kryesinë e partisë demokratike u vendos që ky shkarkim të ratifikohet në referendumin e datës 18 pra nëse dhe jemi sot në Korçë, kemi bërë gati bazën materiale dhe cdo gjë do jetë gati në 08.00 të mëngjesit për të gjithë demokratët e Korçës të cilët ftohen të çojnë për të votuar, ratifikuar vendimin e kuvendit të PD për shkarkimin e kryetarit Basha.

Pyetje: Thuhet se në pjesën më të madhe të degëve të PD përveç Kolonjës referendumi nuk do mbahet në selitë e PD por në ambiente të tjera private?

Ristani: Përveç disa pengesa nga Lul Brava siç ka marrë emrin tashmë disa njerëz të tij kanë ndërruar bravat edhe në selitë e PD por gjithsesi nuk është kjo arsyeja kryesore, arsyeja është që ne duhet të krijojmë komoditet për atë ditë, për njerëzit që vijnë për të votuar si në Korçë që është zgjedhur salla e kinemasë edhe në qytete të tjera janë zgjedhur pallatet e kulturës apo ambiente të përshtatshme në mënyrë që votimi të bëhet më komod.

Pyetje: Anëtarë të PD të Korçës kanë bërë publike në rrjetet sociale që një pjesë e mirë e anëtarëve të PD u është marrë karta e anëtarësisë prej muajit qershor dhe nuk është kthyer?

Ristani: Edhe kjo është problem, se vërtetë një pjesë prej tyre u janë marrë kartat e anëtarësisë gjithsesi ne kemi listat dhe nga ana tjetër meqë është ftuar anëtarësia për të votuar anëtarët e njohin njëri tjetrin, ne i njohim demokratët, aq më tepër që strukturat janë të gjitha të përfshira, në komision do jenë po njerëz të strukturave që i njohin demokratët prandaj do i ftoja të gjithë pavarësisht se mund t’u jetë marra kartat e anëtarësisë nesër janë të lutur të votojnë.

Pyetje: Prisni një proces të qetë?

Ristani: Një proces absolut i qetë me një pjesëmarrje të madhe.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani perplasje ne partine demokratike arben ristani perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron