Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Reforma Zgjedhore/ Damian Gjiknuri bisedë me ambasadoren amerikane: E informova për ecurinë dhe i kërkova mbështetje nga SH
4 Maj 2020, 09:46Nga DOSJA
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Me anë të një statusi në Facebook, Gjiknuri ka bërë me dije se ka kërkuar mbështetjen e Amerikës për të nxitur edhe më tej diskutimet lidhur me ecurinë e tryezës së dialogut.
Përfaqësuesi i PS-së, shprehet gjithashtu se ligji i ri elektoral hap rrugën për një sistem më të mirë elektoral dhe demokratik. “
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik,”– shkruan ai.
Mbledhja e radhës është vendosur që të mbahet online më 6 maj. Herën e fundit që komisioni u mblodh në fillim të marsit, opozita jashtëparlamentare depozitoi disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore. Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve.
Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve. Miratimi i një reforme-zgjedhore me pëlqimin e të gjitha palëve, është një prej kushteve të vendosura për çeljen e negociatave të Shqipërinë me BE-në.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Të gjithë bizneset e mëdha që kanë hequr nga puna punonjësit para datës 10 prill dhe nuk pranojnë të bëjnë aplikimin online për të përfituar nga pa...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video të projektit dhe nga punimet e stadiumit të ri të Kukësit ”Zeqir Ymeri”. Rama thotë se ky ësh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar sot falje të gjithë qytetarëve, të cilët janë ndjerë të fyer nga replikat e tij në Facebook. Në një reagim në me...
A duhet që brenda muajit maj të hiqen masat shtrënguese për COVID-19? A duhet të shkojmë plotësisht drejt hapjes? A duhet t’i tregojmë “dhëmbët” virusit duke e ...
TIRANË– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në degën nr.4 në Tiranë, Ervin Gonxhaj ka reaguar lidhur me rastin e ashtuquajtur “Griselda”. Disa ditë më ...
KINË– Fshati Huangluo është vendi ku gratë njihen për floket e tyre të gjata dhe tepër luksoze.Në një video të publikuar në Instagram, shihet se si g...