LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës po u vjen fundi

6 Shkurt 2022, 14:04 Nga DOSJA
REL: Barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës po u vjen fundi

KOSOVË- Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor. Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave. E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë. Ajo rrjedh nga marrëveshjet që dy vendet kanë nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të tyre, të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan. Brenda ditësh, projektligji pritet të dalë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Më 27 janar, ky projektligj është proceduar në Kuvend, më 28 [janar] e kemi shpërndarë te deputetët. I ka dy javë që të shkojë në seancë”, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ankesat e bizneseve për barriera

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, për vite me radhë, janë ankuar se Shqipëria u vendos barriera tregtare kur produktet e tyre i eksportojnë në këtë vend, ose kur Shqipërinë e përdorin si kalim transiti, për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian. Për një kalim transit në territorin e Shqipërisë, fabrika e këpucëve “Solid” nga Kosova paguan afër 80 euro, thotë Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanisë.

“Shqipëria nuk e njeh transitin që bëhet në Kosovë, kërkon të bëhet edhe një transit në Kukës dhe një skanim i mallrave në Durrës. Kjo merr kohë dhe është e kushtueshme”, thotë ai.

Përshpejtimi i procedurave të transitit, po ashtu, është një nga pikat e marrëveshjeve për lehtësira tregtare, të arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në ueb-faqen e Doganave të Shqipërisë thuhet se tashmë ka një sistem të përbashkët të transitit. Ky sistem thuhet se “u mundëson bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës” dhe “mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri), duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare”. Sipas Kuqit, ky sistem nuk zbatohet në praktikë. Bizneset në Kosovë janë ankuar edhe për dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare në Shqipëri, për mosnjohje të certifikatës së origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë, për tarifa të larta rrugore, e të tjera.

Por, probleme të ngjashme kanë raportuar edhe bizneset nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë. Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në tetë vjetët e kaluar. Por, shumë herë nuk kanë gjetur zbatim. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se me miratimin e projektligjeve për lehtësira tregtare, është afër mundësia që barrierave midis dy shteteve t’iu vijë fundi.

“Aprovimi i këtyre projektligjeve mundëson ratifikimin e marrëveshjeve dhe këto barriera tregtare mes dy shteteve nuk do të kenë më bazë ligjore për të ekzistuar”, thotë Zeka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të qeverive të tyre, kanë premtuar se do t’i eliminojnë të gjitha barrierat tregtare që kanë bizneset e dy shteteve. Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh ato. Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh. Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dogana kosove-shqiperi kosovë-shqipëri dogana kosove-shqiperi kosovë-shqipëri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet