Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Rëndohet bilanci, shkon në 225 numri i viktimave në Kazakistan, 19 forca sigurie
16 Janar 2022, 08:30Nga DOSJA
KAZAKISTAN – Ka shkuar në 225 numri i viktimave nga përleshjet e dhunshme në Kazakistan, mes të cilëve raportohet se janë edhe 19 anëtarë të forcave të sigurisë.
Kreu i ndjekjes penale në zyrën e prokurorit në Kazakistan, Serik Shalabayev, teksa i cilësoi si banditë të armatosur protestuesit e vrarë, tha se 50,000 persona iu bashkuan trazirave në të gjithë ish-republikën sovjetike duke kulmuar më 5 janar, kur turmat sulmuan dhe dogjën ndërtesat qeveritare, makina, banka e dyqane në disa qytete të mëdha.
Ndërkohë, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua për ndihmë një blloku ushtarak, të udhëhequr nga Rusia. Ai largoi nga detyra kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, paraardhësin e tij, Nursultan Nazarbayev, duke e marrë vetë drejtimin e këtij organizmi. Tokayev urdhëroi policinë të shtunën të shmangte sjelljet abuzive pas ankesave për rrahje e tortura në mesin e të arrestuarve lidhur me trazirat. Ai u tha prokurorëve që të tregoheshin të butë ndaj atyre që nuk kishin kryer krime të rënda.
Protestat shpërthyen në disa qytete të Kazakistanit më 2 janar, duke u përshkallëzuar në trazira masive me ndërtesat qeveritare që u plaçkitën dhe u dogjën në disa qytete disa ditë më vonë. Dhuna që pasoi la shumë njerëz të plagosur, ndërsa raportohet edhe për viktima. Më pas, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) duke kërkuar ndihmë nga blloku i udhëhequr nga Rusia. Rendi dhe ligji kanë marrë situatën nën kontroll por akoma situata mbetet e tensionuar në Almaty.
DALLAS/SHBA – Mediat amerikane njoftojnë se janë liruar katër pengjet në një sinagogë në periferi të Dallasit në Teksas. Raportohet se gjendja e tyre është e mi...
KOSOVË – Hapen qendrat e votimit për të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, të cilët do të votojnë sot për referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi.L...
SHBA – Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë kons...
SHBA – Eksperti i astronomisë në NASA, Ziteng Wang, autori kryesor i një studimi mbi gjetjet e publikuara në ‘The Astrophysical Journal’ dhe një kandidat për do...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se referendumi i Serbisë në Kosovë nuk do të mbahet as legalisht dhe as ilegalisht. E prerë ...
SHBA– Një pengmarrje ka ndodhur në SHBA. Autoritetet kanë negociuar me një person që thuhet se mori peng disa persona në një sinagogë në qytetin Colleyvil...
ZELANDË E RE – Një vullkan nënujor shpërtheu në mënyrë spektakolare në Oqeanin Paqësor pranë shteti Tonga duke dërguar valë të mëdha që u përplasën p...