LIVE UPDATES
Bota

Rënia e pagës mesatare gjatë 2020 në Kosovë, qeveritë lanë në ”baltë” sektorin privat

14 Gusht 2021, 10:13 Nga DOSJA
Rënia e pagës mesatare gjatë 2020 në Kosovë,

KOSOVË-Sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovë (ASK), del se paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro. Pra, kishte një rënie prej 31 euro. Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 euro. Pra, një rënie prej 30 eurosh.

Ndërkaq, paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2019, sipas ASK-së, ishte 584 euro, derisa, në vitin 2020 ishte 624 euro, duke shënuar një rritje prej 44 euro. Ndërsa, paga mesatare neto nga 519 euro, sa ishte në vitin 2019, u rrit në 552 euro në vitin 2020. Një rritje prej 33 eurosh.

Sipas ASK-së, te sektori publik, rritja e pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitet paraprake, ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifikë.

Njohës të ekonomisë thonë se bizneset e kanë pasur të pamundur që t’i mbajnë pagat e njëjta për shkak të mbylljes dhe reduktimit të aktivitetit të bizneseve, por edhe për shkak të mungesës së mbështetjes së shtetit.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi thotë se vazhdimisht kanë këshilluar qeverinë që të reagojë në mbështetje të bizneseve të sektorit privat, pasi këta të fundit e kishin të pamundur që të mbajnë gjendjen dhe numrin e njëjtë të punëtorëve dhe me paga të njëjta.

“Biznesi e ka pasur të pamundur t’i mbajt pagat e njëjta, po as shteti e qeveria nuk i ka mbështetur punëtorët që t’i mbajnë në vendet e punës. Ndërkohë që institucionet e Kosovës, pavarësisht se a ka punuar apo s’ka punuar sektori publik, i cili pothuajse 80 për qind të kohës nuk ka punuar fare, ka vazhduar të marrë paga të plota dhe kanë vazhduar të marrin një pjesë e sektorit edhe benefite shtesë për punë, që e ka rritur mesataren e pagës, e që nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej që të kishte një ndarje të barabartë të pagave si në sektorin publik dhe në sektorin privat, në mënyrë që qytetarët të jenë të barabartë”, thotë ai.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, thotë për KosovaPress, se sektori privat ka vuajtur pasojat e pandemisë gjatë tërë vitit të kaluar.

Ai thekson se ka pasur një ndikim edhe në sektorin publik me një jostabilitet të të hyrave buxhetore, por që kjo nuk i ka ndikuar as pagat dhe as vendet e punës në këtë sektor.

“Sektori privat ka vuajtur pasojat e pandemisë gjatë tërë vitit të kaluar deri vonë në këtë vit dhe kjo normalisht ka ndikuar që shumë kompani të ulin edhe pagat apo për shkak të një performance më jostabile sa i përket qarkullimit dhe në përgjithësi indikatorëve tjerë, që të jenë më konservativ sa i përket mundësisë me i rrit pagat e punëtorëve dhe kjo normalisht është reflektuar edhe në mesataren e pagës… Kjo në sektor publik nuk ndodhë asnjëherë, pavarësisht krizave, ne e shohim që është sektor që vazhdon dhe, mirë që askush nuk e humb punën aty. Por, megjithatë është shqetësuese që në sektor privat ka pasur ndikime, fatmirësisht nuk janë vende të punës që janë permanent të mbyllura”, thotë ai, teksa shprehet optimist se humbja e vendeve të punës veç është rikuperu.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se duhet të bëhet më tepër për sektorin privat dhe ngritjen e pagave, pasi regjenerimi i vendeve të reja të punës në sektorin publik mbjellë varfëri dhe ngulfat ekonominë.

Sipas tij, biznesmenët kosovarë nuk e kanë komoditetin që të ofrojnë paga çfarë ofron qeveria dhe institucionet e tjera publike./TELEGRAFI/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora agjencia e statistikave në kosovë paga minimale ne kosove agjencia e statistikave në kosovë paga minimale ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet