LIVE UPDATES
Aktualitet

Reprezale tek Krimet e Rënda për ‘Brezin e Gjelbër’/ Prokurori Martini jep ultimatumin: Stop rrjedhjes së inform

8 Maj 2019, 15:20 Nga DOSJA
Reprezale tek Krimet e Rënda për ‘Brezin e Gjelbër’/

TIRANË- Prokurori në Gjykatën e Krimeve të Rënda Anton Martini ka dhënë një ultimatum lidhur me ndalimin e ‘rrjedhies’ së informacionit në media për zhvillimin e dosjes “Brezi i gjelbër”.

Martini iu referohet publikimit të sotëm në disa media elektronike të disa pjesëve nga bisedat e përgjuara telefonike që personat nën hetim kanë kryer mes njëri-tjetrit gjatë muajve shtator 2018 – maj 2019.

Sipas prokurorit Martini, dosja hetimore gjendet në zyrën e prokurorit, një kopje e saj në zyrën e gjyqtarit duke sqaruar se ajo nuk ka rënë në dispozicion të asnjë personi që ligji nuk e obligon.

Në kuadër të ndalimit të ‘rrjedhjes’ së informacionit në shtyp, prokurori Martini ka lëshuar një udhër për ndalimin e kësaj praktike ku të përfshirë janë: koordinatori për mediat pranë Krimeve të Rënda dhe avokatët mbrojtës të të arrestuarve.

Në fund, prokurori “premton” se shkelja e këtij urdhëri nga personat përgjegjës do të ndëshkohet sipas Kodit Penal.

“U R D H E R O J

1.Ndalimin e publikimi të akteve të proçedimit penal Nr.173, të vitit 2018, qofshin ato dhe pjesë nga arsyetimi i vendimit penal Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj  forme tjetër informacioni masiv.

2.Ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhëri Kordinatori për Mediat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

3.Subjektet e proçedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e proçedimit penal të dërguara në gjykatë dhe me vendim penal Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ndalohen t`i bëjnë publike ato.

4.Shkelja e këtij urdhëri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K.Penal.”

URDHËRI I PLOTË:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

T I R A N Ë

U R D H E R
“Për ndalimin e publikimit të akteve”

Në Tiranë, sot më datë 08.05.2019.
Unë Anton MARTINI, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pasi u njoha me publikimin e pjesshëm në disa media elektronike të përmbajtjes së vendimit penal Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë;
K O N S T A T O V A:
Më datë 24.09.2018, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është regjistruar proçedimi penal Nr.173, lidhur me veprat penale të “Trafikim i narkotikeve” kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 283/a dhe 333/a të K.Penal, në bazë të materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pas një hetimi proaktiv disa mujor, më datë 02.05.2019, i jemi drejtuar me kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për caktimin e masave të sigurimit personal për 26 shtetas, të dyshuar se kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/2, 333/a, etj, të K.Penal.
Me vendim Nr.81, datë 06.05.2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë miratoi kërkesën tonë, duke caktuar kështu, masat e sigurimit personal për shtetasit e dyshuar. Policia e Shtetit e ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi, po më datë 06.05.2019, bëri të mundur ekzekutimin e 20 prej masave të sigurimit personal, ndërsa për 6 persona nuk u bë e mundur, pasi nuk u gjetën në vendin ku jetonin dhe punonin dhe për ta vijojnë kërkimet.
Më datë 07.05.2019, në një konferencë për shtyp së bashku me Policinë e Shtetit, informuam opinionin publik mbi rezultatet e hetimit në respekt të detyrimit për informim dhe transparencës së punës që zhvillojnë institucionet tona.
Sot më datë 08.05.2019, në disa media elektronike, konstatohet se referuar vendimit penal të arsyetuar me Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (vendim i cili j`u është vënë në dispozicion disa prej mbrojtësve të shtetasve të arrestuar nga sekretaria e gjykatës), po citohen pjesë nga bisedat telefonike të përgjuara, ku shtetasit nën hetim kanë zhvilluar me njëri – tjetrin, gjatë harkut kohorë shtator 2018 – maj 2019.
Si burim informacioni citojnë; “ kemi në dispozicion dosjen hetimore me përgjimet e kryera”, etj. Dosja hetimore, gjendet në zyrën e prokurorit dhe një kopje e saj në zyrën e gjyqtarit që ka caktuar masat e sigurimit personal dhe në asnjë rast në dispozicion të asnjë personi që ligji nuk e obligon.
Nisur nga fakti se publikimi i bisedave të përgjuara që gjenden në pjesën arsyetuese të këtij vendimi, cënojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me proçedimin penal Nr.173, të vitit 2018, i cili nuk ka përfunduar akoma, ç`moj se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.
Në këto kushte, bazuar në kërkesat e neneve 103 dhe 104 të K.Pr.Penale;

U R D H E R O J

1.Ndalimin e publikimi të akteve të proçedimit penal Nr.173, të vitit 2018, qofshin ato dhe pjesë nga arsyetimi i vendimit penal Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.
2.Ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhëri Kordinatori për Midiat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
3. Subjektet e proçedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e proçedimit penal të dërguara në gjykatë dhe me vendim penal Nr.81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ndalohen t`i bëjnë publike ato.
4.Shkelja e këtij urdhëri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K.Penal.

Kush është prokurori Anton Martini?

Prokurori Anton Martini u emërua tek Krimet e Rënda në qershor të 2018 nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku. Martini ishte drejtues i prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini gjykata e krimeve te renda operacioni brezi i gjelbër prokurori anton martini anton martini gjykata e krimeve te renda operacioni brezi i gjelbër prokurori anton martini

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Maj 2019, 12:01

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkur...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet