LIVE UPDATES
Politike

Përplasja në Open/ Andi Bushati: “Sfida që më bëri live Mazniku. Shikoni me video se kush gënjen”?

19 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA
Përplasja në Open/ Andi Bushati: “Sfida që më

TIRANË –Mbrëmë në emisionin “Open” u përfshiva në një debat herë më shumë të zjarrtë dhe herë me më shumë argumenta, me zv kryetarin e bashkisë Arbër Mazniku, lidhur me mashtrimet e rilindjes dhe shkeljet e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për të mos u zgjatur tezat e mia ishin dy: Së pari se në shumë hallka qeveria dhe bashkia kanë përdhosur ligjet e vendit. E dyta se komunikimi i tyre publik ka qenë i mbushur me gënjeshtra meskine.

Pikërisht për këtë të dytën u krijua edhe përplasja. Ndërsa unë po argumentoja se në morinë e gënjeshtave ishte edhe alibia që godina e teatrit përbën rrezikshmëri nga tërmetet, por se kjo qe aq e trashë sa u përgënjeshtrua edhe nga goditjet e forta të fund shtatorit edhe nga ato të fund nëntorit, zv kryetari i bashkisë më ndërpreu.

Ai pretendoi se unë po abuzoja me një Fake News, më bëri një leksion gazetarie dhe më kërkoi publikisht në Top Channel, që të demostroja me prova që të nesërmen (pra sot) se nga drejtuesit e institutit të ndërtimit nuk ishte pretenduar kurrë një gjë e tillë. Më kot unë i përmenda emrin e drejtorit Hysenlliu, ai këmbënguli se kjo qe e pavërtetë (video poshtë).

Ashtu sikurse shihet edhe në sekuencën e shkëputur nga debati në Top Channel, Mazniku më sfidoi duke më thënë se kishte vetëm dy rrugë ose unë do të kërkoja publikisht të falur (sot) përmes Lapsi.al, ose, nëse sillja prova do të qe ai që do e bënte këtë.Në fakt, provat nuk ishin të vështira për tu gjetur. Mjaftonte një kërkim i thjeshtë në rrjet dhe ato qenë aty më zë dhe me figurë. Gjatë një mbledhje me arkitektët dhe konstruktorët, sapo Veliaj kishte marrë në dorë manipulimin e situatës, drejtori i Institutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu përmendi në dy raste rrezikun sizmik, si një nga shkaqet se përse godina e Teatrit Kombëtar ishte e rrezikshme.

Po ti shohësh me vëmendje dy videot e mëposhtme Hysenlliu, atëherë kur tërmetet nuk kishin rënë akoma, flet pikërisht për rrezikun sizmik që mohoi mbrëmë, zv kryetari i bashkisë.

Kjo qe ajo që gjeta më thjeshtë, ashtu sikurse premtova gjatë emisionit edhe me video. Nga kronikat e shtypit më rezulton se të njëjtin qëndrim, pra se teatri rrezikohej nga tërmetet, Agron Hysenlliu e ka mbajtur edhe para komisionit parlamentar për veprimtaritë prodhuese, në 3 korrik 2018.

Aty ka qenë i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Eduart Shalsi, ish ministri Ilir Beqja, e disa opozitarë të tjerë që si kishin djegur ende mandatet.

Këtu ai ka deklaruar se me 99% teatri nuk i përballon tërmetet dhe vetëm 1% e ka shpëtuar. E pra kjo është e vërteta.Në fakt, ajo është një episod fare i vogël në raport me krimin që u bë me Teatrin Kombëtar. Por unë personalisht insistova ti shkoj deri në fund sfiddës që mu bë për ta përdorur si shembull të vërtetueshëm 100%, se Mazniku mbronte aty një institucion të ngritur mbi gënjeshtrën.Natyrisht unë nuk kam ndërmend ti kërkoj atij, burrërinë e plotësimit të sfidës për të cilën dorashkën e hodhi vetë i pari. As nuk e dua, as nuk e pretendoj ndjesën e tij.

Së pari se e di, që ai nuk gënjeu për hesap të tij. Ishte i detyruar ta bënte për llogari të kryetarit që këtë herë e bën për llogari të kryeministrit.Dhe së dyti sepse po të kërkoja ndjesë nga bashkia, këtë do ta doja nga Erion Veliaj. Ende e kam të ngullur në kujtesë atë ditë vere të vitit 2015, kur në studion e « Opinion » më pa në sy dhe më tha pa iu dridhur qerpiku : « Qytetarët e Tiranës duhet të më votojnë, sepse me dorën time nuk do të firmos asnjë leje ndërtimi në Tiranë ».Pasi ke provuar këtë nuk të bën më përshtypje asnjë lloj mashtrimi, sado ulëritës që të jetë ai.

Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati arbjan mazniku shembja e teatrit kombëtar andi bushati arbjan mazniku shembja e teatrit kombëtar


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet