LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi/ Qeveria kalon 4 vendime të rëndësishme, midis tyre edhe ndërtimi i 500 banesave nga Turqia

3 Qershor 2020, 14:58 Nga DOSJA
Rindërtimi/ Qeveria kalon 4 vendime të rëndësishme, midis

TIRANË -Qeveria kaloi ditën e sotme 4 vendime të rëndësishme përsa i përket procesit të Rindërtimit. Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmeta, bën me dije, se në Shijak ka nisur zbatimi i programit të granteve për rinkonstruksionin, që konsiston në pagesa direkte për famijet, të cilët do të kryejnë punime në banesat e dëmtuara dhe qeveria do t’i subvencionojë 50% të faturës totale, nga fondi prej 512 milion lekësh.

Vendimi i dytë lidhet me përcaktimin e zonës së zhvillimit në Durrës në zonën e Parkut Arkeologjik, ku ndodhen disa monumente të rëndësishme si Amfiteatri, kalaja, termat antike dhe një sërë monumentesh të tjera kulturore. Komisioni Europian ka vënë në dispozicion 50 milion euro për objektet kulturore dhe 65 milion euro për shkollat.

Vendimi i tretë lidhet me miratimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke, për ndërtimin e 500 banesave në Laç. Vendimi i katërt, ka të bëjë me Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e hartimit të projektit për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë kostot për shërbime të rilevimeve topografike, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të shërbimeve gjeologjike që i takojnë nëntokës e punimeve në themel, për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Deklarata e plotë

Përshëndetje,
Sot në qeveri kaluam 4 vendime të rëndësishme për procesin e Rindërtimit, të cilat janë jo vetëm finalizim i një pune intensive të bërë gjatë 5 muajve të fundit për rindërtimin, por janë edhe arritje te qenësishme konkrete për qytetarët në zonat e dëmtuara, që na kalojnë tashmë në stadin tjetër të rindërtimit. MSë pari, sot fillojmë zyrtarisht zbatimin e programit të granteve të rikonstruksionit për bashkinë Shijak, të cilat janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të shkallës DS1-DS2-DS3, pra dëmtime që nuk e çojnë në domosdoshmëri shembjeje objektin e dëmtuar. Punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë dhe qeveria i subvencionin 50% të faturës totale të dëmit, në varësi të shkallës. Sikurse e mbani mend, gjatë muajit shkurt të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti patën mundësinë të aplikojnë në platformën elektronike “Shtëpia Ime”. Përgjatë dy muajve të fundit, bashkitë kanë vijuar me një proces vlerësimi, shumë të detajuar dhe të kujdesshëm për çdo aplikim dhe aplikant dhe përzgjedhjen e përfituesve listat e të cilëve miratohen në finale nga Këshillat bashkiakë dhe bëhen publike, siç ndodhi me Bashkinë Shijak. Bashkia Shijak është e para e cila e ka finalizuar këtë proces, ndërsa në ditët ne vijim ne presim që bashkia e Durrësit, bashkia e Tiranës, bashkia e Kavajës, bashkia e Kurbinit dhe gjithë bashkitë e tjera të përfundojnë procesin e vlerësimit dhe të kalojnë listat në miratim në Këshillat përkatës bashkiakë. Në Bashkinë Shijak, janë 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive (pallate) që përfitojnë përmes këtij vendimi nga grantet e rikonstruksionit. Qeveria ka miratuar sot alokimin e fondit prej 512,967,289 lekë, i cili i shtohet Bashkisë Shijak, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në formën e transfertës së pakushtëzuar, që do të thotë bashkia Shijak duke filluar nga maksimumi dita e premte në mëngjes mund të fillojë pagesat direkte dhe do të firmosë pagesat për 1174 banesat individuale dhe 27 banesat kolektive. Qytetarët dhe familjet përfituese, do të përfitojnë masën e grantit, sipas aplikimit të bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë në llogaritë e tyre bankare.
Po në këtë kuadër, dëshiroj të shtoj se ne jemi në një diskutim edhe me donatorët për pjesëmarrje në programet e rindërtimit, por po i referohem specifikisht granteve sepse donatorët tashmë janë angazhuar në programet e rindërtimit të shkollave, në programet e rindërtimit të infrastrukturës komunitare, apo edhe në komplekset urbane siç është rasti i Durrësit, apo i qeverisë turke në Laç. Siç e theksova ne presim finalizimin e listës së përfituesve edhe në Bashkinë e Kurbinit, ndërsa gjej rastin të inkurajoj bashkitë e tjera të shpejtojnë me procesin e vlerësimit, i cili në mënyrë operative nga bashkitë, do të shkojë në një vlerësim financiar në favor të qytetarëve, vetëm me grantet e rikonstruksionit, deri në 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë dollarë, të cilat do të jepen në vazhdimësi, hap pas hapi, me aprovimin e listave të përfituesve. Vendimi i dytë ka të bëjë me shpalljen e zonës së re për zhvillim në Bashkinë Durrës, përkatësisht në zonën e Parkut arkeologjik, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese. Është vendim i rëndësishëm, edhe në kuadrin e ndihmës që Komisioni Europian i jep Shqipërisë me 115 milionë euro e avancuara në Konferencën e Donatorëve, nga të cilat 15 milionë euro janë në rindërtimin e 22 shkollave, 50 milionë të tjera do të shkojnë në listën e dytë që miratohet së shpejti të shkollave dhe 50 milionë të tjerë do të jenë brenda dy muajsh në proces negociimi me institucionin përkatës, në gjithë zonën e dëmtuar, në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore. Që do të thotë, në kuadër të rindërtimit, KE angazhon 65 milionë euro në shkolla dhe 50 milionë euro në objektet e trashëgimisë kulturore.
Në zonën e re të propozuar për zhvillim, ndodhen disa prej monumenteve më të rëndësishme kombëtare, si Amfiteatri i Durrësit, Kalaja, Termat Antik si dhe një sërë monumentesh të kategorisë së parë dhe të dytë. Vendimi i tretë, është miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin në fushën e ndërtimit të banesave pas fatkeqësisë, konkretisht në Laç. Në muajin Shkurt ne nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy palëve, që i hapi rrugën negocimit të marrëveshjes, e cila në ditët në vijim do të nënshkruhet edhe formalisht e zyrtarisht, së bashku me Ministrin Turk për Mjedisin dhe Urbanizimin z. Murat Kurum.
Projekti i qeverisë turke është prezantuar publikisht. Dua t’ju bëj me dije se i kemi kaluar të gjitha fazat që nga projekti deri tek planifikimi dhe shpronësimi qoftë me mjete monetare, qoftë me shkëmbim për banorët që preken, një zonë ku do të ndërtohen 500 banesa dhe patjetër do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe ekonomik për Kurbinin dhe për vendin. Vendimi i fundit, ka të bëjë me Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e hartimit të projektit për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë kostot për shërbime të rilevimeve topografike, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të shërbimeve gjeologjike që i takojnë nëntokës e punimeve në themel, për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë. Jemi pra duke kaluar tashmë në projektimin e detajuar të gjithë infrastrukturës shoqëruese në të gjithë zonën e dëmtuar. Duke e mbyllur, edhe pse në kushtet e një pandemie globale që ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të punës normale dhe vonesa të një sërë proceseve në çdo vend të botës, ne kemi avancuar me ritme thuajse normale sa i takon procesit të rindërtimit, siç jemi angazhuar që në krye të herës, për t’i rikthyer sa më shpejt qytetarët në shtëpitë e reja, që pa asnjë dyshim do të jenë më të mira dhe më të sigurta se ato që humbën ose u dëmtuan; Për t’i mundësuar fëmijëve të nisin vitin e ri shkollor në shkolla e kopshte të rindërtuara apo të rikonstruktuara, e për të hapur kantiere ndërtimi në çdo zonë të re zhvillimore, që jo vetëm do t’i japin një fytyrë të re qyteteve e bashkive që u tronditën nga tërmeti, por do të krijojnë një dimension të ri zhvillimi dhe jetese komunitare. E ritheksoj, Bashkia e Shijakut është e para ku qytetarët e dëmtuar përfitojnë nga programi i granteve të rikonstruksionit, me 512 milionë lekë dhe shpërndarja e fondit për qytetarët do të fillojë që ditën e premte.
Faleminderit!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben ahmetaj programi i rindërtimit arben ahmetaj programi i rindërtimit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje