LIVE UPDATES
Bota

Rinia në Kosovë: Politika të na kushtojë më shumë vëmendje

12 Shkurt 2021, 13:05 Nga DOSJA
Rinia në Kosovë: Politika të na kushtojë më shumë

KOSOVË- Një shqiptare dhe një serbe takohen në rrugën Kralja Petra I në veri të Mitrovicës. Ne i shoqërojmë ato duke ndjekur drejtimin majtas nga rruga kryesore në një rrugë pa krye, në fund të së cilës rrënojat dhe një automjet i OKB-së dëshmojnë se Mitrovica dhe e gjithë Kosova janë ende larg normalitetit.

Pjesa e Mitrovicës ku ndodhemi është komuna me shumicë serbe. Ajo është e lidhur me komunën me shumicë shqiptare me tri ura, por ura kryesore vazhdon të jetë e mbyllur për trafikun. Kjo urë mbi Ibër është kthyer tashmë simbol që tregon për tensionet etnike. E këto tensione ndonëse janë zbutur disi, asnjëherë nuk janë zgjidhur që nga vitet e ’90. Sidoqoftë, vajzat që shoqërojmë kanë një qëllim të përbashkët: Ato duan një arsim të mirë si parakusht për një jetë më të mirë. Një mundësi u është hapur atyre në godinën, ku hyjmë përmes një porte metalike. Në hyrje nuk ka asnjë shënim apo emërtim institucioni, por aty ndodhet organizata LINK Kosova nga Mitrovica e Veriut. Këtu ofrohen mundësi joformale arsimore dhe praktike për të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike në Kosovë.

Shumë prej këtyre të rinjve që mësojnë këtu ose e kanë përjetuar luftën si fëmijë ose dinë histori për mizoritë e kryera nga palët ndërluftuese. Sidoqoftë, për disa prej tyre, shikimi përpara dhe shpresa që ata të shoqërohen me sovranitetin e shtetit të Kosovës është i madh. Mundësitë e punës dhe mundësitë e trajnimeve renditet si prioritetet kryesore në listat e tyre të dëshirave.

Trajnim joformal, por për nevojat e tregut pa kufij etnik

Hartimi i kurseve të IT-së e përball drejtorin e LINK-ut në Kosovë, Marko Rakić, me sfida të veçanta. “Ishte shumë e vështirë për ne që t’i bënim studentët të punonin së bashku pas mësimit në klasë. Por ajo që nuk është e vështirë ishte t’i bësh ata ta bëjnë atë në mënyrën që ata duan, domethënë të mësojnë së bashku.”

Barriera gjuhësore mes serbishtes dhe shqipes kapërcehet në këto kurse duke përdorur gjuhën angleze, thotë për DË nga drejtori ekzekutiv i LINK Kosova, Marko Rakić. “Kuptimi i ndërsjellë është mjaft i vështirë, 85 deri 90% flasin anglisht dhe komunikojnë ashtu ”.

Iniciativa Lokale Kosova e Veriut (LINK) u themelua në vitin 2016 dhe ofron nëntë kurse dhe trajnime të ndryshme të IT-së për më shumë se 250 pjesëmarrës të të gjitha etnive. Financimi sigurohet kryesisht përmes dhurimeve nga organizatat ndërkombëtare. “Marrja e ndihmës për donacione ishte relativisht e lehtë,” thotë drejtori ekzekutiv i LINK.

25-vjeçarja shqiptare Mirlinda Rushiti, e cila ka lindur në Leposavic në veri të Kosovës, kishte vështirësi në gjetjen e një pune. Një vit më parë ajo vendosi të ndjekë një nga kurset e IT-së, edhe pse e dinte që gjithçka ishte e organizuar nga serbët. Për ta nuk ka asnjë ndryshim se kush e bën organizatën.

“Në fillim isha skeptike kur fillova trajnimin. Mendova se nuk do të isha aq e mirëpritur, pasi isha e vetmja shqiptare në mesin e pjesëmarrësve të tjerë serbë në atë kohë”, thotë Mirlinda Rushiti për DW.

Në një nga marrëveshjet pas luftës u vendos që në komunat serbe është ende e mundur të mësohet në përputhje me udhëzimet serbe. Kjo çon de facto në një strukturë të dyfishtë arsimore.

Efektet e kërkimit të punës janë veçanërisht të pasigurta. Në varësi të ndërmarrjes, certifikatat nuk njihen dhe kompanitë shpesh nuk janë të gatshme të pranojnë grupe të tjera etnike. Pakënaqësia e fshehtë shtetërore kërcënon nëse ky kod nuk respektohet.

“Gjithçka ishte mirë për mua atëherë sepse pamë se kishim një qëllim të përbashkët, të mësonim gjuhën e programimit, të trajnoheshim, të krijonim diçka të mirë për veten tonë, për komunitetin dhe mbi të gjitha, për të parë se ndryshimi i vetëm mes nesh është origjina”, thotë shqiptarja Mirlinda Rushiti.

Politika më shumë vëmendje rinisë

Deri më tani, asnjë nga qeveritë kosovare nuk i ka shkuar deri në fund të gjithë periudhës legjislative. Më 14 shkurt sivjet, ditën e Shën Valentit, qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje sërishtë japin votën për zgjedhjen e parlamentit të ri. Të rinjtë presin ndryshim dhe përmirësim të kushteve të jetës dhe punë snë Kosovë, pavarësisht se cila parti do të drejtojë qeverinë. Politika mbahet jashtë klasave të LINK, thotë Rakic. “Nuk është e lehtë të flasësh për politikë me të rinjtë, veçanërisht në një mjedis mësimor multietnik”, thotë Rakic.

Krejt ndryshe në klasën e Mirlindës. Kur i takuam ata, shqiptaren Mirlinda Rushiti, serben Marija Jasemovic dhe boshnjakun Edvil Utic ishin të thelluar në diskutim për gjuhën e tyre të IT -së. Të rinjtë me të cilët folëm nuk ishin shumë entuziastë për politikën, por të gjithë kanë pritje të mëdha nga politika.

“Unë do të rekomandoja që politikanët të na kushtojnë më shumë vëmendje ne të rinjve. ”- thotë Edvil. Ai shton, megjithatë, se ka pak shpresë se elita politike do t’i marrë ato seriozisht.

Në fund të fundit, Marija është pak më shpresëdhënëse: “Shpresoj se ata do të na kushtojnë më shumë vëmendje”,

Mirlinda përmbledhtas shpreh mendimin e përbashkët që kanë të rinjtë në grupin e tyre: “Pritshmërtië e mia si një e re në këtë vend janë që të kemi më shumë bashkëpunim dhe të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë.”

Pavarësisht barrierave ekzistuese qofshin ato etnike, gjuhësore apo fetare të rinjtë janë të gatshëm të punojnë së bashku, për një jetë më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora marko rakić mirlinda rushiti marko rakić mirlinda rushiti

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen