LIVE UPDATES
Politike

Riorganizim në prag të zgjedhjeve vendore të 2023! Vendimet që do merren në Kongresin e PS

5 Prill 2022, 08:59 Nga DOSJA
Riorganizim në prag të zgjedhjeve vendore të 2023! Vendimet

Socialistët do të futen në një proces zgjedhor në nivel bashkie.

Në Kongresin e 9 prillit, kreu i mazhorancës Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve të PS-së, të cilët do të mbajnë këtë detyrë deri 15 qershor, afat në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese në degët e kësaj forcë politike në çdo bashki.

Mandati iu ndërpritet 61 kryetarëve aktualë të degëve të partisë, ndërkohë që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.

Me këtë lëvizje Edi Rama synon riorganizimin e partisë dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Axhenda e Kongresit të PS-së, të shtunën nis me një analizë së punës së qeverisë, ku në fokus do të jetë përballimi i sfidave të pandemisë, rritja e çmimeve, kriza energjetike, si dhe objektivat për 3 vitet e ardhshme të qeverisë.

Në projektrezolutën e siguruar nga gazeta “Panorama”, e që do të duhet të marrë miratimin e delegatëve të Kongresit të 9 prillit, thuhet se ky hap hidhet për të përmirësuar dhe bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor. Kryetarët e rinj do të zgjidhen gjatë periudhës nga data 1 maj deri në 15 qershor 2022.

“Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati Ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e marrë nga socialistët.

Kërkesa e tyre për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve, arsyetohet nga PS-ja për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie. Në mbledhjen e së shtunës, pritet që të bëhen publike edhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Gjithashtu, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023 dhe zgjedhja e Presidentit të ri do të jenë pjesë e diskutimeve të socialistëve në forumin më të lartë të PS-së. Kongresit i parapriu para pak ditësh mbledhja e kryesisë nga ku kryeministri njoftoi se rezultatet e Këshillimit Kombëtar do të paraqiten në Kongresin e Partisë Socialiste dhe se “njerëzit do të shohin se çfarë ata kanë vendosur do të bëhet”.

Ky forum diskutoi edhe për ndryshimet në statutin e partisë, si dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Kemi folur edhe për vazhdimin e procesit të mbledhjes së opinioneve të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë për kandidaturën për President”, informoi Rama. Kryeministri vuri në dukje se mbledhja pati si qëllim organizimin e Kongresit të PS-së.

“Mbledhja pati në qendër të saj diskutimin për kongresin e PS-së. Axhendën e Kongresit, temat e Kongresit dhe statutin e ri të Partisë Socialiste”, theksoi z. Rama.

PROJEKTVENDIMI QË DO TË MIRATOHET NË KONGRESIN E PS:

1. Të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të statutit dhe të librit të rregullave të partisë;

3. Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e librit të rregullave me ndryshimet e reja në statut;

4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 maj – 15 qershor 2022;

5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati Ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

Problematikat, Rama pritet t’u “tërheqë veshin” ministrave. PS mbledh nesër online Asamblenë Kombëtare në funksion të Kongresit

Kongresit të ditës së shtunë do t’i paraprijë mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Mbledhja do të mbahet pasdite dhe do të zhvillohet online në orën 17:00.

Në rendin e ditës, ndër të tjera është thirrja e Kongresit dhe miratimi i tij. Kongresi ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale.

Nga ai priten ndryshimet në statutin e partisë dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Rendi i mbledhjes do të jetë: Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë; Diskutimi dhe miratimi i axhendës së punimeve të Kongresit; Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit; Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim. Në kongres mësohet se do të diskutohen një sërë çështjesh.

Një pikë që pritet të diskutohet në Kongresin e datës 9 do të jetë pandemia. Këshillimi Kombëtar ka qenë një nga çështjet kryesore të angazhimeve të qeverisë “Rama”.

Në Kongres pritet të bëhen publike të gjitha rezultatet e pyetësorit. Bëhet me dije se kryesocialisti Edi Rama do të bëjë një analizë pune, analizën e deputetëve dhe qeverisë. Pavarësisht se ka deklaruar që nuk do të ketë ndryshime në qeveri pasi nuk shikon arsye, të shtunën pritet të bëjë një analizë dhe mund t’i “tërheqë veshin” ministrave të tij, të cilët kanë pasur problematika. Një tjetër pikë që pritet të diskutohet është dhe prioriteti i qeverisë “Rama” për 3 vitet e ardhshme./Marre nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongresi i ps ps kongresi i ps ps

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty