LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfehet Dj Sardi: Me partneren kemi 12 vite që pëlqehemi, më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit! Unaza është premti

6 Gusht 2020, 15:10 Nga DOSJA
Rrëfehet Dj Sardi: Me partneren kemi 12 vite që pëlqehemi,

TIRANË– Kjo është stina e Sardi Shehut. Nga transformimi në look tek ndryshimi i statusit, ajo që mbetet e njëjta është muzika, dashuria e tij e madhe. Me klasin që bie në sy, Dj Sardi vjen në kopertinën e revistës “Story” në një rrëfim ekskluziv bashkë me setin e fotove artistike të realizuara nga Ergys Zhabjaku. Dj i netëve të gjata pa gjumë, rrëfen planet për karrierë ndërkombëtare, dashurinë dhe dasmën interesante që ka planifikuar me vajzën që pëlqehen prej 12 vitesh…

Bruni tipik që vendos të bëhesh biond. Pse bëre këtë transformim në look?

Mendova të ndryshoja për sezonin veror dhe t’i përshtatem deri diku personazhit dhe stilit muzikor të njerit prej projekteve të mia të reja. Profesioni im ma lejon të eksperimentoj me look dhe mendova pse jo?!

Je rikthyer pas karantinës duke luajtur muzikë në Jug të vendit. Mund të na rendisësh listën e këngëve të preferuara që do të luash këtë verë?

Këngët janë të shumta dhe do përpiqem të luaj muzikë të ndryshme në net të ndryshme. Padiskutim që të pandara janë bashkëpunimet e mia me disa artistë shqiptarë, siç edhe i keni parë.

Pas Alban Skënderaj, Ledri Vulës, Dafina Zeqirit apo Venera Lumanit, cilët artistë të njohur do të zgjidhje për duet në muzikë, apo për një klip?

Këtë vit kam bashkëpunuar me dy artistë të rinj, Marko Strazimiri dhe grupin “Paradox”, artistë këta shumë të talentuar. Jam përpjekur të jap kontributin tim për t’i suportuar në fazën e fillimit të karrierës, pasi kanë shumë potencial dhe e meritojnë. Përsa u përket emrave të njohur, këtë verë pata bashkëpunim me Ronela Hajatin për këngen e 100 vjetorit të ekipit të futbollit K.F. Tiranës. Për bashkëpunime të tjera në të ardhmen duke parë e duke bërë. Si fillim krijohet kënga, e pastaj do të gjej artistin që do mendoj se i shkon për shtat.

Kur ishe pjesë e jurisë së “Kënga Magjike”, ndodhte që të fusnin mik, apo që vajzat përdornin edhe joshjen si armë për të të tërhequr vëmendjen, në mënyrë që ti të ndizje jeshilen?:)

Jeshilja ishte ajo që i kalonte. E kisha deklaruar që në fillim që kush fuste mik, kishte të sigurt të kuqen. Mendoj që kam gjykuar drejt dhe i painfluencuar. (Qesh)

Një artist që me të vërtetë të ndezë llampat ty, si duhet të jetë dhe çfarë mund të bëjë?

Që të më ndezë llampat duhet të jetë shumë i talentuar, por jo vetëm. Duhet të ketë “Faktorin x”, të jetë i veçantë dhe të bëjë diferencë nga të tjerët.

Si një artist i natës, ëndrrat erotike i bie se i sheh afër mëngjesit? Pyetja vazhdon, me pak fjalë të flesh ditën dhe të rrish natën zgjuar ta kthen jetën në kaos, apo të bën të jetosh kundër rrymës?

Njeriu rëndësi ka të ëndërrojë dhe të përpiqet t’i bëjë ëndrrat realitet. Ditën apo natën, gjej gjithmonë kohë për to. Jemi përshtatur me këtë jetë së bashku me njerëzit e mi të dashur, dhe kemi arritur të gjejmë një balancë të mirë.

Je diplomuar për muzikë në Universitetin e Arteve, çfarë s’të pëlqen nga muzika e komercit dhe ç’këshillë të ka dhënë babai kompozitor për të mbetur profesionist pavarësisht trendeve?

Doja të shtoja se përveç Universitetit të Arteve jam diplomuar edhe në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Por parësore ka qenë gjithmonë muzika e për këtë arsye shumë njerëz nuk e dinë këtë fakt. Unë muzikën e dua shumë dhe duke qenë se shijet e gjithkujt janë relative, besoj se nuk ka muzikë të keqe. Duhet të gjendet thjesht koha dhe vendi për ta luajtur, apo dëgjuar muzikën e përshtatshme. Babai ka parë që njerëzit më duan e i pëlqejnë ato që bëj unë, edhe ai është pjesë e mbështetësve të mi. Këshilla kryesore e tij është që gjithmonë të gjej kohë për pianon, pasi nuk del kurrë nga moda dhe unë kam investuar mbi 20 vite studimi në të.

Dj. Sardi dhe femrat e bukura që e synojnë. Jeta jote është më interesante kur je single, apo kur je në lidhje?

Secila ka bukurinë e vet. Lidhet me personin që ke pranë dhe momentin. Imja është shumë e bukur, dhe nuk jam single.

Meqë jemi tek lidhja, ç’mund të na zbulosh më shumë partneren. Ku jeni njohur, dhe pse zgjodhe një vajzë të panjohur në publik?

Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!

Fakti që të pamë më unazë në gisht, do të thotë që tashmë je fejuar dhe po planifikon dasmë?

Unaza është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë.

Si mund të ishte ceremonia e dasmës së një Dj gjithë klas si Sardi?

Dasmën kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti.

Rikthehemi te muzika. E ke menduar karrierën ndërkombëtare, dhe me cilin DJ me famë botërore do të doje të ndaje stage -in?

E kam menduar. Kam disa plane me mikun tim të ngushtë, Alessio Alia për tregun ndërkombëtar. Për shkak të situatës së krijuar janë shtyrë, por nuk do të lihen në harresë.

Janë të shumtë dj-it me të cilët do të kisha kënaqësi të ndaja stage. Mund të permend disa: David Guetta; Eric Prydz; Armin Van Buuren; Solomun; Sven Vath. Ka edhe shumë të tjerë, po ishalla s’po i ngel hatri që nuk i kam përmendur.

Marrë nga Story.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dj sardi dhe partnerja sardi shehu dj sardi dhe partnerja sardi shehu


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet