All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Rrëfehet Edi Reja: “Anglia e vështirë, por jemi gati të bëjmë maksimumin edhe ndaj tyre”

15 Mars 2021, 06:36 Nga DOSJA
Rrëfehet Edi Reja: “Anglia e vështirë, por jemi gati
All - Paragraf - 1

TIRANE – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, ka folur së fundmi nëpërmjet lidhjes me skype në emisionin “Zona Gol”, ku ka analizoi punën e bërë gjatë këtyre muajve, prurjet e reja për ndeshjet e radhës, por edhe pritshmëritë nga skuadra. Ai është shprehur edhe për zhvillimet në kampionatin italian, si dhe Superioren shqiptare, teksa theksoi se kishte ndjekur derbin dhe dëshironte që të ftojë sa më shumë lojtarë nga kampionati shqiptar.

Si e shihni garën për titullin kampion në Itali?

Mendoj se gjërat po shkojnë si duhet për Interin, që është shkëputur dhe duket se do t’ia dalë me sukses. Është aty edhe Juventus, por zikaltrit duken më në formë, më me besim në aftësitë e tyre dhe po bëjnë mjaft mirë nga java në javë, ndaj janë në rrugën e duhur për titullin.

Është folur për një rikthim tuajin te Napoli, për të zëvendësuar Gatuzon… A pati një negociatë të vërtetë dhe si rrodhën ngjarjet?

Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin De Laurentis dhe ai më telefonon sa herë që është në vështirësi për ndonjë këshillë, megjithatë e kam thënë edhe më herët, që e kam mbyllur karrierën me klube. Ka shumë stres puna në një klub dhe nuk mund të përballoj një ngarkesë të tillë. Edhe te Shqipëria ka stres, por këtu aktivitetet janë pak më të rralla dhe ngarkesa më e ulët.

Hysaj dhe Strakosha, dy lojtarë që janë pjesë e ish skuadrave të tua… A jeni i kënaqur me situatën që po kalojnë?

Hysaj ka luajtur shumë dhe ka bërë mirë. Kur ka kalendar të ngjeshur, të vjen radha gjithmonë për të luajtur dhe ai ka treguar se mund ta bëjë shumë mirë si krahun e djathtë, ashtu edhe të mjaftin. Me Gatuzon ka gjetur më tepër hapësira se me Ançelotin. Sot ka bërë një ndeshje të bukur dhe vendimtar te goli, ndërpreu aksionin e Milanit, nga ku erdhi edhe goli i Napolit, paraqitje mjaft e mirë. Strakosha ka pasur një problem në gju që e ka penalizuar dhe erdhi në një pikë që nuk ia dilte do të më. Duhet të ndalej, të kurohej, tani po kthehet dalë nga dalë. Do të më pëlqente të luante, për ne është lojtarë me shumë vlera, është i ri dhe ka ende mundësi për t’u përmirësua. Shpresoj dhe uroj që të gjejë sa më shpejt hapësirë dhe të mbroj portën e Lacios.

Si kanë qenë këto muaj pa futboll, pasi Kombëtarja nuk grumbullohet që prej nëntorit?

Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me lojtarët dhe kemi komunikuar shpesh, sidomos me ata që flasin italisht. Kemi vëzhguar ecurinë e tyre dhe të gjithë mezi presim të grumbullohemi e të bëjmë mirë me Kombëtaren.

A u druheni dëmtimeve, pasi Abrashi është në dyshim, Gjasula sapo është rikthyer dhe Broja la fushën mes dhimbjeve?

Më vjen shumë keq për Abrashin, ka qenë një kolonë në mesfushë dhe nuk do të jetë. Gjasula prej 10 ditësh po punon me skuadrën, shpresoj të ketë më shumë minuta kur të vij me ne. Unë do ta grumbulloj, të shikoj nëse do të jetë rikuperuar 100%. Më ka thënë që është gati dhe unë kam besim te ai. Pa Abrashin nuk kemi lojtar tjetër me ato karakteristika. Kemi edhe Ramadanin, por për karakteristika, Gjasula na duhet më shumë.

A do të ketë prurje të reja në Kombëtare?

Një prej tyre do të jetë Florian Kamberi, që është grumbulluar edhe herë të tjera, por nuk ka pasur mundësinë të luajë. Tani ai po bën shumë mirë në klubin e tij dhe kemi vendosur ta thërrasim për ndeshjet e radhës. Një emër tjetër që ka bërë shumë mirë këtë sezon, është edhe Nedim Bajrami i Empolit. Kam folur shpesh me të dhe kam bërë punë bindëse që të zgjedhë Shqipërinë. Ai tashmë ka dhënë miratimin për të veshur fanellën kuqezi dhe është në pritje të pasaportës. Shpresoj ta marrë që ta kemi për këto tre ndeshje, pasi ka shumë pjekuri, pavarësisht moshës shumë të re.

Cili është objektivi i Shqipërisë për këto tre ndeshje?

Detyra jonë është që të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Andorrës dhe San Marinos. Me gjithë respektin, këto janë kundërshtarë më poshtë nesh dhe duhet të marrim maksimumin. Sa i përket ndeshjes me Anglinë, edhe aty do të luajmë për tre pikë, por është një sfidë, e vështirë. Megjithatë unë nuk do të firmosja për barazim, pasi ndeshja si fillim duhet luajtur dhe ne jemi gati të bëjmë maksimumin ndaj tyre.

Federata ka kërkuar që të lejohen 30% e tifozëve ndaj Anglisë. Do t’ju pëlqente një vendim i tillë?

Do të ishte e mrekullueshme të kishim 30% të tifozëve në stadium, pasi do të ishin një ndihmë e madhe, sidomos për ndeshjen me Anglinë. Pa tifozë ndeshjet nuk kanë të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën bukuri, ndaj do të donim t’i kishim si një shtysë më shumë.

Ndërkohë që prisni radhën për vaksinim në Itali, mund ta bëni vaksinën edhe në “Air Albania”, ku ka nisur ky proces tashmë…

Do pranoja ta bëja menjëherë, pasi kështu do të ndihesha më i sigurt e më i mbrojtur .Në Itali më vjen radha në muajin maj, ndaj nuk do të ishte keq ta bëja më herët.

Deri ku mund të shkojë Shqipëria në këtë edicion?

Është një grup i vështirë, pasi vetëm Andorra dhe San Marino janë më të dobëta se ne. Hungaria po kalon një moment shumë të mirë, ashtu si Polonia e Anglia, që kanë vlera shumë të mëdha, Megjithatë ndeshjet luhen në fushë dhe unë mezi pres të shoh a kemi bërë hapa të tjerë përpara në rrugëtimin tonë.

Do të ketë lojtarë në Kategoria Superiore në Kombëtare dhe a e ndoqët derbin Tirana-Partizani?

Unë kam një listë prej 30 lojtarësh plus disa që po i vëzhgojmë. Duhet të jenë më të pjekur lojtarët e Superiores. Nuk e di kush mund ta fitojë kampionatin në Shqipëri, ka shumë skuadra që po luftojnë dhe mund ta fitojnë. E kam parë derbin, 2-1. Ishte një ndeshje e mirë. E luajtur mirë në disa pjesë, shikoj skuadrën, shikoj nivelin e lojës, por monitoroj dhe disa lojtarë. Nuk do të doja të numëroja 1 apo 2 do të doja të grumbulloja 10 nëse ishin mundësi. Kjo do të më pëlqente”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andorra edi reja edy reja perballja ndaj anglise sanmarino trajneri i kombetares kuqezi andorra edi reja edy reja perballja ndaj anglise sanmarino trajneri i kombetares kuqezi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Sport 14 Mars 2021, 22:18

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...

Sport 14 Mars 2021, 19:36

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...

Sport 14 Mars 2021, 13:37

Ronaldo nuk është më i paprekshëm, Reali e pret

SPANJE – Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, his...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen