LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfehet vajza e Vaçe Zelës: Ditët e vështira kur babai punonte në ndërtim dhe mamaja lante rroba në govatë

9 Prill 2019, 06:18 Nga DOSJA
Rrëfehet vajza e Vaçe Zelës: Ditët e vështira kur

Tiranë- Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zela e ftuar në emisionin “A Show” në News24  foli rreth jetës së nënës së saj dhe marrdhënien e të atin.  Vajza tregoi për dashurinë mes nënës së saj, Vaçes dhe babait Pjetër, një dashuri e madhe e pamasë sipas saj. Por nuk ngurroi të tregonte se si lante me dorë rrobat në govatë  nëna e saj, këngëtarja e madhe.

“Përmendëm Adriatik Kallullin dhe rrobalarësen, më erdhi këndshëm që e dëgjova në gjuhën shqipe. Ime më ka qenë adhurues e gjuhës shqipe, si im atë. Ai erdhi një rast dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një? Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim. Nënës sime nuk i kanë dhënë asnjëherë rrogën maksimale, mbase pak për faj të saj sepse duhet të dilje para komisionit. Ajo thoshte unë s’dal para komisionit, dal të këndoj veç para publikut.”, u shprej ajo. 

INTEVSITA:

Vaçja ishte e tërhequr ngaqë e dinte se ishte e madhe?
Ndoshta por është një përgjigje që vetëm ajo mund tua thoshte.

Ti ke shkruar një letër pas vdekjes. Pse?
E kam shkruar ditëlindjen e parë pa të, 7 prill 2014.

Kishte diçka mes jush që nuk ishte thënë?
Po dhe jo. Jo rrallë e ndiej që kam shumë gjëra për t’i thënë. Kanë kaluar 5 vjet që nuk është mes nesh dhe unë them jo rrallë mos harroj t’ia them mamit.

Ma shpjego pak atë ‘nuk më ngjit’?
E vështirë nuk është epitet që i përshtatet. Kërkuese në maksimum ndaj vetes së saj. Në këtë këndvështrim mund t’i mundonte kolegët e saj.

Vaçe Zela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për dramë dhe ka qenë studente e Spahivoglit. Çfarë ka thënë ajo për artin e aktrimit?
Pasi nuk kreu liceun artistik. Nuk e pranuan sepse atë kohë mund të studioje vetëm për kanto dhe zëri i saj nuk i përshtatej dhe ajo nisi gjimnazin në Tiranë. Mori pjesë në konkursin për dramë më kitarë.

Çfarë mendohet të ketë thënë Spahivogli për aftësitë dramatike të Vaçe Zelës?
Nuk di t’ju them, kam qenë e vogël. Në shtëpi ishin miq dhe asgjë tjetër. Kemi folur pak për artin në shtëpi, flisnim për artin në përgjithësi por jo për këngën. Ajo ishte bota e saj.

Në shtëpinë e saj nuk është folur për këngët e saj?
Vërtetë pak, shumë pak.

Të flasim për miqtë e saj?
Ka patur mjaft miq.

Adriatik Kallulli, Mario Ashiku…
Kanë qenë goxha.

Si ka qenë raporti gjatë kalimeve të jetës? 
Ato e adhuronin. Ato ishin krenare për të, mburreshin me të. Mblidheshin, vinin dhe tek ne. Ishte kënaqësi kur ajo kishte mundësi. Sepse skena dhe të largon, programi. Ndodhte të mblidheshin pa të, por asaj i dhimbtë. Ka pasur një humor, ishte çamarroke.

Si ishte e qeshura e saj?
Me shpirt. Por e qeshura e saj zgjati deri sa erdhi në Zvicër. Por pastaj pati një tis melankolik që e kishte pasur dhe më parë. Erdhi në Zvicër për arsye shëndetësore dhe nuk mundi të kthehej më, unë pata përshtypjen se iu largua buzëqeshja.

Është thënë se Vaçe Zela vishej bukur, po nuk kishte shumë?
Jo shumë, por nuk kishte fare, por si të gjithë, siç ishte koha. Më vinte pak në pozitë të vështirë, sepse thoshte nëse dikush ia del mbanë por unë pse jo. Qepte me makinë.

Gatuante?
Me përsosmëri.

Çfarë të ka mbetur në mend?
Bënte vërtetë gjithçka. Mbasi mbaroi 7-vjeçaren dhe erdhi në liceun artistik dhe u kthye prapë mbrapsht dhe erdhi bëri gjimnazin. Është rritur në konvikt dhe mësimet e para të gatimit i ka marrë nga nëna e tim ati, gjyshja ime. Një kuzhinë vjeneze. Nuk ishte vetëm kjo kuzhinë.

Ishte një grua e gjatë gjyshja vjeneze
Po e gjatë. Kishin një respekt për njëra-tjetrën. Ishte krenare për të. Ndonëse fjalë pak, ishte krenare. Mami bënte shaka me mënyrën si e fliste shqipen dhe ajo i thoshte mëso dhe ti gjermanisht si duhet dhe pastaj hajde flasim.

Është e vërtetë që morët shumë vonë një rrobalarëse nga Adriatik Kallulli? Lante shumë?
Lante shumë, me dorë, në govatë. Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë.

Përmendëm Adriatik Kallullin dhe rrobalarësen, më erdhi këndshëm që e dëgjova në gjuhën shqipe. Ime më ka qenë adhurues e gjuhës shqipe, si im atë. Ai erdhi një rast dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një? Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim. Nënës sime nuk i kanë dhënë asnjëherë rrogën maksimale, mbase pak për faj të saj sepse duhet të dilje para komisionit. Ajo thoshte unë s’dal para komisionit, dal të këndoj veç para publikut.

Më pëlqen kjo qasje…
Të ruan dinjitetin. Ai vërtetë e dhuroi, por ne e konceptuam si një borxh dhe na u deshën shumë vite për ta larë.
Kur im atë shkoi t’i kthente paratë, ajo filloi të këndonte nëpër shtëpi. Gati bënte kotollumba nga qejfi. Ajo nuk këndonte nëpër shtëpi, belbëzonte.

Irma si ke kënduar ti?
Unë ndoshta kam vesh për muzikë, pjesa tjetër është…I kam ngjarë tim ati, jam e shkencave ekzakte.

Kur vijmë tek babai jua, z. Pjetër Rodiqi, shumë i njohur, ka qenë një dashuri e madhe?
Shumë, ka qenë dhe ngeli e tillë deri në momentin që u largua nga jeta.

Ka qenë një dashuri e zhurmshme?
Kanë qenë personalitete të forta dhe diskutonin jo pak por kishin zgjuarsinë t’i hapnin rrugë njëri-tjetrit.

Ajo e dashuronte?
Pa masë.

Ti je këtu sot si një dëshmitare e tretë shumë e besueshme e jetës së këngëtares më të madhe që Shqipëria ka pasur. E ke ndjerë Vaçe Zelën që në një proces mësimi të ketë kërkuar frazë, pra nuk ishte mendjemadhe?
Patjetër, përkundrazi. Thjeshtësia e saj ishte mbresëlënëse.

Babai e ka ndjekur në skenë?
Në vitet e para, kur këndonte atë që donte, por më pas për shkak të jetës së tij nuk e ndiqte.

Kishe parë shenja xhelozie?
Asnjëherë.

Ti e ke ndjekur pas skene? Ai pozicioni në gjunjë…
Ka qenë një grua trime. Ishte përkushtimi i saj për të dhënë maksimale. Para se të këndonte asaj nuk i flitej. Nuk ka dashur të xhirohej jashtë skenës. Në shtëpinë e saj është ndjerë vetëm në skenë, para publikut.
Ajo dridhej, dhe duart i shtrëngonte në këtë formë sepse dridhej. Dhe fundi i luante. Ajo ishte në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet irma rodiqi pjetër rodiqi vace zela irma rodiqi pjetër rodiqi vace zela

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen