LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kisha gruan e vajzën keq, mora 900 mijë lekë borxh’/ Rrëfimi i kryefamiljarit me COVID, si mori kredi për të

11 Tetor 2021, 14:15 Nga DOSJA
‘Kisha gruan e vajzën keq, mora 900 mijë lekë borxh’/

Në Shqipëri nuk ka vetëm kredi për të blerë shtëpi, për ta arreduar atë, apo edhe për të kaluar pushimet. Dy vitet e fundit sollën atë që u quajt kredia e shërimit nga Covid-19.
S.H është një nga kryefamiljarët që u detyrua t’i drejtohej bankës për t’u kuruar nga Covid-19. Duke folur për Gazetasi.al burri 53- vjeçar që jeton në periferi të Tiranës shpjegon se gjendja ekonomike e tij u rëndua aq shumë sa u detyrua të marrë kredi.

“Unë kam një tezgë të vogël në treg dhe shes fruta perime. Gjatë asaj kohe e mbylla punën sepse duhej të isha në shtëpi që të kujdesesha për gruan dhe vajzën. Ato ishin në të njëjtën kohë sëmurë dhe në gjendje aspak të mirë”, shpjegon S.H. Shpenzimet gjatë asaj periudhe kishin arritur mbi 1 milion e gjysmë të vjetra, duke përfshirë mjekimin dhe ushqimet. 53-vjeçari i shpjegoi Gazetasi.al se shpenzimet e para nisën me tamponët të cilët kushtuan rreth 200 mijë lekë të vjetra për të tre anëtarët e familjes së tij, (ai, bashkëshortja dhe vajza). Me tej tregon se u detyruan që të bënin edhe analiza të tjera për gjakun të cilat i shkuan rreth 85 mijë lekë të vjetra.

“Ne dolëm të tre pozitivë, por gjendja ime ishte më mirë. Fatmirësisht gjendja ime ishte mirë dhe për një javë u negativizova. Që prej diagnostikimit morëm një sërë ilaçesh duke nisur nga vitamina dhe medikamente të nivelit të parë siç i quanin mjekët (deponë, takipirinë dhe ilaçe për dhimbjen e kokës). Gjithashtu unë dhe gruaja morëm medikamente për të anashkaluar mpiksjen e gjakut dhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë”, shton 53-vjeçari.

Gjendja e tij e mirë e ndihmonte për të kryer shpenzimet e përditshme që deri në ato momente në total i kishin shkuar rreth 370 mijë lekë të vjetra. S.H tregon se pas blerjes së ilaçeve shpenzime të tjera shtesë ishin edhe dezifektantët e duarve dhe të shtëpisë për higjienizim, oksimetri, maskat dhe dorezat të cila i kishin shkuar rreth 55 mijë lekë të vjetra, për të cilat ai ishte i detyruar t’i blinte me shumicë për të anashkaluar vajtjen e shpeshtë në dyqane.

S.H tregon se edhe nga mjeku i familjes në periferi të Tiranës i ishte sugjeruar që t’i bënte analizat në një laborator privat pasi në ato shtetërorë kishte vonesa deri në 3 javë.

“Gjendja ishte më e rënduar për gruan dhe për vajzën. Ato ishin në gjendje të vështirë dhe duke qenë se isha në gatishmëri për kujdesin e tyre gjithë kohës, nuk punoja e kështu nuk kisha të ardhura të përditshme. Kursimet mbaruan, sepse ne nuk mendojmë shumë për ditë të keqe, kështu vendosëm të merrnim kredi në këto mikro-bankat deri në 900 mijë lekë të vjetra”, shpjegon S.H. ai do ta shlyejë kredinë për 2 vjet dhe çdo muaj paguan 75000 lekë të vjetra. Kredia u miratua për 15 ditë, ndërsa interesi është shumë i lartë. Pas 24 muajsh, S.H do të duhet të ktheje dyfishin e kredisë që mori, 1 800 000 lekë të vjetra.

Ai i tregoi Gazetasi.al se paratë në atë periudhë ishin më se të nevojshme, për shkak se sëmundja ishte e panjohur dhe duhet të ishte i përgatitur për çdo gjë.

“Për shkak të mpiksjes së gjakut, gruaja kishte një gjendje të luhatshme, një ditë ishte mirë, çohej nëpër shtëpi pastaj ditën tjetër bëhej keq dhe për këtë isha i detyruar të merrja një infermiere çdo ditë që ta mbante nën kontroll. Infermieren e mora për 15 ditë rresht dhe e paguaja nga 20 mijë lekë të vjetra në ditë. Ishin shumë, por u detyrova”, shton S.H.

53-vjeçari i cili paguan pjesë të kredisë edhe sot, vijon historinë e tij duke shtuar se përpos gjendjes së rënduar shëndetësore, u rëndua edhe gjendja ekonomike kur vajza dhe bashkëshortja nuk po njihnin përmirësim dhe u detyruan të bënin një skaner që familjes i kishte kushtuar rreth 400 mijë lekë të vjetra e më pas kishte vijuar marrja e antibiotikëve të lehtë për shkak se të dyja kishin pasur njolla në mushkëri. S.H shpjegon se dy antibiotikët shkuan rreth 70 mijë lekë të vjetra, pa llogaritur faktin se kishin marrë përsëri vitamina me pako të mëdha nga 10 mijë lekë të vjetra secila, e ndërsa trajtimi e kujdesi nuk ka ndalur deri më sot.

Si në çdo gjë tjetër, pandemia ndikoi shumë edhe në buxhetin familjar, ku shpenzimet për medikamente ishin tepër të larta.

Një raport i fundit nga shoqata “Together for Life” Tiranë ka treguar se shpenzimet për kurime shqiptarëve iu kanë kushtuar nga 1 mijë dollarë për person, ndërsa rimbursimi i shtetit ishte 40 dollarë.

“Sipas deklarimeve zyrtare të paktën 4.7% e popullsisë ishte e infektuar nga Covid-19 deri në maj të këtij viti, ndërsa popullsia që ka marrë rimbursim për shpenzimet e kurimit nga Covid-19 është 0.25%. Ekspertët theksojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes ishin 10 deri 20 herë më larta se fondet e përfituara nga rimbursimi”, thuhej në raport. Nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave u hartuan dy paketa shëndetësore me vlerën 120 mijë lekë të vjetra dhe 300 mijë lekë të vjetra për trajtimin ambulator, ndërkohë që aplikimi duhet të bëhej nga e-albania, një procedurë që jo të gjithë e kanë ndjekur.

Burimi: Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 covid-19 ne shqiperi covid-19 covid-19 ne shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet