LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i të riut që ushtron prostitucion: Ulem në kafe e pyes djemtë, ai që hesht, pranon

24 Prill 2022, 16:12 Nga DOSJA
Rrëfimi i të riut që ushtron prostitucion: Ulem në kafe e

TIRANË– Jeta e ka përplasur mes shumë vuajtjesh dhe problemesh, sa që është detyruar edhe të mbijetojë. Një i ri i moshës 33 vjeç, është identifikuar nga policia e Tiranës si një burrë që ushtron prostitucionin. Por jo vetëm kaq, ai është kthyer në një shqetësim për fqinjët me sjelljet e tij të pahijshme dhe të pazakonta. Burimet e policisë vendore në kryeqytet, i thanë Gazetasi.al, se i riu me inicialet E.E., u denoncua nga komshinjtë.

Ai njihet si banor i akomoduar nga programet e strehimit në Qendrën Kombëtare të Emergjencave, Tufinë. Ky shtetas, referojnë institucionet jo zyrtarisht, u strehua në vitin 2016, pasi u konstatua në situatë rruge.

Azili në Gjermani dhe shqetësimi i fqinjëve

Ajo që përshkruajnë në kartelën e prostituimit shërbimet e bashkisë në kryeqytet, është si vijon.

“Gjatë qëndrimit në qendër, ai ka marrë të gjitha shërbimet e nevojshme psiko-sociale dhe mbështetje të herë pas hershme me ndihma për plotësimin e nevojave nga OJF dhe nga njësia administrative numër 5”.

Disa herë, ky shtetas ka refuzuar punën e ofruar nga kompani të ndryshme”, – shpjegojnë specialistët, që kujtojnë se nga psikologët janë ofruar seanca ndërgjegjësuese për sjellje të hijshme.

Policia, thotë se i dyshuari që ushtron prostitucion, tentoi të krijojë një jetë të re, duke u larguar për tre muaj nga Shqipëria dhe duke kërkuar azil në Gjermani. “Pas kësaj, ai u kthye dhe kërkoi banesën pranë qendrës, ku dhe iu referua një incident me punonjësit që e kallëzuan pranë policisë së Tiranës për kërcënim dhe dëmtim të pronës. Megjithatë përballë këmbënguljes së tij se do të ndryshonte, shërbimi social e ka akomoduar sërish në qendër”.

Policia thotë se u vu në dijeni për ushtrim prostitucioni nga i riu, i cili fuste burra në dhomën e tij, ku paguhej prej tyre.

“Ne jetojmë ngjitur me dhomën e E.E., dhe ai na shqetëson gjatë natës, pasi dëgjojmë së bashku me fëmijët pasthirrma me natyrë denigruese dhe turpëruese. Ne i kemi kërkuar llogari fqinjit dhe ai na u justifikua se kryen marrëdhënie për para dhe se kjo është një punë për të”, – deklarojnë në polici qytetarët.

Policia nga ana e saj, i tregon Gazetasi.al, se morën takim me qytetarin dhe në prani të një inspektori policie, i dyshuari e ka pranuar se punonte si prostitutë. E vënë në dijeni nga inspektori që njoftoi eprorët, policia thotë se e thirri zyrtarisht 33-vjeçarin nga Tirana për t’i marrë një deklaratë. Aty ai i pranon të gjitha, duke e bindur policinë se në të vërtetë duhet vënë para përgjegjësisë për ushtrim prostitucioni.

Rrëfimi i tij

Ai e nis dëshminë e tij, duke kujtuar se u rrit në shtëpinë e fëmijës dhe duke qenë i lindur në një familje në vështirësi ekonomike, i takonte shumë rrallë motrat dhe vëllezërit. Por për shkak se ata e kanë kuptuar që ishte pjesë e komunitetit LGTB, “dhe për shkak se një familje nga veriu nuk i pranon këto gjëra, ata më mohuan dhe nuk ma hapën derën. Këtu nisën vështirësitë e mia”, – shprehet në polici E.E., që është nga një qytet verior dhe që për të ruajtur anonimitetin e tij, Gazetasi.al nuk e tregon vendlindjen.

“Nuk flas fare, as me motrën, as me vëllezërit prej kohës që kur ata e kuptuan çfarë isha. Prindërit më çuan në shtëpinë e fëmijës, pasi nuk na rrisnin dot dhe ishin të varfër”, – thotë i riu.

Sipas tij, pas jetesës në shtëpinë e fëmijës, ai u dërgua nga shteti në një konvikt, ku dhe ka qëndruar për rreth 7 vite.

“Për shkak se më paragjykonin dhe ndihesha i pamundur për ta marrë veten ekonomikisht, u largova në Gjermani. Por aty jeta nuk më eci mirë, ndaj dhe u ktheva në Tiranë”, – deklaron i riu.

Kur ai u kthye në Shqipëri, kujton se kërkoi strehë sërish pranë zyrave të bashkisë Tiranë. Derisa iu mundësua një çati mbi kokë thotë se policia, e strehoi në një hotel ku dhe qëndroi për tre muaj.

“Gjatë kësaj kohe, krijova lidhje me një burrë nga Kosova, – thotë i riu. – Kur ngelesha keq për para, i kërkoja të dashurit. Ishte një lidhje e fortë për mua. Por kur i dashuri s’më jepte para, atëherë dilja dhe gjuaja meshkuj dhe në hotel gjatë kësaj kohe, nisa punën duke çuar meshkuj në hotel. Të gjithë këta burra më paguanin. E bëj këtë gjë, se nuk më merr askush në punë”.

Policia e pyet, sipas burimeve, se si i siguron klientët dhe ai shpjegon.

“Dal në rrugë i veshur normal dhe duke ecur apo duke qëndruar në kafe, pyes si rastësisht djemtë dhe burrat: “A je për seks’? Nëse personi hesht, kuptoj se i interesoj, nëse acarohet, largohem me shpejtësi. Nëse pranon largohem përpara tij dhe e çoj në hotel R. Hotelin e paguan klienti, kurse unë marr 40 deri në 50 euro”, – i thotë policisë ai.

I riu shton se “të tjerët që i dalloj që nuk janë mirë nga paratë, pra nuk u del të paguajnë edhe mua edhe hotelin, i çoj në qendër”.

Ai vijon se, “ka pasur një rast, ku një burrë qe i dhunshëm me mua kur kreu marrëdhënie dhe më rrahu. Aty e morën vesh dhe të tjerët dhe punonjësi social më vuri kushte”.

Duke u përpjekur që të ndryshonte, i riu justifikohet para policisë se kishte kërkuar disa herë punë, por në krye të javës, atë e largonin pa arsye. Kjo e çoi atë në rrugën e ushtrimit të prostitucionit.

“Pronari i fabrikës më hoqi nga puna, pasi më ngacmoi dhe nuk donte që ta mësonin të tjerët prirjen e tij, kështu që edhe ai u soll keq”, – thotë ai në polici.

Sipas burimeve të Gazetasi.al, policia shpjegon se nuk e arrestoi të riun për veprën e ushtrimit të prostitucionit. Arsyeja është se nuk ka vend ku ta dërgojë në paraburgim, ndërkohë që pritet që të referohet në prokurori për akuzën e  prostitucionit, sipas nenit 113 të Kodit Penal.

Marrë nga GazetaSi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes prostitucion ne tirane policia e tiranes prostitucion ne tirane

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion