LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëqethi publikun e Sanremos, historia e këngëtares Elodie Di Patrizi: U rrita mes drogës dhe përfituesve seksualë (RRËFI

6 Mars 2021, 09:47 Nga DOSJA
Rrëqethi publikun e Sanremos, historia e këngëtares Elodie Di

ITALI– Këngëtarja Elodie Di Patrizi, rrënqethi publikun me zërin e saj gjatë mbrëmjes së dytë të Festivalit të 71-të Sanremo në Itali.

Përveç emocioneve që përcolli pëmes përformancës së saj ku këndoi dhe kërceu, ajo emocioni publikun me historinë e trishtë nga fëmijëria, në një monolog të mbushur plot ndenjë.

Elodie, e lindur në vitin 1990, u rrit në një lagje në periferi të Romës. Me një baba italian, artist rruge, dhe një nënë franceze, ish-modele dhe kubiste, jeta e Elodie s’ka qenë e lehtë. Prindërit e saj u ndanë kur Elodie ishte 8 vjeç. Të dy prindërit kishin probleme serioze me varësinë nga droga.

Ajo ka treguar se u rrit afër shitësve të drogës, alkoolistëve dhe përfituesve seksualë. Ajo tymoste që në moshën 12-vjeçare, për t’u qetësuar dhe madje pinte.

Unë nuk studioja, askush nuk më pyeste për notat. Prindërit e mi nuk shkuan kurrë për të biseduar me një profesor. Unë kam bërë vetëm 8 vite shkollë dhe më janë dashur vite për ta thënë, më vinte turp, si të isha një hajdute”, u shpreh artistja.

Jeta e saj mori një kthesë në vitin 2009 me pjesëmarrjen në reality shoë-n “X Factor”. Në vitin 2015 shkoi tek “Amici” i Maria De Filippi-t, ku u rendit e dyta. Ajo ka marrë pjesë dy herë në Festivalin e Sanremos. Kësaj radhe u ngjit në skenë për të treguar historinë e saj nëpërmjet një monologu prekës.

Monologu i Elodie në mbrëmjen e dytë të Sanremos:

Për të folur para jush këtë mbrëmje më është dashur të shemb një mur. Kur Amadeus më tha: ‘Do të më pëlqente po të tregoje diçka për veten tënde’, unë isha e frikësuar. Të flasësh në publik më ka trembur gjithmonë. Por pastaj reflektova për faktin se sa herë që kam arritur të shemb një mur, kanë ndodhur gjëra shumë të mira në jetën time. Kështu që vendosa t’i jap vetes një shans dhe t’ju tregoj një pjesë nga unë.

Unë vij nga një lagje periferike në Romë. Një realitet i sinqertë, mizor, por edhe i jashtëzakonshëm. Aty ku ka njerëz, madje me të drejtë, të demoralizuar dhe të zemëruar. Dhe unë isha një prej tyre. Lagjja ime më ka dhënë shumë dhe më ka marrë shumë, dhe unë nuk jam duke folur vetëm për privime materiale si p.sh. të mos kesh ujë të ngrohtë, të mos kesh para ose të mos jesh në gjendje të paguash faturat. Por unë jam duke folur për forcën për të ëndërruar dhe guximin për të ëndërruar.

Unë gjithmonë kam dashur ta bëj këtë punë që kur isha fëmijë, por më dukej një ëndërr shumë e madhe në krahasim me një fëmijë, kaq të vogël, si unë. Unë nuk ndihesha në lartësinë e duhur. Nuk më pëlqente zëri im. Dhe mbi të gjitha, kuptova që nuk kisha mjetet e duhura. Shumë herë nuk i kam dhënë një mundësi vetes: Nuk kam mbaruar shkollën e mesme, nuk kam marrë diplomë, nuk kam marrë një patentë, nuk kam studiuar për kanto. Kam gabuar, e di. Por është e vështirë në disa kontekste të jesh në gjendje të përqendrohesh në atë që dëshiron të bëhesh kur të rritesh: çfarë mund të bësh me veten tënde.

I dashuri im në një këngë thotë, “ti na vjedh kohën që është e vetmja gjë që kemi”. Dhe unë e kuptoj këtë shumë mirë, sepse nëse keni lindur në kontekste të caktuara duhet të punoni shumë më shumë se të tjerët për të marrë atë që duhet të keni. Dhe kështu ju punoni më shumë për të mbijetuar dhe është e vështirë të përqendroheni në ëndrrën tuaj dhe të përqendroheni te vetja juaj.

Jua them shumë sinqerisht: Në moshën 20-vjeçare kisha vendosur që për mua muzika kishte mbaruar dhe nuk do këndoja askund. Madje as në dush, edhe kjo më dukej shumë. Unë kisha vendosur të mos bëja asgjë më shumë. Por unë isha shumë me fat, sepse diçka shumë e bukur ndodhi në jetën time – pata një takim me shumë fat. Takova një muzikant, një pianist xhazi. Quhet Mauro Tre dhe sonte është me mua në skenë.

Unë doja të të falënderoja në një nga momentet më të rëndësishme. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej në jetën time dhe doja të të falënderoja që më dhe një mundësi, të cilën nuk ia dhashë as unë vetes. Të gjithë meritojmë një moment të rëndësishëm në jetë. Dhe më bëre ta dua xhazin. Dhe padyshim që unë nuk ndihesha në lartësi as për xhazin, sepse ishte shumë elegant, shumë i lartë, shumë i rafinuar, por në fakt, xhazit nuk i interesonte nga vija. Sepse paragjykimi i përket qenieve njerëzore dhe unë isha e para që kisha një paragjykim për veten time. Prandaj të falënderoj nga zemra.

Ajo që Mauro më mësoi, jeta, muzika, është se nuk ke pse të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur për diçka. Gjëja më e rëndësishme është t’i bësh ato, të kesh guximin të bësh gjëra dhe pastaj rregullohesh gjatë rrugës, mund të bësh shumë gjëra. Ndoshta nuk jam në lartësinë e kësaj skene, nuk jam në lartësinë e orkestrës, nuk jam në lartësinë e gjithë kësaj vëmendjeje. Por të jesh në lartësi nuk është më problemi im, sepse lartësia është një këndvështrim dhe jo problem”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elodie di patrizi sanremo 2021 elodie di patrizi sanremo 2021

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 5 Mars 2021, 19:23

ITALI– Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, këtë vit ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali. Këtë vit, ai po konkuron me...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet