Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
5 Prill 2021, 06:26Nga DOSJA
TIRANË– Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurtër në dispozicion rrezikon të vërë në pikëpyetje serioze prodhimin e tyre.
Mbrëmjen e së dielës, pas një kalvari përplasjes mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe 2 forcave kryesore politike, Kolegji miratoi modelin sipas të cilit në fletën e votimit nuk do të shënohen emrat e kandidadatëve të secilës parti, por vetëm numrat sipas renditjes së paraqitur nga partitë që i kanë propozuar. Sipas ndryshimeve ligjore, këtë herë zgjedhësit do të mund të votojnë përveç partisë, dhe për kandidatin e tyre të preferuar, ndonëse përparësi merr radha e përcaktuar nga forca politike së cilës ata i përkasin.
Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi kishte propozuar një model në të cilin kandidatët të ishin me emrat dhe mbiemrat e tyre. Socialistët e kundërshtuan, duke mbështetur idenë se një fletë e tillë, veçanërisht në Tiranë, do të ishte jo vetëm e komplikuar për zgjedhësit, por do të vështrësonte dhe fazën e numërimit të votave. Ata propozuan që në vend të emrave, kandidatët të shënoheshin me numra. Edhe demokratët ishin kundër, por vetëm për faktin se sipas tyre emrat nuk duheshin shënuar horizontalisht, por vertikalisht
Çështja ishte shqyrtuar më parë nga Komisioni i Ankimeve dhe i Sanksioneve, në KQZ, ku kishte fituar varianti i propozuar nga Partia socialiste. Edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njejtin vendim, duke mbyllur kështu debatet mbi këtë temë.
Por kapitulli për fletët e votimit mbetet i hapur, për një tjetër aspekt, duke qenë se në rrezik tani është prodhimi i tyre. Kompania sllovene “Celtis”, e cila ka marrë përsipër t’i shtypë ato, në përgjigje të një letre të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, theksonte dy ditë më parë, se afati i kërkuar 10 ditor (12 Prill-22 Prill) “është një mision i pamundur”. Sipas kompanisë, duke llogaritur kohën e nevojshme përgatitore, të papriturat e mundshme gjatë fazë së prodhimit apo dhe vështrësitë në transport, për shkak të kufizimeve anti COVID 19, “do të nevojiteshin më shumë se 20 ditë për të realizuar me sukses” këtë operacion. Një afat, i cili praktikisht do të bënte të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve me 25 Prill.
Marrë nga VOA
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik.Harta është publ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video ku u bën thrrje qytetarëve që të mos e braktisin vendin e tyre. Në video Basha është s...
TIRANË– Bindja Demokratike do të duhet të ndryshojë logon pas urdhërit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Kol...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso e ka komentuar si një truk të kryeministrit Edi Rama vendimin e marrë nga Kolegjji Zgjedhor për fletën...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor është tërhequr dhe ka marrë një vendim për fatin e Fletës së Votimit, për zgjedhjet e 25 prillit. Trupa e përbërë nga Gentjan Medj...
TIRANË– Më 25 prill, të gjithë shqiptarët që do tu drejtohen kutive të votimit, do të kenë në duar një fletë me numra. Kolegji Zgjedhor, që është shkalla e...
TIRANË– Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj i është përgjigjur përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që BD të garoj...
DURRËS- Kreu Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë takimeve që ka zhvilluar ditën e sotme në Durrës, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me të rinjtë e k...