LIVE UPDATES
Politike

“Bursa e kurse për gjuhë të huaja falas për të gjithë”/ Basha takon të rinjtë në Durrës: 25 prilli është lufta p

4 Prill 2021, 16:48 Nga DOSJA
“Bursa e kurse për gjuhë të huaja falas për të

DURRËS- Kreu Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë takimeve që ka zhvilluar ditën e sotme në Durrës, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me të rinjtë e këtij qyteti. Të rinjtë dhe studentët i kanë shprehur shqetësimet që kanë Bashës dhe e kanë pyetur atë për planin e PD-së mbi arsimin si dhe punësimin e të rinjve, në mënyrë që mos të largohen nga vendi.

“Kam mbaruar studimet bachelor pranë Universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” në degën Bankë-Financë dhe po ashtu studimet master në profilin e menaxhim marketingut. Jam vlerësuar nga ky universitet si një studente e ekselencës, por vetëm kaq. Dhe pjesa që unë dua sot të përmend dhe të theksoj është ligji i arsimit të lartë. Është një ligj që është kontestuar si nga pjesa e pedagogëve, si nga pjesa e studentëve dhe po ashtu nga Partia Demokratike. Duke ndjekur me kujdes reformat dhe programin e Partisë Demokratike jam mjaft optimiste për të ardhmen që mua më pret dhe gjithë studentëve, të rinjve të këtij vendi,” tha një nga studentet.

“Jam Anxhela Bylykbashi, e sapo diplomuar në bachelor në Londër, në degën Administrim biznesi dhe Menaxhim. Pas katër vitesh rikthehem në Shqipëri. Ju ndoshta e keni prekur dhe më përpara, por nëse do të mund ta përmblidhnit dhe njëherë, ju lutem se cila është strategjia e Partisë Demokratike për të thithur apo tërhequr trurin e studentëve dhe sapodiplomuarve që janë larguar, për tu rikthyer në Shqipëri, pasi sondazhet, por edhe eksperienca personale ka treguar se këta të rinj nuk gjejnë në Shqipëri kushtet të përshtatshme për ti tërhequr këtu dhe jo jashtë?”  u shpreh Anxhela Bylykbashi.

Ndërkohë që Basha u shpjegoi të rinjve planin e Partisë Demokratike për arsimin dhe dhe të rinjtë shqiptarë në mënyrë që ata mos të largohen nga vendi por ka krijojnë të ardhmen në Shqipëri. Basha u shpreh se me bashkëpunimin e Aleancës Europiane të Universiteteve, qeveria e ardhshme do t’u sigurojë kualifikime, praktika dhe mësim dinjitoz të gjithë studentëve shqiptarë, si dhe kjo gjë do të sjellë edhe në punësimin e tyre me paga më të mira dhe dinjitoze. Ai gjithashtu tha se angazhim i qeverisë së ardhshme do të jetë edhe ofrimi i 5 gjuhëve të huaja falas online, anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e studentëve me bursa dhe rritjen e autonomisë së universiteteve.

“Së pari duke nxitur kualifikimin e rinisë shqiptare për t’iu përshtatur një tregu pune që po ndryshon me shpejtësi dhe pozitivisht. 10 vjet më parë tregu i punës nuk ofronte këto mundësi që ka sot. 10 vjet më parë Europa kishte nevojë për 30, 40, 50 mijë fjala bie programues, sot ka nevojë për 500 mijë dhe e ka shumë më të thjeshtë t’i paguajë këtu në Shqipëri, prapëseprapë me paga më të larta se të deputetit apo të ministrit dhe kjo është arsyeja që Serbia, Kosova, Maqedonia, Bosnja, kanë përfituar duke thithur investime të huaja, duke mundësuar hapjen e mijëra vendeve të punës aty, ku të rinjtë paguhen me këto paga dhe produkti i tyre, qoftë ky një produkt fizik në industrinë e pjesëve të këmbimit të automjeteve apo të semikonduktorëve, apo qoftë programim në fushën e teknologjisë së informacionit duke qenë pranë familjeve të tyre, në komunitetin e tyre, në qytetin e tyre, në vendin e tyre por prapë se prapë kanë të ardhura të mjaftueshme dhe jetojnë një jetë dinjitoze.

Dhe para dy javësh patëm një konferencë me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian ku folëm me të paktën 6 universitete gjermane dhe austriake për 20 kualifikime online duke filluar nga shtatori, kualifikime që do të jenë të aksesueshme për studentët shqiptarë dhe për të rinjtë shqiptarë pa pagesë, domethënë pagesa do të merret përsipër nga një kombinim midis fondit të Shqipërisë me fondet e Bashkimit Europian. 20 fusha të ndryshme duke përfshirë dhe fushën e turizmit që ka nevojë për njerëz të përgatitur nga të gjitha nivelet, nga menaxhimi lartë e deri tek profesionistët e përditshëm që do të bëjnë shërbimin pa të cilin nuk do të ketë dot turizëm.

Po kështu duke filluar nga 1 shtatori përmes një platforme amerikane, qeveria ime do të ofrojë 5 gjuhë të huaja falas online për rininë shqiptare që janë anglishtja, frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja dhe spanjishtja. Ndërkohë reforma e arsimit të lartë ka një qëllim, universitetet shqiptare, Universiteti Durrësit e çdo institucion tjetër i arsimit të lartë të kthehen në institucione të cilët përgatisin profesionistë për tregun. Kjo nuk bëhet duke i urdhëruar apo duke i keqtrajtuar apo duke nxitur konfliktin midis studentëve dhe pedagogëve, kjo bëhet duke i dhënë në radhë të parë universiteteve dinjitetin që meritojnë, autonomi në vendimmarrje duke i dhënë fonde të mjaftueshme për kampusin universitar, për laboratorët, për digjitalizimin pa të cilin nuk mund të bëhet fjalë për arsim të lartë më në vitin 2021 dhe duke i shpërblyer për çdo hap që hedhin në drejtim të aftësimit të rinisë për tu futur në treg, çfarë do të thotë? Do të thotë që sa më i lartë të jetë raporti i praktikës me aq më shumë financime do të marri nga shteti dhe ne do të synojmë të shkojmë drejt një sistemi dual siç e kanë shumë prej vendeve të rajonit dhe që e kanë marrë dhe e kanë përshtatur nga vendet e suksesshme të BE-së, kryesisht nga Gjermania.

Për 10.000 studentë çdo vit një praktikë 12 mujore e paguar me 300 mijë lekë të vjetra në muaj janë pjesë të programit tonë, të llogaritura, të futura në buxhetin e parë të qeverisë tonë të ardhshme dhe që do të vihen në zbatim prej muajit tonë të parë. Dhe kjo do të mundësojë që studenti shqiptar mos të jetë në një realitet si Liza në botën e çudirave, ku nga njëra anë universiteti është nën presion, pedagogët janë të nënpaguar, janë të nënçmuar, qeveria ka centralizuar gjithçka, mësimi dhe në teknologjinë e informacionit bëhet në dërrasë të zezë me shkumës. Jo. Po të jenë institucionet dinjitoze ku pedagogët janë të respektuar, janë të paguar të paktën në të njëjtin nivel siç paguhen pedagogët e rajonit ku gjysma e kohës harxhohet me praktikë dhe ku në fund më të mirët 1 në çdo 3 studentë që mbarojnë universitetin e kanë të siguruar mundësinë e një stazhi dhe kjo padiskutim që nxit ato veti të njeriut, ato veti të individit që e çojnë individin përpara.

Nuk është e rastësishme që në planet tona, në programin tonë gjithçka që ka të bëjë me problemet, me sfidat, me dilemat që ju kanë përballur këto 8 vite zë një vend kryesor për ta shpënë në formën e zgjidhjeve të formuluara si përgjigje konkrete ndaj këtyre problemeve dhe sfidave. 25 prill nuk ka të bëjë me Lulëzim Bashën apo Edi Ramën, me PD apo me PS. Ka të bëjë me, do të keni një të ardhme në qytetin tuaj të mrekullueshëm apo do të vazhdoni të largoheni orët e para të mëngjesit nga stacionet e autobusëve si emigrantë,” tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron