LIVE UPDATES
Bota

Rritet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Kosovë

30 Nëntor 2021, 19:05 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Kosovë

Kosovë-Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS-it, e cila shënohet çdo 1 dhjetor, e gjen Kosovën sivjet me tetë raste të reja të të infektuarve me këtë sëmundje.

Shifra flet për rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar, gjatë të cilit u regjistruan dy. Në vitin 2019, ndërkaq, u shënuan gjashtë raste të reja. AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Shefi i Repartit për HIV brenda Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Murat Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, të gjitha rastet me HIV pozitiv janë duke u trajtuar në kushte shtëpie, pasi, sipas tij, ato nuk kanë nevojë për hospitalizim.

“Në vitin 2021 i kemi tetë raste të reja. Me këto tetë raste të reja, i kemi diku 41 raste [me HIV] që i kemi për momentin nën trajtim”, thotë Mehmeti.

Numrin e rasteve të reja në këtë vit e konfirmon edhe shefja e Njësisë së HIV/AIDS-it në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Luljeta Gashi.

Aq janë. Pra, tetë raste [të reja] ka Klinika Infektive”, thekson ajo.

OKB-ja shprehet optimiste se mund ta mposhtë AIDS-in deri më 2030

Pandemia e koronavirusit, e cila në disa periudha ka shkaktuar fluks të madh pacientësh në spitale, ka vështirësuar jo rrallë trajtimin e sëmundjeve të tjera.

Vitin e kaluar, në disa raste ka pasur ngecje sa i përket kryerjes së analizave rutinore të personave që jetojnë me virusin HIV.

Por, gjatë këtij viti, sipas Mehmetit, për të gjithë personat e prekur nga ky virus, është siguruar terapia e vazhdueshme, ndërsa janë kryer edhe analizat rutinore, që parashihen brenda vitit.

“Këta [personat me HIV], në asnjë moment, nuk kanë mbetur pa terapi. Madje, edhe testet më të rëndësishme që ne i punojmë, me qëllim të mbikëqyrjes së tyre në aspektin imunitar dhe virusal, i kemi bërë në mënyrë të rregullt. Meqenëse preferohet, zakonisht, minimum dy herë në vit, ne i kemi realizuar ato brenda vitit 2021. Dy herë i kemi punuar këto analiza imunologjike dhe virologjike. I kemi bërë në muajin mars dhe tash, në muajin e fundit, i kemi bërë për herë të dytë”, thotë Mehmeti.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar IKSHPK-së me pyetjen se sa është numri i të testuarve për HIV në Kosovë brenda vitit 2021, por, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjigje.

Shefja e Njësisë së HIV/AIDS-it në këtë institut, Luljeta Gashi, thotë se IKSHPK-ja i merr rezultatet e testimeve nga të gjitha qendrat dhe laboratorët, që bëjnë teste për virusin HIV, dhe se detajet rreth tyre do të publikohen së shpejti.

“Në Institutin Kombëtar është laboratori referent. Aty bëhet konfirmimi i rasteve pozitive, të cilat testohen në vendet tjera, në laboratorë privatë, në organizata joqeveritare që punojnë me grupe të rrezikut të lartë”, thotë Gashi.

Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint” në Prishtinë ka testuar sivjet mbi 500 persona për virusin HIV, thotë drejtuesi i kësaj qendre, Safet Blakaj. Sipas tij, shifra është mbi dyfish më e lartë krahasuar me rreth 250 testimet e kryera vitin e kaluar.

“Brenda këtij viti, numri i testimeve ka qenë 535. Fatmirësisht, asnjë rezultat pozitiv nuk e kemi pasur sa i përket HIV-it”, thotë Blakaj, duke shtuar se këto të dhëna i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së. Rritjen e numrit të testimeve për HIV në vitin 2021, Blakaj e sheh si rikthim të rutinës së testeve, e cila ka pësuar ngecje në fillimet e pandemisë, në vitin 2020. Kjo, sipas tij, do të thotë edhe ndërgjegjësim më i madh i personave që dëshirojnë të vërtetojnë ose shmangin dyshimet e tyre lidhur me virusin HIV.

Shefi i Repartit për HIV në Klinikën Infektive, Murat Mehmeti, thotë se disa prej personave të prekur nga HIV në Kosovë, kanë qenë të infektuar edhe me koronavirus.“Ka pasur të prekur [nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19], të cilët e kanë kaluar me shumë pak telashe, do të thotë me një gjendje të lehtë. Fatkeqësisht, e kemi pasur një person ose një pacient që e ka pasur COVID-19 dhe ka përfunduar me vdekje. E kam fjalën prej të gjithë këtyre pacientëve”, thotë Mehmeti.

Në Kosovë, rasti i parë me HIV/AIDS është regjistruar në vitin 1986. Sipas IKSHPK-së, që nga ajo kohë e deri në dhjetor të vitit 2020, janë regjistruar gjithsej 132 raste me HIV. Deri më tani, mbi 50 prej tyre kanë vdekur. Me këto shifra, Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë të ulët të AIDS-it, por faktorë rreziku për të janë zhvillimet socio-ekonomike. HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni covid-19 dita botërore e luftës kundër aids-it hiv kosova covid-19 dita botërore e luftës kundër aids-it hiv kosova

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit