LIVE UPDATES
Insights

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

6 Maj 2021, 06:39 Nga DOSJA
Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Presidentit kinez Xi Jinping, ai u prit mirë nga vendet e interesuara të përfitonin nga globalizimi kinez. Që nga ajo kohë qëndrimi ndaj Kinës është ashpërsuar, veçanërisht në disa vende demokratike.

Entuziazmi ndërkombëtar për projektin e preferuar të Xi-së ra kur u morr vesh për 1 milionë ujgurët që mbahen në kampet e riedukimit dhe për punëtorët me punë të detyruar në Xinjiang, kur filloi të pyetet seriozisht për mënyrën se si e trajton Kina virusin e Coronës dhe origjinën e tij, dhe kur u panë përpjekjet e Pekinit për të minuar demokracinë në Hong Kong.

Vendet perëndimore janë inkurajuar nga riorientimi që Presidenti i SHBA-së Joe Biden u ka bërë marrëdhënieve të politikës së jashtme, gjë që pasoi kaosin dhe përçarjen e periudhës së Donald Trumpit. Administrata e Bidenit po flet për rritjen e agresionit kinez dhe është duke kërkuar krijimin e aleancave me Europën dhe aleatët e tjerë tradicionalë.

Kryesimin e vendeve që po bëjnë prapaktheu e mban Australia, kryeministri Scott Morrison i së cilës tha se nuk mendon se Rruga e re e Mëndafshit “është në përputhje me interesat kombëtare të Australisë”. Marrëdhëniet midis Kanberras dhe partnerit më të madh tregtar janë prishur, që kur Morrison i bëri thirrje Pekinit të lejojë hetime të pavarura në Wuhan, për të bërë prova për origjinën e virusit Corona. Megjithë marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe një mori marrëveshjesh të tjera tregtare, Kina vendosi sanksione tregtare ndaj mallrave australiane si qymyri, vera dhe elbi. Nga ana e saj, Australia është duke parë nëse mund të detyrojë firmën kineze Landbridge të shesë kontratën e qirasë që ka me portin e rëndësisë strategjike, Portin e Darvinit, i cili përdoret nga marina amerikane, një hap që mund të rrisë edhe më tej tensionet midis Australisë dhe Pekinit.

Një ton i ngjashëm zëri vjen edhe nga Zelanda e Re, ku kryeministrja Jacinda Ardern tregon sa “e vështirë është bërë të arrihen marrëveshje” me Kinën, për shkak të pikëpamjeve sistematikisht të ndryshme.

Mos e trazoni Kinën

Kur zhvillojnë bisedime me udhëheqësit e Partisë autoritare Komuniste të Pekinit, liderët botërorë si dhe menaxherët janë mësuar të jenë verbalisht të zhdërvjellët, ose të mos flasin fare. Balancimi nga njëra anë i nevojës për ta mbajtur Kinën të patrazuar për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe nga ana tjetër i nevojës për t’i qëndruar besnik vlerave dhe parimeve demokratike, është kthyer në çelësin e sfidës gjeopolitike. Bashkimi Europian nuk duhet të përkulet vazhdimisht para kërkesave kineze, por duhet të kuptojë fuqinë që ka në konkurrencë dhe inovacione.

Kina është partneri më i madh i BE-së me një volum tregtar në vitin 2020 prej 686 miliardë dollarësh (570 miliardë euro). Në muajin dhjetor kancelarja gjermane Angela Merkel, kryesoi BE-në për nënshkrimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të investimeve, midis BE dhe Kinës. Për Merkelin kjo marrëveshje është më e rëndësishme se sa projekti i Rrugës së Mëndafshit, të Xi Jinpingut. Nënshkrimi i saj ka qenë pika kulmore në marrëdhëniet midis Kinës dhe BE-së. Ndërkohë, marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur u mor vesh për punën e detyruar në Xinjiang dhe për rritjen e presionit të Kinës ndaj Hong Kongut.

BE e pa veten të detyruar të koordinojë vendosjen e sanksioneve ndaj katër zyrtarëve kinezë, për kampet e internimit të ujgurëve. Pekini u përgjigj menjëherë duke venë në shënjestër dhjetë persona, përfshirë studiuesin gjerman Adrian Zenz, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbulimin e kampit të punës së detyruar në Xinjiang.

Europa ndërmerr hapa kundër blerjes së firmave

Çështja më e rëndësishme mes të tjerave është se pandemia e COVID-19 ka shkatërruar ekonominë dhe ka shkaktuar rënien e vlerës së firmave europiane në bursë, duke i bërë ato të dobëta para përpjekjeve për blerje nga Kina. Gjigandët europianë si Franca, Italia dhe Gjermania janë të detyruar të veprojnë. Ata shtuan forcat për të bllokuar blerjen nga jashtë të aseteve europiane me vlerë.

Në vitin 2019, Italia shkaktoi tronditje të madhe kur u bë vendi i parë mes vendeve të G7-ës që mbështeste me entuziazëm Nismën e re të Rrugës së Mëndafshit (Brezi dhe Rruga). Që nga ajo kohë qeveria e Mario Draghit ka marrë kthesën, duke bllokuar blerjet e planifikuara të firmave italiane, sidomos blerjen nga kompania kineze FAW të koncernit Iveco, që prodhon kamionë dhe autobusë dhe e ka qendrën në Torino.

Pavarësisht kësaj sprapsjeje, shumë ekspertë mendojnë se përpjekjet duhet të koordinohen më mirë. BE duhet të jetë më strategjike lidhur me projektet kineze që ka para derës së shtëpisë. Qasja që ka pasur Angela Merkel ka qenë përsëritja e thirrjeve për zhvillimin e dialogut në çështjet e të drejtave të njeriut. Urtësia e pranuar prej kohësh ka qenë, që industria gjermane të veprojë në zonë me vlera të lira, duke u fokusuar eksluzivisht në linjat kryesore dhe përsëritjen e formulës: arritje ndryshimesh nëpërmjet tregtisë.

Por firmat gjermane janë të ndërgjegjshme për ndryshimet e realiteteve politike dhe ekonomike në Kinë. Shpresat që Kina të bëhet më liberale dhe partnere më e mirë globale, nuk janë vënë në jetë.

Çfarë do të bëjnë Të Gjelbërit?

Ndryshimi më i madh mund të ndodhë kur Merkel të largohet nga pushteti. Sondazhet në Gjermani tregojnë se „Të Gjelbërit” kanë marrë rrugën për të luajtur një rol të konsiderueshëm pas zgjedhjeve të shtatorit. Kandidatja e tyre për t‘u bërë kancelare, Annalena Baerbock, mban një linjë të ashpër dhe ka akuzuar Merkelin për mbajtjen e qëndrimit pasiv ndaj Kinës. Të drejtat e njeriut duhet të luajnë rol më të rëndësishëm në marrëdhëniet e europianëve me Kinën, thotë ajo. Përkulja para presionit të Partisë Komuniste do të ketë efekte katastrofike afatgjata për kompanitë europiane. Si mund të konkurrojnë fimat europiane me ato kineze, të cilat përdorin punën e detyruar në fabrikat e pambukut dhe prodhojnë makina me subvencione të mëdha shtetërore, duke përdorur teknologjinë e transferuar nga markat kryesore të Perëndimit?

Kompanitë europiane duhet të vazhdojnë të luajnë me rregullat e tyre, të cilat janë edhe norma globale. Reformat e ngadalta dhe mungesa e kushteve për të bërë konkurrencë të ndershme përbëjnë kërcënim serioz për aftësinë e të bërit biznes me Kinën. Kina duhet të reformohet dhe të kthehet në lojtar më të mirë global, nëse do vërtet që të hyjë në konkurencë, pavarësisht sa i madh dhe joshës mund të jetë tregu.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

opinione opinione rruga e mendafshit rruga e mendafshit

Sondazh

Poll
Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë