LIVE UPDATES
Insights

Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës

21 Prill 2021, 08:55 Nga DOSJA
Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të

Në një publikim të bërë sot nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, dëgjohej Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, të thoshte:

“Është bërë një diskutim te Kryeministri para një muaji për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë objekte që kanë bërë vetëdeklarim, pra që janë dosje reale, ne kemi mbyllur rreth 150 mijë që do të thotë kanë mbetë edhe rreth 170 mijë të tjera. Nga këto 170 mijë dosje vetëm 60 prej tyre bëhen. Të tjerat janë të pabëshme ose nuk duhet të bëhen sepse janë kriminale. Që do të thotë që, në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje të cilat ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po u the që nuk bëhen ua hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër. Pra, do vazhdojnë të trajtohen : “do shikojmë, do ta trajtojmë, do ta diskutojmë, do ta rishohim kur të rishihet legjislacioni”.

Fjala e zotit Lame mbyllet me tekstin: Kjo nuk përjashton faktin që ne po pregatisim nja 40 mijë objekte me Bashkinë e Tiranës të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat atje, të nesërmen do të veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizua, edhe ikën ata, u bënë me atë, natyrisht ku i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtojë shtëpinë…

Ky ishte përgjimi. Zoti Lame në një përpjekje të tij për përgënjeshtrim deklaroi se përgjimi është bërë në Tetor –Nëntor 2017. Për një moment dua t’i besoj zotit Lame dhe të kuptoj tekstin e tij. Nëse është në Nëntor të vitit 2017, pra 3-4 muaj pas fitores totale të partisë së zotit Rama, çfarë kuptmi ka shprehja: “do vazhdojmë të trajtohen” do të shikojmë, do ta trajtojmë, do të diskutojmë, do ta rishohim kur të rishihet legjislacioni”.

Deri kur do të vazhdojnë të trajtohen kështu? Nëse fati final i atyre ndërtimeve do të ishte rruspa a nuk do të ishte pikërisht ky momenti më i mirë kur mund të ndodhte (Nëntor 2017)? Kur zgjedhjet janë 4 vite larg dhe kostot elektorale janë kaq minimale? Pse përmendet fjala: “edhe unë po të isha kandidat atje do u premtoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata, u bënë me të….”

Me çfarë logjike do përmendeshin zgjedhjet në Tetor-Nëntor 2017?!!! Kjo është një gënjeshtër e trashë fort. Logjika e frikës elektorale në Nëntor të vitit 2017, në zenitin e pushtetit politik të Kryeministrit, e përjashton absolutisht një përkujdeje të tillë. Kjo bie ndesh me çdo logjikë elementare. Prandaj përpjekja e zotit Lame për të përgënjeshtruar përgjimin e publikuar në vend që të vinte vetullat nxori edhe sytë. Ai fjalim është mbajtur në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, kjo nuk ka dyshim. Mundet të jetë në prag të zgjedhjeve të 2017-ë por kjo nuk e ndryshon thelbin e diskutimit.

Artan Lame ka qenë një nga më të zëshmit e kësaj maxhorance që fliste për vlerat e trashëgimisë kulturore, harmonizimin e tyre me urbanizmin modern dhe njëkohësisht kritikën ndaj kaosit urban të kohëve të Partisë Demokratike. Për ironi të fatit ai që tallej me “Tokën e Xanun” u detyrua të bëjë pakt me “Nua Rrokun”. (një nga parullat emblematike të viteve 90).

Taktika të tilla elektorale janë bërë prej 30 vitesh. Puna është se ne menduam se u erdhi fundi. Njerëzit e kuptojnë që për interesa momentale elektorale, partitë kryesore politike e kanë kthyer territorin në një kaos të shëmtuar urban ku është shpërblyer shkelësi i ligjit dhe nëpërkëmbur respektuesi rigoroz i tij.

Por si të zgjidhet një hall i tillë kur kaosi urban i KÇK-së barbare të ndërtimit të mos paguhet gjithmonë nga kurrizi i qytetarit të mirë e të margjinalizuar nga kompromiset elektorale?! A zgjidhet vërtetë problemi duke e fshehur, duke e shtyrë, duke mashtruar? Si do u thonë këtyre njerëzve pas 6 muajve kur tu çojnë fadromën?

Në situate të tilla ka vetëm një mënyrë: ballafaqimi me problemin. Partia Socialiste duhej ta hapte këtë temë në publik, siç ka hapur temën e taksës progresive, pagës minimale, TVSH-në, bujqësinë apo gjëra të tilla me interesa masive. Duke e bërë publike dhe duke kërkuar edhe debat me kundërshtarin politik mundej që në përfundim të kishte më shumë dobi sesa duke e fshehur, duke mashtruar. Ndoshta duke shpjeguar të këqiat e këtij legalizimi kriminal vërtetë mund të humbte votat e atyre njerëzve por do të fitonte simpatinë e mjaft qytetarëve që do të vlerësonin sesnin e shtetit e të ligjit. Mundet që aq sa humbte andej të fitonte në krahun tjetër. Mundej që edhe kundërshtari politik të bashkohej ligjit kundër kundërvënësve dhe të deklarohej që as ai nuk do i legalizonte këto prona. Kështu që reforma do të ishte pa efekt.

Por Kryeministri zgjodhi rrugën burracake. E fshehu problemin me shpresën se do i mashtronte tre muaj dhe pastaj u fuste rruspën të mashtruarve. Tani mashtrimi është bërë publik. Patatja e nxehtë ka mbetur në mes PS-së dhe SPAK-ut.

A është krim mashtrimi me detyrën shtetërore? Nuk e di.

Nëse do ndjekim logjikën e Patronazhisitit të publikuar nga Lapsi, ai që do duhej të futej në burg duhej të ishte gazetari që e bëri publike, Artan Hoxha. Atij i duhej konfiskuar Facebooku, të thirrej në Prokurori, t’i kërkohej burimi i informacionit. Deri sa të marrin vendim SPAK-u është një vendim tjetër më i afërt. Më 25 Prill, votat e këtyre 100 mijë njerëzve duhet të shkojnë kundër mashtruesve të tyre.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

opinione opinione artan lame ermal mulosmani pergjimi i lames artan lame ermal mulosmani pergjimi i lames

Sondazh

Poll
Insights 15 Prill 2021, 11:19

Buxheti dhe Becchetti

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periu...

Insights 12 Prill 2021, 06:22

Pse i harruam gratë në pandemi?

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë ve...

Insights 11 Prill 2021, 20:41

Rama kopjon barcaletën e Fatos Nanos

Edi Rama paska bere spot me ngjarjen e Fatos Nanos. Edhe kete ua thote nje nga ata qe e ka jetuar personalisht ngjarjen dhe njeri nga ata qe e hapi ne publik at...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale