LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rruga Milot-Fier është afera e radhës”/ Gazetari Tomorri tregon prapaskenat: Ekspertët në ministri nuk dinë asgjë, p

30 Qershor 2020, 05:38 Nga DOSJA
“Rruga Milot-Fier është afera e radhës”/ Gazetari

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri e ka quajtur aferën e radhës rrugën Milot-Fier. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, gazetari sqaron se asnjë nga ekspertët në ministrinë e Infrastrukturës nuk dinë asgjë rreth këtij projekti, por presin që t’ua sjellë të gatshëm privati. Shpenzimet e këtij projekti, që sipas tij kapin vlerën e mbi 1 milionë dollarëve, po përcaktohen nga firmat private, të cilat punojnë për interes të tyre.

“Shkurt askush nga ekspertët dhe zyrtarët e ngarkuar të ministrisë nuk di asgjë. Projektin dhe studimin e fizibiltetit do ja u sjellin të gatshëm për të vënë firmat dhe bashkë me të dhe haraçin që do të paguajë buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë. Ky është një film i përsëritur, të cilin shqiptarët e kanë parë njëherë me projektet e inceneratorëve, ku gjithcka u përgatit nga privati në mënyrë obskure dhe korruptive.”, shprehet ndër të tjera gazetari.

Reagimi i plotë:

Milot-Fier, po vjen afera e radhës. Projekti i rrugës Milot- Fier është “gjylja e fundit” e premtimeve bombastike në infrastrukturë pas ëndrrave 3D të tuneleve, që nuk u dihet akoma kosto financiare e mjedisore dhe atyre për hidrocentralin madhështor të Skavicës. Ky i fundit madje riciklohet nga çdo qeveri një herë në 4 vjet, ndonëse askush nuk i hyn llogarive ekonomike e mjedisore të projektit, i cili edhe në kohën e diktaturës e bënte udhëheqësin fuqiplotë të djersitej nga ideja e përmbytjes masive dhe shpërnguljes së gjithë banorëve në zonën më pjellore të Dibrës.

Ambalazhimi dhe marketimi i ëndrrave infrastrukturore në periudhën me depresionin më të madh ekonomik duket se u shërben promovuesve për të fshehur dështimet spektakolare të viteve të fundit. Ky dështim është i qartë kudo, madje edhe tek projektet me financim të siguruar e që u filluan me aq zell nga qeveria dy-tre vite më parë. Rruga Delvinë-Kardhiq, hekurudha Tiranë-Durrës apo unaza e kryeqytetit nxjerrin në pah jo vetëm pa-aftësinë manaxhuese të proceseve por edhe dalldinë korruptive të “qenve të oborrit që kanë dalë nga zinxhirët” dhe luftojnë për cdo kockë të fundit të thesarit të gjymtuar publik.

Por le të kthehemi tek Gjylja e fundit Milot-Fier, që sipas ministres së Infrastrukturës do të jetë një investim i ngjashëm me gazsjellësin TAP. Në fakt këtu historia bëhet sa komike aq edhe obskure e korruptive, sidomos e thënë shkarazi gjatë inaugurimit të Bypasit te Fierit, një tjetër dëshmi e gjallë e dështimit të një projekti të filluar nga qeveria e Sali Berishës dhe që u zgjidh vetëm në mandatin e dytë të Edi Ramës.

Komike sepse në çdo dalje publike Edi Rama dhe Belinda Balluku shpikin nga një projekt të ri madhor në infrastrukturë, por për asnjë prej tyre nuk ka nga pas ndonjë strategji apo dokumet zyrtar mbështetës. Njëherë u trumbetua koncesioni për rrugën Tiranë-Durrës, më pas u shpik Thumanë-Rrogozhinë, që rrugës u tenderua si Thumanë-Kashar dhe pastaj u anullua për t’u bërë prapë Thumanë-Rrogozhinë. Por saga qesharake nuk përfundon këtu.

Në një dalje publike vetë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku tha se kishte anulluar koncesionet e rrugëve Milot Balldren dhe Orikum Dukat, pasi do të behej segmenti i Korridorit Blu. Më pas rezultoi që asnjë nga këto kontrata nuk është anulluar, por thjesht u janë hequr fondet për këtë vit. Ndërsa Thumanë-Kashar- Rrogozhinë sëë fundmi është zëvëndësuar nga varianti Milot-Rrogozhinë-Fier me koncesion dhe me pagese.

Një qeveri, e cila në në një vit të vetëm shpik dhe ndryshon 6 projekte strategjike në rastin më të mirë është strategjikisht qesharake. Në rastin më të keq i ndryshon prioritetet strategjike të vendit sipas parimit kush ofron bakshishin më të lartë. Me sa duket në këtë rast janë të dyja, Fundja korrupsioni të bën edhe qesharak.

Nëse kërkon projekt, dokument apo strategji se si u percaktua gjylja e radhës Milot-Fier të gjithë ngrenë supet dhe sytë duke thënë….e di ai Lart. Kur kërkon informacion se kush është grupi i punës që po merret me këtë proces siç kërkon ligji i partneritetit publik privat, pra komiteti i ekspertëve nga ministruia e financave dhe ajo e infrastrukturës, që duhet duhet të përgatisin studimin e fizibilitetit dhe vlerësimin leverdisshmërisë ekonomike askush nuk e di por të gjithë presin t’ja u sjellë të gatshme privati.

Në ministrinë e Infrastrukturës ka kohë, që flitet se një kompani greke po merret me këtë projekt duke ndryshuar mendje sa herë llogaritë nuk i dalin ashtu siç ndryshojnë dhe deklaratat ministrore që siç duket ndjekin oreksin e privatit te interesuar. Ky projekt, i cili mendohet se do të shkojë mbi 1 miliardë dollarë si rregull duhet të përgatitet me shumë kujdes pasi implikimet buxhetore janë të konsiderueshme dhe në kuadër te ndryshimeve ligjore, që nuk lejojnë me projekte me propozime të pakërkuara shteti duhet të ishte lideri i këtij procesi. Teksa dëgjon deklaratat e ministres se me këtë çeshtje po merret një grup ekspertësh dhe se shumë shpejt do te hapet gara mendon që gjithçka ka përfundur dhe është gati.

Por në ministri të gjithë ngrenë supet. Asnjë studim nuk është përgatitur, askush nuk e di koston e projektit, askush nuk ka bërë llogari të besueshme të trafikut potencial dhe si rrjedhim garancitë financiare që do të paguajë nëse buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se një tjetër aferë e kobshme po pergatitet, ku një kompani e huaj punon për llogari të saj, percakton shifrat sipas interest të saj, madje duke bërë dhe studimin e trafikut dhe kostove, në kundërshtim të plotë më ligjit dhe në konflikt të pastër interesi.

Shkurt askush nga ekspertët dhe zyrtarët e ngarkuar të ministrisë nuk di asgjë. Projektin dhe studimin e fizibiltetit do ja u sjellin të gatshëm për të vënë firmat dhe bashkë me të dhe haraçin që do të paguajë buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë. Ky është një film i përsëritur, të cilin shqiptarët e kanë parë njëherë me projektet e inceneratorëve, ku gjithcka u përgatit nga privati në mënyrë obskure dhe korruptive.

Tashmë taksapaguesit po paguajnë faturat e panumërta të aferës korruptive, ndërsa në ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Financave askush nuk di të thotë se sa do të shkojë kosto perfundimtare, që do të paguajë buxheti i shtetit per inceneratoret. Por tani po vjen gjylja korruptive e radhes, Milot-Fier.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri rruga milot-fier klodian tomorri rruga milot-fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet