LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rrugaçë që përdhosin qytetarin”/ Lamallari: Këta kriminelë janë arrestuar të paktën 1 herë nga policia

7 Tetor 2021, 21:29 Nga DOSJA
“Rrugaçë që përdhosin qytetarin”/ Lamallari:

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, gjatë bisedës për krimin në vend, sidomos nga të rinjtë si në rastin e 21-vjeçarit Aldi Rama, tha se të gjithë personat e implikuar në raste të tilla janë shoqëruar të paktën një herë nga policia.

Më tej, ndërsa pranoi se shpesh në këto ngjarje kriminale përfshihen edhe punonjës të policisë për përfitime, Llamallari u shpreh se kjo është në rend rritës, por edhe mbi ta është aplikuar zbatimi i ligjit.

Blendi Fevziu: Nuk mund të jepni ju përgjigje për Policinë e Shtetit, por meqë më folët po në këtë studio, përveçse është e tmerrshme dhe përtej kriminale, të qëllosh me armë drejt një oficeri të policisë apo një 21-vjeçar shkatërron jetën e vet, të qëllosh, të vrasësh gruan në shtëpi sepse dëgjon thashetheme të kafja e fshatit apo e qytetit, por është po kaq e patolerueshme që fëmijë 21-vjeç si ai djali që vrau oficerin e policisë të lëvizin me makina nga 200 mijë euro, të harxhojnë 20 apo 25 mijë euro nëpër klubet e bregdetit në verë, shpesh herë ku ngjitur janë tavolina me punonjës policie apo të pozojnë në Facebook me pistoleta mbi tavolinë apo me makina po kaq luksoze dhe me armë në brez. Kjo pastaj është një gjë që nuk tolerohet, sepse nuk bëhet fjalë për krim të organizuar, nuk kërkon ndonjë koordinim të madh me partnerët, nuk kërkon ndonjë investigim të madh, janë banditë apo rrugaçë rrugësh që shesin pak drogë apo nuk e di ç’bëjnë ndonjë akt a shkelje ligji dhe ato para i përdorin duke përdhosur qytetarin normal që shkon të bëjë një jetë normale. Po flasim për rrugaçë rrugësh, për keqbërës rrugësh që po kthehen në model për të rinjtë.

Besfort Llamallari: Patjetër edhe policia ka përgjegjësinë e saj, ashtu si çdo hallkë e shtetit dhe e shoqërisë shqiptare ka përgjegjësinë e saj dhe nëse ne nuk i biem gjësë në kokë dhe të themi që në fakt këto modele të gabuara dhe lehtësinë që tregojmë ndaj korrupsionit, edhe fakti që ka qytetarë mes nesh që pranojnë që të merresh me kanabis ose me drogë, sigurisht mjafton që të sjell të ardhura, të jep makina luksoze, mjafton që të jep vilën në Sarandë…

Blendi Fevziu: Jo vetëm këtë, se kjo mund të ndodhë në të gjithë botën, por ai e ekspozon këtë, zoti Llamallari. Ai ia nxjerr para policisë këtë, sepse keqbërës, në nivele shumë më të larta kemi parë edhe Toto Rinën e Bernardo Provencano në Itali, por për 30 vjet policia nuk i gjente një fotografi. Këtu, këta persona që kanë bërë këtë aktin, kanabisin, tregtinë, që kanë këto para, i ekspozojnë përpara policisë, kjo s’duhet të ndodhte.

Besfort Llamallari: Nuk dua të bëhem i mërzitshëm me statistika…

Blendi Fevziu: Njerëz që do të fshehin para krimi poshtë dyshekut do të ketë, por njerëz që i marrin paratë e krimit dhe t’i përplasin në surrat, kjo është arrogancë ndaj qytetarit normal.

Besfort Llamallari: Absolutisht. Diçka jua them me bindje, që të gjithë këta persona që ju përmendni, përfshirë edhe këto persona gangsterë, të fortë etj, të paktën një herë të vetme, janë arrestuar, janë shoqëruar nga Policia e Shtetit. Tani se çfarë ndodh pastaj, në hallka të tjera që të lirohen, kjo është përtej dhe nuk më takon mua ta gjykoj.

Spartak Koka: Fevziu, se ju kishit edhe lokalet në Sarandë, natën, foli edhe Kryeministri, ku foli tekstualisht shefa komisariatesh që janë tutorë të këtyre pronarëve të lokaleve dhe ku të rinj si ky që ishte në Lezhë, të armatosur, me drogë e me të gjitha. Ta themi edhe rolin e policisë, e cila është shumë e rëndësishme në këtë pikë, te pjesa për të cilën ju thoni, për pjesën e pozimit dhe hajde t’i rikthehemi diskutimit për problematikat e policisë.

Besfort Llamallari: Patjetër, ka edhe shefa të tillë, ka edhe punonjës të tillë, ka shumë të tjerë që janë në trend rritës, janë ndëshkuar, janë hetuar dhe janë arrestuar nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa, po ashtu siç ka, për fat të keq, 225 oficerë policie të shtetit shqiptar, të cilët janë vrarë.

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besfort lamallari besfort lamallari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet