LIVE UPDATES
Aktualitet

Rusët, një histori me spiunazh në Qerret? Ç’dimë deri tani për vdekjen e 4 turistëve

19 Tetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Rusët, një histori me spiunazh në Qerret?

Prej të premtes, hetuesit më të lartë në vend janë rikthyer disa herë në resortin “Gloria” për të këqyrur dhe administruar prova e për të rivlerësuar vendngjarjen, ku u gjetën të vdekur katër rusët: Sergeiu Burenkov, i lindur më datë 21 korrik 1961, Natalia Burenkova lindur më 14 prill 1963, vajza e tyre Ekaterina, lindur në 8 shkurt 1990 dhe partneri i saj, Nikita Belouslov, lindur më 2 dhjetor 1984.

Vizita më e beftë e prokurorëve dhe policisë kriminale ishte gjatë të hënës, ku ata ripanë ambientet e pishinës së brendshme e njohur si SPA dhe xhakuzi në zonën e Qerretit dhe që frekuentohet më së shumti nga turistë të huaj, kryesisht rusë dhe serbë.

“Ky ambient në zonën e nëndheshme, vijon të jetë i bllokuar për llogari të hetimit dhe po ashtu edhe dhomat e viktimave“, – tha një zyrtar i lartë i policisë për Gazetasi.al, i cili insiston se ky perimetër do të vazhdojë të jetë një vendangjarje derisa të ketë konkluzione të sakta mbi shkaqet e vdekjes së katër turistëve.

Por në përpjekje për të zbuluar se çfarë ndodhi ditën e fundit dhe në pritje të analizave të mjekësisë ligjore IML, prokurorët e Kavajës po bëhen gati që përmes ambasadës ruse të kërkojnë informacion zyrtar mbi identitetin e vërtetë të viktimave.

“Ne jemi të sigurt që emrat e tyre, janë ashtu si kartat e identitetit që kanë dorëzuar në agjencinë turistike të vendit të tyre, megjithatë, që të jemi të sigurt 100%, nuk do mungojë kërkesa për marrjen e identitetit të vërtetë. Janë katër vdekje të dyshimta dhe nëse bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, të dyshimtë e bën fakti se si ata ndërruan jetë brenda një periudhe aq të shkurtër, ndonëse moshat variojnë”, deklaron me plot dyshime eksperti kriminalist i policisë për Gazetasi.al.

Në anonimitet, grupit të hetimit ua ka zhbalancuar pistat jo vetëm hapësira e zgjeruar e ambientit të nëndheshëm, ku gjendet pishina që ishte pastruar me klor, por fakti që njëri ndër ta dyshohet se ka qenë ushtarak i lartë.

Nga të dhënat që janë informale, dyshohet se Sergei ka qenë i angazhuar si ushtarak me gradë madhore, por këto të dhëna janë të disponuara në rrugë informale – përmend një nga specialistët e agjencive ligjzbatuese.

Në të vërtetë, në resortin e Qerretit vijojnë të jenë me shërbim agjentë civilë, të antiterrorit dhe të shërbimit informativ. “Ne dimë që viktimat udhëtuan në Ohër, rrugës së kthimit qëndruan ashtu si në mëngjes në një lokal në Librazhd, por ende nuk ka një version përfundimtar nga Maqedonia e Veriut se ku ishin dhe çfarë konusmuan në Ohër dhe kë takuan”, – tregon një nga anëtarët e hetimit.

Megjithatë për hetuesit, fija e vetme qe po ndjekin, nuk janë vetëm këqyrjet dhe rikëqyrjet në pishinë, që duket se janë pa asnjë premisë, por përgjigjet e IML.

Nga ana e tyre, mjekët e mjekësisë ligjore, po procesojnë çdo analizë të mundshme. “Po kryhen analiza në gjak, stomak dhe çdo analizë tjetër e mundshme për të parë e zbuluar shkaqet e vdekjeve të katërfishta”, – tregon njëri nga mjekët e IML-ë sipas të cilit, përgjigjet do jenë në dispozicion të Prokurorisë së Kavajës afërisht në mesin e muajin nëntor.

Çdë analizë kërkon kohën e saj për t’u procesuar, ndaj edhe policia shkencore që do të japë përgjigje për disa pyetje të tjera kërkon po ashtu kohë.

Është një dosje e vështirë, vendi i ngjarjes me viktimat që janë jashtë ujit, të lënë të kuptosh se çdo gjë është e dyshimtë. Por dëshmia e njërit prej punonjësve që deklaron se pastroi pishinën në mëngjes me klor, është një nga versionet, pasi kur CL ndërvepron me oksigjenin gjatë dezinfektimit, ajo veti pastruese për ujin, në të kundërt ka veti helmuese.

Kjo është një pistë, ndaj eksperimentet po vijojnë ndonëse pishina është pastruar shpesh në këtë formë dhe nuk ka pasur asnjëherë një pasojë të tillë”, – shprehet eksperti i vendngjarjes.

Deri më tani, katër ditë pas vdekjes së katërfishtë, teksa hetimet ngjajnë se po përparojnë shumë ngadalë, i është lënë vend konspiracioneve, të cilat i besojnë edhe hetuesit që kanë në dorë dosjen. Njëherazi po kuptohet se në vendin tonë nuk ekzistojnë teknikat e përparuara për të analizuar në kohë elementë si uji dhe ajri, për të cilat deklarohet se i janë dërguar për ekspertizë ISHP-së.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret natalia burenkova sergei burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret natalia burenkova sergei burenkov

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet