LIVE UPDATES
Politike

Rusia nuk mban inat: Jemi të gatshëm ta sjellim vaksinën edhe pas reagimit të ashpër të kryeministrit Rama

6 Shkurt 2021, 21:55 Nga DOSJA
Rusia nuk mban inat: Jemi të gatshëm ta sjellim vaksinën edhe pas

TIRANË– Rusia vazhdon të jetë e gatshme të ofrojë vaksinën e saj për Shqipërinë pavarësisht refuzimit dhe reagimit të ashpër të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim për Gazetën Si, Ambasada Ruse në Tiranë thotë se nëse Tirana zyrtare dëshiron të nisë negociatat me Fondin Rus të Investimeve Direkte për marrjen e vaksinës, atëherë Moska do të jetë e gatshme t’i fillojë. Megjithatë, ambasada nuk e fsheh “habinë” me deklaratat e kryeministrit Rama pas ofertës së Rusisë disa javë më parë, kur deklaroi se ishte një provokim për të cilin selia diplomatike në Tiranë duhet të kërkonte ndjesë.

Qeveria e secilit vendi vendos vet me cilët kompanitë ajo dëshiron të negociojë marrjen e vaksinave. Nëse Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të dëshirojë të mbajë negociata me Fondin Rus të Investimeve Direkte, Fondi në fjalë patjetër do të jëtë i gatshëm t`i fillojë ato. Në këtë rast kjo gjë nuk ka asgjë të bëjë me ambasada ne vetëm mund të informojmë organet përkatëse shtetërore për mundësi të tilla”, thekson ambasada ruse në përgjigjen e saj për gazeta Si.  Përfaqësia ruse komentoi edhe reagimin e zotit Rama duke thënë se “ne ishim të habitur.”

Më 28 janar, nëpërmjet një letre dërguar këshilltarit të kryeministrit, Endri Fugës, nga Fondi Rus i Investimeve Direkte, Moska sinjalizoi se ishte e gatshme të vinte vaksinën Sputnik V në dispozcion të vendit tonë, por Rama hodhi poshtë propozimin, duke deklaruar se “fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një meme”.

Megjithatë kreu i qeverisë shqiptarë zbuti ndjeshëm qendrimin e tij pasi Gjermania deklaroi se ishte e hapur për përdorimin e vasksinës ruse, e cila ishte vaksina e parë e zbuluar kundër koronavirusit të ri. Duke folur pas mbërritjes së dërgesës së parë nga kompania farmaceutike Pfizer, Rama deklaroi se nëse Bashkimi Europian miratonte vaksinën ruse, atëherë vendi ynë do ta merrte në konsideratë, por se për momentin ishte i përqendruar tek vaksinat perëndimore.

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen”, do të deklaronte Rama.

Ky ndryshim kursi i kreut të qeverisë erdhi pasi kabineti i kancelares Angela Merkel do të njoftonte se po konsideronte furnizimin me vaksina ruse.

Në mungesë të vaksinave nga kompanitë farmaceutike perëndimore, Gjermania mund të miratojë përdorimin e vaksinave ruse ose kineze. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se është i hapur për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë.

“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”, tha Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ai tha megjithatë se vaksina kundër koronavivrusit duhet të kalojë nëpër një proces të gjatë autorizimi. Këto komente të ministrit gjerman vijnë ndëkohë që Europa po përballet me vonesa të dërgesave të dozave të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Cilat vende po përdorin vaksinën ruse?

Nga ana e saj, Rusia tha se do të jetë në gjendje, ta furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave, që në gjysmën e dytë të vitit 2021. Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA), edhe pse për Sputnik-V ka pasur skepticizëm të madh mes dyshimeve se vaksina ende nuk ka kaluar nëpër të gjitha studimet e nevojshme klinike.

Ngadalësimi i fushatës së vaksinimit për shkak të uljes së numrit së dozave të shpërndara nga kompania amerikane Pfizer në Bashkimin Europian ka bërë që Greqia të konsiderojë marrjen e vaksinës ruse Sputnik-V. Lazaros Karnesis, mjek i përgjithshëm dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit njoftoi se qeveria greke është vënë në lëvizje për përdorimin e vaksinave ruse.

Sipas tij, vaksina ruse ka treguar që është efektive dhe së shpejti do të marrë aprovimin. “Sa më shumë vaksina, aq më mire”, theksoi ai. Një studim i fundit zbuloi se vaksina ruse Sputnik V ka 91.6% efikasitet kundër koronavirusit, duke shënuar kështu një rezultat të ngjashëm me atë të kompanisë amerikane Moderna. Rezultatet vijnë nga provat klinike të më shumë se 20,000 personave. Vaksina, e cila mbështetet nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), jepet me dy doza me largësi prej 21 ditësh.

Hungaria është bërë në janar shteti i parë anëtar i BE-së që miratoi vaksinën ruse kundër koronavirusit, duke e autorizuar fillimisht për në përdorim 6 mujor. Ndërkohë, Serbia ishte vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka siguruar vaksinën, deri më tani, duke marrë dërgesa nga Pfizer-BioNTech dhe vaksina Sputnik V dhe vaksina kineze. Presidenti Vuçiç ka premtuar të krijojë fabrika për të filluar prodhimin e vaksinave në vend, siç u bë në kohën e ish Jugosllavisë. Sipas raporteve të medias, pajisjet e kërkuara do të sigurohen nga Moska, pasi Serbia synon të prodhojë vaksinën e Rusisë. Derisa kapacitetet e prodhimit të rriten, Serbia do të marrë qindra mijëra doza nga Moska.

Ashtu si Beogradi, Republika Srpska kryesisht e populluar nga serbët, është gjithashu në bisedime për vaksinën Sputnik. “Ne jemi duke negociuar intensivisht me institucionet kompetente ruse për shpërndarjen e vaksinës Sputnik dhe, realisht, kontingjenti i parë do t’i dorëzohet Republika Srpska në shkurt” tha Dusko Peroviç, kreu i Përfaqësimit të Republikës Srpska në Moskë. “Unë i besoj vaksinës ruse, nuk u besoj narrativave tregtare që vijnë nga Perëndimi,” deklaroi Milorad Dodik, udhëheqësi i Serbëve të Bosnjës, duke i bërë thirrje qëverisë të ndalonte së shpresuri tek BE-ja dhe të lidhte një kontratë me Rusinë.

Vendet e Ballkanit kanë luftuar për të pasur akses në vaksinat COVID-19 nga kompani dhe programe të shumta, por përvec Shqipërisë dhe Serbisë, vendet e tjera janë ende duke pritur për vaksinat për një afat të pacaktuar. Kosova ka siguruar 500,000 vaksina anti-COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer, por nuk është e qartë nëse ato do të mund të arrijnë përpara shkurtit. Ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë kthyer sytë nga Kina, duke  porositur vaksinën e kompanisë kineze Sinopharm.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “sputnik v” ambasada ruse ne tirane edi rama shqiperia nis vaksinim “sputnik v” ambasada ruse ne tirane edi rama shqiperia nis vaksinim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet