LIVE UPDATES
Bota

Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

4 Shkurt 2021, 07:27 Nga DOSJA
Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes fajtore se kishte “justifikuar terrorizmin”.

Seanca duhet parë në kontekstin më të gjerë të veprimeve ligjore të Moskës kundër Radios Evropa e Lirë / Radios Liria (RFE / RL) ku Prokopyeva është gazetare.

Një gjykatë ruse muajin e kaluar gjobiti rrjetin e pavarur të lajmeve të financuar nga Shtetet e Bashkuara për mosrespektim të ligjit për agjentët e huaj.

Ndërmarrja e masave ligjore nga ana e Rusisë kundër RFE / RL është një përpjekje për të penguar qasjen tek mediat e pavarura, thonë analistë të medias dhe rajonit.

Moska ka ngritur në mënyrë të pandalshme “një rrjet ligjesh dhe kufizimesh kundër RFE-së”, tha ish-presidenti i këtij rrjeti, Thomas Kent në një intervistë me shërbimin rus të Zërit të Amerikës. Zoit Kent e drejtoi Radion Evropa e Lirë/Radio Lirinë nga viti 2016 deri në 2018.

Gjobat kundër RFE / RL janë një shenjë se Rusia po i zbaton ato ligje, i tha Zërit të Amerikës Gulnoza Said, e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në New York.

Rrjeti u gjobit me 1.1 milion rubla ($ 14,400 USD) muajin e kaluar për mosrespektim të ligjit rus për agjentët e huaj, të rishikuar rishtas. Gjobat ishin për drejtorin e përgjithshëm dhe shërbimet e RFE-së, përfshirë Radion Liria dhe rrjetin televiziv në gjuhën ruse “Current Time” një bashkëpunim i RFE/RL-së me Zërin e Amerikës.

Sipas ndryshimeve në ligj vitin e kaluar, organet e medisa që marrin fonde nga jashtë Rusisë, duhet ta etiketojnë përmbajtjen e tyre si të prodhuar nga “agjentë të huaj”.

RFE / RL është një nga rrjetet e pavarura të Agjencisë Amerikane për Media Globale, ku përfshihet edhe Zëri i Amerikës. Të dyja rrjtetet marrin fonde nga Kongresi por janë të pavarura në aspektin redaksional.

Vendimi i Rusisë për të shtuar dispozita të mëtejshme në ligj, u kritikua nga grupet ndërkombëtare të të drejtave, përfshirë Amnesty International, e cila në një deklaratë vitin e kaluar tha se ligji ishte një përpjekje e mëtejshme nga autoritetet për të “ndrydhur mendimet e kundërta”.

“[Ligji] do të vendosë etiketimin stigmatizues ‘agjent i huaj’ për individët – siç ka bërë [për vite me radhë] për OJQ-të e pavarura – të cilat vlerësohet se ‘marrin pjesë në aktivitete politike në interes të shteteve të huaja’ “, tha Natalia Prilutskaya, studiuese e organizatës Amnesty për Rusinë.

Moska bëri ndryshime të tjera në ligj në vitin 2017, si kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit që urdhëroi të gjitha mediat ruse me bazë në SHBA të regjistroheshin si agjentë të huaj.

RFE / RL kishte refuzuar të zbatonte legjislacionin e rishikuar pasi druhej “se kjo do të diskreditonte punën e saj”, sipas ligjvënësve amerikanë. Në një letër drejtuar Presidentit Joe Biden, ligjvënësit i bënë thirrje administratës t’i bëjë të qartë Rusisë se kufizimet ndaj RFE / RL-së ishin të papranueshme dhe “do të përballen me pasoja të rënda”.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë/Radio Lirisë janë shpesh “më të mirët mes më të mirëve” në rajonet që mbulojnë, i tha Zëri i Amerikës Said, i cili kryeson programin për Evropën dhe Azinë Qendrore të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Urdhri që organet ndërkombëtare të mediave ta etiketojnë punën e tyre si të prodhuar nga agjentë të huaj, të kujton periudhën Sovjetike dhe krijon mosbesim midis lexuesve dhe audiencës, tha zonja Said për Zërin e Amerikës, duke shtuar se, “qëllimi përfundimtar është të shkurajohen rusët që ta përdorin këtë informacion.”

Zoti Kent tha se ai beson se Moska po përpiqet të pengojë gazetarët e rrjetit sepse RFE / RL është një nga të paktat media që kanë mbetur të pavarura që mbulojnë lajmet ruse.

“Prej disa dekadash, qeveria ruse është përpjekur të pengojë punën e Radio Lirisë. Është një nga mediat më të mëdha në Rusi që nuk është nën kontrollin e Kremlinit,” tha zoti Kent, një bashkëpunëtor në Fondacionin Jamestown, organizatë kërkimore dhe analizash, në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e shtypit e ambasadës ruse në Uashington, D.C., nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për komente. Por një mbështetës kryesor i legjislacionit për agjentët e huaj, ligjvënësi Andrei Klimov, u citua në gazetën New York Times të thoshte se RFE / RL nuk kishte “asnjë lidhje me gazetarinë” dhe se ndiqte “urdhërat e drejtpërdrejta të Departamentit të Shtetit”. Ai shtoi se legjislacioni për agjentët e huaj duhej të shtrengohej përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Në çështjen ndaj gazetares Prokopyeva, seanca e apelit ishte tregues i një prirjeje më të gjerë të autoriteteve ruse për të përdorur masa ligjore kundër zërave të pavarur, thanë analistët e medias.

Gazetarja u dënua vitin e kaluar për “justifikim të terrorizmit” – një akuzë e mbështetur nga gjykata ushtarake e apelit të martën. Akuzat burojnë nga komentet që Prokopyeva kishte bërë në një intervistë në lidhje me një shpërthim vetëvrasës me bombë. Kur gjykata më e ulët e dënoi zonjën Prokopyeva, ajo e gjobiti gazetaren dhe i konfiskoi pajisjet.

Në atë kohë, presidentja në detyrë e RFE / RL-së, Daisy Sindelar, dënoi vendimin e gjykatës së ulët, duke thënë, “Cilësimi i fjalëve të saj si” justifikim terrorizmi “është një shtrembërim i qëllimshëm dhe i motivuar politikisht që synon të heshtë zërat kritikë.

Zonja Said i tha Zërit të Amerikës se vendimi i apelit ishte zhgënjyes. CPJ e nderoi zonjën Prokopyeva vitin e kaluar me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit, që ndan organizata.

“Është emblematike se si autoritetet ruse trajtojnë gazetarët, jo vetëm ata që punojnë për media si RFE / RL që financohen nga jashtë, por çdo gazetar, përfshirë ata që punojnë për mediat lokale që guxojnë të kritikojnë autoritetet, apo edhe thonë diçka që nuk është në përputhje me linjën e Kremlinit, “tha zonja Said për Zërin e Amerikës.

Autoritetet ruse e shohin gazetarinë perëndimore si një përpjekje për të ndërhyrë në punët ruse dhe nuk i pëlqejnë pozicionet e këtyre mediave mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit, shton ajo.

“Disa prej tyre ndoshta shumë sinqerisht besojnë se Perëndimi ka një axhendë të shkatërrimit të regjimit të Putinit përmes raportimeve të RFE / RL-së për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin,” tha ajo.

Zoti Kent ndan një pikëpamje të ngjashme, duke thënë se përpjekjet për të penguar raportimin “në thelb përputhen me qëndrimin e qeverisë se ka të drejtën të vendosë se çfarë informacioni marrin rusët dhe se populli rus nuk është i aftë që të mendojnë vetë.”/

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi rusi

Sondazh

Poll
Bota 4 Shkurt 2021, 07:04

Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat ...

Bota 3 Shkurt 2021, 21:44

Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin masivisht në 14 shkurt dhe të votojnë. Gjatë f...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen