"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Sa dëgjoi ‘Ndal Policia!’ nxorri armën nga brezi’/ Breçani tregon aksionin e vitit 2008 në Durrës: Si e arrestuam
23 Mars 2021, 06:34Nga DOSJA
TIRANË– Erzen Breçani, ish-pjesë e Policisë së Shtetit ka treguar momentin e arrestimit të Edmond Koçit (Mond Çekiçi) në dhjetor të vitit 2008. I ftuar në emisionin “Opinion”, Breçani ka treguar se kishin marrë një informacion të qartë lidhur me vendndodhjen e tij dhe kishin vendosur ta prangosnin për armëmbajtje pa leje.
Në rrëfimin e tij, ish-drejtuesi i Policisë ka bërë me dije se në momentin që Mond Çekiçi kishte dëgjuar thirrjet “Ndal Policia” kishte nxjerrë armën.
PJESË NGA BISEDA:
Erzen Breçani: Mond Çekiçin e kam njohur personalisht. Në vitin 2009 paraqiste rrezikshmëri të lartë. Unë kam qenë me forcat RENEA, kam marrë pjesë vetë në arrestimin e tij. Po 2008, e saktë. Na dhanë informacionin e saktë për vendndodhjen e tij, ishte një lokal në lagjen e tij. Kishte dy hyrje dhe dy dalje. U vendos për ta arrestuar dhe forcat e RENEA në moment që ndërhymë ky nxorri pistoletën. Ua drejtoi punonjësve të RENEA, aty e neutralizuam.
Fevziu: Ishte gati të qëllonte?
Erzen Breçani: Po! Isha prezent aty. Ishte shumë i rrezikshëm. Sa dëgjoi “Ndal Policia”, ai ka nxjerrë armën, por ne e neutralizuam se e kishim mbikqyrur më parë. Informacioni ishte i saktë, ku ishte ulur…
Fevziu: Pse e arrestuat?
Erzen Breçani: Për armëmbajtje pa leje. Dhe u dënua për dy vite. Atëherë aq ka qenë dënimi, deri në 3 vite.
(k.m./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit, i cili u ekzekutua në Fier dhe një ditë më parë u vu në pranga 37-vjeç...
KANADA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku një 15 vjeçare me origjinë shqiptare, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksident aut...
TIRANË– Zëvendës ministri Julian Hodaj është përplasur me ish-drejtorin e Policisë, Arben Hajdarmataj, teksa flisnin për atentatin ndaj prokurorit Ar...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka shënjuar zonën e Fushë Krujës si një vend ku përgatiten vrasësit me pagesë. I ftuar në “Open”, Kikia tha se aty është ndër...
TIRANË– Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj është përplasur me zëvendës ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Teksa flisnin për atentat e ndodh...
DURRËS– Alket Buçpapaj, personi që plagosi me armë zjarri Arbër Tivarin mbrëmjen e sotme, është dënuar më herët me dy vite burg. Dosja.al ka mësuar ...
KUKËS- Bashkia e Kukësit, ka njoftuar për gjendjen aktuale në qytetin e Kukësi dhe në fshatrat përreth, të cilat janë përfshirë nga dëbora. Në njoftim thuh...