LIVE UPDATES
Aktualitet

Sa kushton jeta e një njeriu?

3 Gusht 2021, 09:24 Nga DOSJA
Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte si specialiste sigurie fizike.

Dy ekspertiza – një e bërë prej paditësve dhe një tjetër e urdhëruar nga gjykata, gjetën se kompania publike që monitorn trafikun ajëror kishte shkelur rregullat e sigurisë në punë, duke e lënë gruan shtatzëne të shërbente me orë të zgjatura pranë një skaneri të sigurisë që lëshonte rrezatim.

Ekspertët përcaktuan se rrezatimi ishte fajtor për deformimet e fetusit dhe vdekjen e fëmijës. Kompania i kundërshtoi këto gjetje, por sipas gjykatës nuk solli prova për të kundërtën.

“Rezultoi se kjo palë ka shkelur rregullat e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese në rastin konkret”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Mbi këtë ekspertizë Gjykata e Fierit vendosi më 12 shkurt 2020, në vendimin me numër 688 një masë dëmshpërblimi prej 38 milionë lekësh për paën paditëse. Dy prindërit morën secili nga 14.1 milionë lekë dëm pasuror dhe jo pasuror, ndërsa motra e foshnjës së vdekur 10.6 milionë lekë dëm jo-pasuror, i ndarë në dëm moral dhe ekzistencial.

Koncepti i vendosjes së një çmimi në para për jetën është rrënqethës për shumë njerëz. Shumë syresh argumentojnë se paratë nuk mund të kompensojnë humbjen e pësuar nga familja. Padi të kësaj natyre për humbje jete si rrjedhojë e aksisdenteve në punë nuk janë të shpeshta në sistemin gjyqësor shqiptar.

Megjithatë, numri i tyre është rritur gjatë viteve të fundit – në mënyrë të veçantë ndaj kompanive publike, duke ndërtuar dhe një metodologji mbi të cilën vlerësohet dëmi për familjarët e viktimave.

Megjithatë, jo të gjithë të aksidentet trajtohen njësoj nga gjykata dhe shumica e aksidenteve në kompani private nuk dërgohen në gjykata ose zgjidhen me pajtim.

Kjo vjen si pasojë e faktit që në aksidentet që shkaktohen në kompani private, shpesh prokurorët fajësojnë viktimat gjatë hetimeve penale, duke i mohuar të drejtën familjarëve të tyre për të kërkuar kompensim.

Vlera e jetës

Vendimet e gjykatave në raste të dëmtimeve në punë bazohen në Vendimin e Unifikuar Nr. 12 të vitit 2007 të Kolegjit të Bashkuar Gjykatës së Lartë për dëmet jashtëkontraktore. Aty përllogariten 4 lloje të dëmit që duhet të dëmshpërblehen. Dëmi pasuror përfshin fitimin e munguar apo shpenzimet e shkaktuara. Ndërkohë, dëmi jopasuror ndahet në kategoritë e dëmit biologjik, që përfshin dëmshpërblim për cënimin fizik dhe psiki, dëmin moral që përfshin vuajtjen shpirtërore dhe dëmin ekzistencial, që jepet për të paguar cënimin e cilësisë së jetës së të dëmtuarit.

Në rast se viktima humb jetën dëmi biologjik konsiderohet i plotë, por ai nuk paguhet dhe përdoret vetëm si masë matje për dëmin moral dhe ekzistencial, që variojnë secili nga ¼ deri në ½ e tij.

Por ndërsa dëmi pasuror është lehtësisht i identifikueshëm, dëmi jo pasuror është produkt i formulave shpesh të komplikuara.

Avokatja Oliana Andoni, që ka ndjekur një sërë padish për dëme jashtëkontraktore, i tha BIRN se në përllogaritjen e vlerave përfshiheshin një sërë koeficientësh të përcaktuar kryesisht në një rregullore të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për dëmet nga aksidentet në rrugë.

Sipas Andonit, përveç koeficentëve të pensionit, të të ardhurave mesatare, shpenzimeve dhe kapitalizimit që përdoren për të përllogaritur dëmin, dëmshpërblimi në këto raste ishte i një natyre tjetër, pasi nuk mbulohej nga një kontratë sigurimesh dhe as prej kufizimeve të saj.

Në disa vendime gjykate që BIRN shqyrtoi vlerësimi i dëmit jopasuror në rastin kur aksidetit ka shkaktuar një viktimë, ka variuar nga 3 milionë lekë deri në 17 milionë lekë. Vetëm në një nga 7 paditë me viktima, gjykata ka marrë për bazë pjesërisht vlerën minimale të dëmit të llogaritur nga eksperti.

Në vendimin për vdekjen e një 56-vjeçari që ra nga skela ndërsa lyente fasadën e një pallati në Fier në shtator 2016, gjyqtari Taulant Banushi, bazuar në ekspertizën e psikologut analizoi se vetëm një prej familjarëve kishte pësuar traumë të atillë për të marrë dëmshpërblim maksimal, 3 të tjerë morën vlerën minimale dhe bashkë me dëmin pasuror shuma e dëmshpërblimit shkoi afërsisht 17 milionë lekë.

Ndërkohë dëmshpërblimi maksimal prej 16,9 milionë lekë dëm jopasuror është dhënë nga gjyqtari Alfred Konomi në vendimin e datës 8 tetor 2020, në çështjen e familjarëve të elektricistit Prend Ceca kundër OSHEE. Ceca, 34 vjeç, vdiq në shkurt të vitit 2019 gjatë punës, ndërsa trupi i tij mbeti për rreth 5 orë në shtyllë për shkak të zonës së thellë ku ndodhi aksidenti.

Sipas juristëve çështjet e akisdenteve në punë janë të ndryshme nga njera-tjetra, si rrjedhojë edhe dëshpërblimet e dhëna nga gjykata variojnë.

Në vlerësim e gjykatës përfshihen një sërë faktorësh, prej moshës, të ardhurave që fitonte personi në momentin e aksidentit në punë, numri i anëtarëve në një familje dhe vlerësimet që bëhen prej ekspertëve psikologë apo i atyre të vlerësimit të dëmeve.

Një prej elementëve që merret prej rregullores së AMF-së për aksidentet në rrugë quhet ‘Koeficienti i Shumës së Kapitalizuar’ – me të cilin shumëzohen të ardhurat pa shpenzime dhe është elementi me më shumë ndikim. Sa më i ri të jetë viktima aq më i lartë është koeficienti dhe më i madh dëmshpërblimi.

Avokatja Irena Dule nga qendra ‘Res Publica’ në Tiranë thekson se këto faktorë i shpjegojnë diferencat në dëmshpërmbime edhe nëse ato janë të mëdha.

Diferencat nga rasti në rast nuk janë domethënëse edhe nëse do të ishin të mëdha, për shkak se këto diferenca vijnë për shkak të faktorëve të shumtë që merren në konsideratë”, tha Dule.

Avokatja Oliana Andoni i mëshon edhe faktit se mjaft gjyqtarë “tremben” të japin vlera të mëdha dëmshpërblimi dhe madje sipas saj i referohen gabimisht legjislacionit.

“Ka gjyqtar që zbatojnë rregulloren nr.53/2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, për dëmet jashkontrakore, për arsyen e vetme se vlera është më e vogël se sa ajo në bazë të vendimit unifikues të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë”, tha ajo.

Andoni shtoi se ka raste që gjykatat, përndryshe nga vendimi unifikues që përcakton se për fëmijët apo për personat e papunë për referencë të ardhurash merret paga mesatare, i referohen pagës minimale. Ndërkohë Irena Dule thotë se ndikim në vendimin e gjykatës në mjaft raste kanë edhe avokatët e ekspertët.

“Duke qenë se praktika gjyqësore në dhënien e dëmshpërblimeve me karakter jopasuror në përgjithësi – përfshirë atë të krijuar për shkak të aksidenteve në punë, nuk është e pasur dhe me traditë, roli i avokatit dhe ekspertit në orientimin e mirë të kërkesës dhe evidentimin e dëmeve është i rëndësishëm”, tha ajo.

Nga ana tjetër vetë vendimi i unifikuar që merret për bazë nga gjykata në këto raste lë një hapësirë jo të vogël interpretimi kryesisht sa i përket dëmit moral dhe atij ekzistencial për të cilët llogaritet një minimal dhe një maksimal. Sipas kësaj formule gjykatësi mund të zgjedhë të japë vlerën minimale, atë maksimale ose një vlerë të ndërmjetme, sipas vlerësimit të tij.

Dëmshpërblimi si korrektim i papërgjegjshmërisë

Padia e ngritur nga prindërit Engjëllit që vdiq menjëherë pas lindjes zbulon një sërë problemesh sa i përket sigurisë në punë në Shqipëri. Siç rrjedh prej vendimit të gjykatës, nëna e Engjëll u kthye në detyrë pas lindjes por u shkarkua tre muaj më vonë në tetor 2017, pasi mungoi për pesë minuta në vendin e punës.

Një procesverbal i mbajtur nga vetë Albcotrol mbi arsyet e largimit nga detyra të punonjëses së sigurisë – në të cilin zbardhet debati mes punëmarrëses dhe eprores së saj në kompani, u përdor më pas në gjykatë prej paditësve për të dëshmuar shkeljet.

Sipas pjesëve të debatit të zbardhur nga gjykata, drejtues të kompanisë pranojnë se gruaja kishte punuar me turne të gjata edhe pse rregullorja parashikonte rotacion çdo 30 minuta, nuk i ishin njohur raportet mjekësore dhe ishte neglizhuar fakti se punëmarrësja ishte shtatzanë. Në debat citohet drejtuesja t’i thotë paditëses se “turni nuk duhet të lihet vetëm, sido që të jetë çështja.”

Albcontrol pretendoi në gjykatë se i zbatonte rregullat e sigurisë në punë, por gjykata thotë se ata nuk kishin vënë në dispozicion asnjë provë për të treguar se si ndaheshin turnet dhe çfarë masash ishin marrë. Po ashtu në vendim thuhet se edhe pse paditësja kishte dorëzuar raporte shëndetësore në të cilat specifikohej se ishte shtatzëne, kompania këmbënguli se nuk kishte dijeni për gjendjen e saj.

Duke iu referuar pretendimeve të kompanisë se bënte 2 kontrolle shëndetësore në vit dhe se këto nuk kishin gjetur probleme te paditësja, Gjykata shprehet se nuk u paraqit asnjë provë e këtyre kontrolleve.

“Nuk rezulton të jetë provuar fakti nëse gjatë periudhës së shtatzënisë është aplikuar ndonjë kontroll mjekësor bazë nga mjekët e punëdhënësit, si dhe nëse është pasqyruar fakti i shtatëzanisë në këto dokumenta”, thuhet në vendim.

Gjykata shprehet se kompania kishte dështuar t’i ofronte gruas mbrojtjen e veçantë që ligji u njeh grave shtatzëna në punë.

Hetimet e mangëta shpëtojnë privatët

Por ndërsa kompanitë publike po përballen me padi në gjykata dhe po paguajnë dëmshpërblime të majme, ato private duket se janë më “të mbrojtura” pavarësisht numrit të lartë të aksidenteve në punë.

Sipas avokates Andoni arsye kryesore për këtë ishin hetimet penale të dobëta që bëhen nga prokuroria.

Kryesisht këto raste mbyllen prej hetimeve penale që nxjerrin fajtorë viktimat,” tha ajo, ndërsa theksoi se vet nuk kishte përfaqësuar asnjë palë kundër një kompanie private.

“Në këtë rast, të dëmtuarit apo trashgimtarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë shpërblim dëmi”, shtoi ajo.

Hetimet e dobëta të aksidenteve në punë kanë qenë objekt diskutimi edhe më herët. Në raportet e vlerësimit të tre prokurorëve në procesin e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe më pas Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë theksuar mangësitë në këto hetime si cënim të jetës.

KPK dhe KPA i kanë theksuar se hetime e prokurorisë në mënyrë të padrejtë ia linin fajin përgjithësisht viktimës, duke nënvizuar se kjo përbënte “shpërfillje ndaj humbjes së jetës njerëzore”.

Në vendimin për sharkimin ish-prokurorit Ramadan Troci, KPA shprehet se vendimet e tij përbënin cënim të të drejtave të njeriut.

“Mungesa e hetimit dhe moskryerja e veprimeve procedurale të nevojshme ka penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka cenuar zbatimin e garancive të Konventës Evropiane për mbrojtjen e Lirive e të Drejtave Themelore të Njeriut, sepse është e pamundur të garantohej parimi thelbësor dhe bazik i kësaj konvente, e drejta për jetën”, thuhet në vendimin e KPA për largimin e Trocit nga sistemi i drejtësisë.

Për shkak të korrupsionit të gjithëpërhapur, familjet e punëmarrësve të aksidentuar në kompani private shpesh herë i zgjidhin kërkesat për dëmshpërblim jashtë gjykate.

Në përgjithësi këto zgjidhje janë në disfavor tepër të dukshëm të palës së dëmtuar”, tha avokatja Irena Dule.

Dule theksoi se procesi i vetingut ka sjellë edhe pengesa sa i përket trajtimit të çështjeve për dëmshpëblim për shkak të aksidenteve në punë.

“Efektet e reformës në drejtësi me mungesë gjykatash, ku një çështje që nis sot mbaron pas shumë vitesh, është faktor kryesor demotivues për të çuar çështje në gjykatë dhe për të përfituar dëmshpërblimin e merituar sipas rastit”, tha ajo, ndërsa nënvizoi se për këtë arsye shumë punëmarrës shtyhen në procese pajtimi.

“Kjo për shumë faktorë, siç janë pozita e fortë e punëdhënësve dhe nevoja e palës së dëmtuar të ketë një konflikt më pak me një palë ‘të fortë’”, përfundoi Dule.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jeta e nje njeriu jeta e nje njeriu

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron