Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Plagosi me thikë 16-vjeçarin gjatë sherrit mbrëmë në Tiranë, identifikohet autori
3 Gusht 2021, 09:06Nga DOSJA
TIRANË– Identifikohet autori i plagosjes së një 16-vjeçari në Tiranë, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Zhan D’ark”.
Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta është një 27-vjeçar me iniciale N. K., i cili ka qëlluar me thikë të miturin, i cili ka përfunduar në spital.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUKËS– Vijon operacioni “Morina”! Policia ka prangosur në flagrancë Elket Osmanin, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt kufirit të Morinës...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 31-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi dyshohet se kanë mbjellë lëndë ...
BERAT– Aksion anti-kanabis në Berat! Tre persona janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre pasi policia ka gjetur një sipërfaqe të mbjellë me kanabis...
GJIROKASTËR– Zjarri, i cili përfshiu fshatin Palokastër është vënë nën kontroll gjatë natës por ka djegur rreth 5 hektar kullotë. Në këtë aksion u an...
GREQI– Një krim makabër ka tronditur Greqinë, ku djali ka vrarë të atin duke e masakruar me thikë pas shpinë. Protothema ka zbuluar detaje nga vrasja, duk...
TIRANË– Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë lidhur me vendimin për të pezulluar ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës. Në vendimin e sig...
TIRANË– Një sherr i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy të rinj janë filmuar duke grushtuar dhe shkelmuar me forcë n...