LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Sa qenke rrit të keqen xhaxhai”, ja si fillojnë ngacmimet seksuale brenda rrethit familjar

12 Korrik 2019, 11:32 Nga DOSJA
“Sa qenke rrit të keqen xhaxhai”, ja si fillojnë ngacmimet

Ngjarja shokuese e publikuar 2 netë më parë nga emisioni “Fiks Fare” i cili tregoi abuzimin seksual 3 vjeçar të një babai me vajzën e tij adoleshente duhet të na alarmojë të gjithëve si shoqëri. Veç kësaj duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën se si ndodhin ngacmimet apo abuzimet seksuale brenda familjes, apo atij që njihet nga psikologët si rrethi i besimit, fenomen ky për të cilin shumë pak flitet publikisht.

Në një intervistë për bitchmagazine.al psiko-seksologia Besarta Taçi, drejtoreshë e Qendrës Klinike të Psiko-traumatologëve EMDR shpjegon në mënyrë të detajuar se si veprojnë abuzuesit apo dhunuesit në të tilla raste, që shpesh janë njerëz të afërm me lidhje gjaku apo farefisnore.

“Ngacmimet seksuale fillojnë në mënyrë graduale sepse fatkeqësisht personi që është agresori ka nevojë që dalëngadalë ai fëmijë do të jetë për një periudhë kohore shumë konfuz. Kështu që janë përkëdhelje në fillim, “marshalla të keqen xhaxhi sa qenke rrit”. Ngacmimet fillojnë nga mosha 2 deri në moshën 8 vjeçare. Kjo është periudha ku rrezikshmëria është shumë e madhe. Nëse unë filloj një ngacmim të tillë në një moshë shumë të vogël, jam I sigurt që fëmija nuk do ketë mundësinë ta flasi, ta tregojë. Nëse unë e filloj në këtë moshë kaq të vogël, flasim për perona që kanë trajta të pedofilisë.Me kalimin e kohës ajo do bëhet një sjellje “normale” për fëmijën. Fëmija nuk e bën dot dallimin, kështu që në trurin e tij ndodh gjatë gjithë kohës”.

Taçi, e cila përgjatë eksperiencës së saj në Itali dhe Shqipëri ka trajtuar dhjetra raste të ngjashme, shpjegon se si është përjetimi i një fëmije apo adoleshenteje kur përballet me abuzimin apo ngacmimet e njeriut të familjes.

“Drama është ndryshe nga një ngacmim seksual që mund të vijë nga një I panjohur, ku adoleshentja, I rrituri, fëmija e kupton që fajin e ka ai tjetri që e ka ngacmuar. Këtu po flasim për personin që ty të do më shumë në këtë botë, që të ka dhënë një jetë, që kujdeset për ty, që ti varesh totalisht nga ai. Mund të flasim për rastin e babit por edhe për një xhaxha që është shumë prezent në familje. Imagjnojmë situatat e emigrimit apo situatat kur babai ka një sëmundje kronike, kështu që vjen një dajë apo xhaxha i cili kujdeset shumë dhe ne i detyrohemi atij. Dhuna nuk është vetëm sjellje abuzive. Abuzimi seksual nuk është vetëm prekja, por prodhon fobi, mendime 24/24 dhe fëmija është gjatë gjithë kohës në : Si ka mundësi që ai që më ka më shumë xhan është ai që po bën gjëra të turpshme karshi meje. Ndoshta jam unë që I kam parë në ëndërr, unë që i kam imagjinuar, ndoshta kjo gjë nuk është e vërtetë”

Ajo çka është më e rëndësishme, veçanërisht për prindërit që duhet të jenë më vigjilentët, është se fëmijët siç shpjegon psiko-seksologia e kanë shumë të vështirë të tregojnë kur janë pre e abuzimit seksual nga një I afërm. Ndaj dhe është shumë më i rrezikuar se sa në rastin kur përballet me ngacmimet e një të panjohuri.

“Fëmija e ka shumë të vështirë që të shprehë një gjë të tillë. E para e punës sepse nuk janë ekskluzivisht sjellje seksuale, por janë sjellje afrimiteti, dhurata,përkujdesje, pagesa shkollash. Ka interval të ndryshme në kohë kur këo sjellje janë në mënyrë të alternuar dhe këto e dizorientojnë akoma më shumë fëmijën. Fëmija e mendon shumë se çfarë do të ndodhte nëse do të shprehte këtë gjë dhe shpeshherë ka frikë se nuk do kuptohet. Pra nga dikush i panjohur e ndjen rrezikun sepse edhe prindërit kështu të edukojnë. Shumë vajza që kanë hyrë në pubertet përpara kohe mendojnë se janë format e tyre fizike që kanë bërë që të tërheqin babain ose xhaxhain, dajën e gjyshin. Një nënë e cila punon gjatë gjithë kohës dhe ia lë fëmijët prindërve të saj. Ka ndodhur në seancat e mia psikologjike që ekperienca e abuzimit apo trauma ka arritur pikërisht nga një tregim I tillë: Unë jam në një punë goxha të respektueshme dhe nuk e di pse jam në ankth për vajzën. Dalëngadalë personi ka arritur të tregojë arsyen pse dhe kjo ka qenë sepse ajo vetë ka qenë abuzuar nga ai baba. Nëse ai baba ka abuzuar dhe unë ia kam treguar nënës dhe nëna ka thënë “ qepe gojën, çfare thua, turp kush të dëgjon”, ekziston një dezorientim shumë i madh dhe ajo gjë është e mbyllur si brenda nja kasaforte”

Po cilat janë moshat më të rrezikuara nga të tilla ngacmime që ndodhin brenda rrethit të besimit?

“Këta individë të rritur ndalojnë sjelljet seksualisht ngacmuese kur fëmijët rriten. Është ajo mosha kur karakteret seksuale dytësore fillojnë të formohen, 9-12 vjeç që është shumë e vështirë për të kuptuar nëse ka ndodhur një abuzim.  Ne këtu në Shqipëri kemi një praktikë që është e fundit që bota bën , që është inspeksioni vulvo vaginal i fëmijës ku një mjek gjinekolog vërteton nëse ka ndodhur abuzimi. Çdo gjinekolog ose psikoseksolog e ka shumë të qartë se çfarë ndodh në oshën e pubertetit. E gjithë pjesa anatomike është elastike dhe rigjeneruese sepse e mundësojnë estrogjenet si pjesë e rritjes. Pra mund të ndodhë shpeshherë që çdo ngacmim, tentativë ose dhunë fizike nuk lë gjurmë të shikueshme, gjë që në moshën 4-5 vjeçare anë shumë evidente. Neve kemi një lloj ritraumatizimi të fëmijëve në këtë rast.”

Marrë nga bitchmagazine.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ngacmime seksuale ndaj te miturve ngacmime seksuale ne familje ngacmime seksuale ndaj te miturve ngacmime seksuale ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet