Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Salianji: Nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem! Basha ‘barrë’ e rëndë për opozitën
8 Mars 2022, 12:09Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji quan Bashën ‘barrë të rëndë’ për Partinë Demokratike. Pas rezultateve të zgjedhjeve të 6 Marsit, Salianji thotë se rezultati ishte katastrofik për PD pavarësisht çdo përpjekje të çdo demokrati. Me anë të një mesazhi të ndarë në rrjetin e tij social në ‘Facebook’, Salianji thotë se në të shkuarën ka bërë beteja që kryedemokrati Lulzim Basha të ishte kryetar i PD-së pasi mendoja se ajo ishte rruga e duhur. Mirëpo sot ai nuk hesht më. Deputeti thotë se nuk do të heshtë dhe të fshihet përballë një realiteti e se e gjithë përgjegjësia kryesore bie mbi Bashën.
‘Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën! LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!’– shkruan Salianji duke nënkuptuar në këtë mënyrë kërkesën për dorëheqje të Bashës.
REAGIMI:
Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike. Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë. Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet. Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet! Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë! Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën! LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje! Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme!
TIRANË- 280 faqe janë mbushur me arsyetimin e Gjykatës së Posçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin me 3.4 vite burg ndaj ish-...
MALLAKASTËR– Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Mallakastër. Si pasojë e daljes së traktorit nga rruga, në vendin e quajtur Drenovë, ...
TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës. Qytetari me emër Elidon Vrapi është banues në Drenovicë, ishte shpallur në...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reguar menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp të kryeminist...
TIRANË– Një tjetër qendër masazhi është mbyllur sot pasi ishte kthyer në një vend ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit. Në mes të zonës së...
TIRANË– Alban Dyrmishi është pronari i qendrës së masazhit në Tiranë. Ai është ish konkurrenti i Përputhen i sezonit të parë. Dyrmishi kishte krijuar...
TIRANË– Mbrëmjen e kaluar, analisti Baton Haxhiu u akuzua nga drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, se ka këshilluar kryedemokratin ...