All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

E PLOTË-Tahiri në burg, ZBARDHET arsyetimi për shpalljen ‘FAJTOR’, PIKAT ku implikohet

8 Mars 2022, 11:33 Nga DOSJA
E PLOTË-Tahiri në burg, ZBARDHET arsyetimi për shpalljen
All - Paragraf - 1

TIRANË- 280 faqe janë mbushur me arsyetimin e Gjykatës së Posçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin me 3.4 vite burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Dosja.al ka siguruar vendimin duke nxjerrë edhe pikat që kanë vulosur edhe dënimin e tij nga Apeli i GJKKO-së. Në dosje shkruhet se pozicioni i Tahirit si ministër i Brendshëm nuk ka ndikuar në aktivitetin pasi Habilajt funksionin si grup krimianl edhe më parë. Por rritja e tij në detyrë, nga deputet në ministër, u krijoi atyre lehtësira.

“Nga ana tjetër Gjykata konstaton nga fashikulli i gjykimit se para episodit “Augusta” ka vetëm dy elementë provues në dosje që tregojnë lidhjen ndërmjet të pandehurit z. Saimir Tahiri dhe grupit të strukturuar kriminal Habilaj. Së pari, është lidhja e gjakut, fakt i cili ka ekzistuar që në momentin e lindjes së të pandehurit dhe se si i tillë është i pafuqishëm të shpjegojë suksesin kriminal të grupit të strukturuar në Shqipëri. Së dyti, është përgjimi i bisedës telefonike me datë 06.10.2013, 19 ditë para episodit “Augusta”, ku të pandehurit në procedim të lidhur z. Moisi Habilaj dhe z. Florian Habilaj flasim për takimin e këtij të fundit me “shefin e madh”. Sigurisht që Gjykata vlerëson se nga konteksti i të gjithë provave që hedhin dritë mbi zhvillimin e faktit historik penal në kohë dhe në hapësirë ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se “shefi i madh”, si lidhja më e rëndësishme e dokumentuar me pushtetin shtetëror e vëllezërve Habilaj ishte pikërisht ajo me Ministrin e Punëve të Brendshme. Por neni 30 i Kushtetutës, neni 6 i KEDNJ dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Penale kërkojnë që fajësia e të pandehurit të konkludohet jo nga ekzistenca e dyshimeve të arsyeshme por nga mungesa e tyre mbi vërtetësinë e faktit,”-shkruhet në vendim.

Po ashtu, Gjykata pretendon se Tahiri ka lejuar me ndërgjegje personat që ndodhen pranë tij, për të favorizuar grupin e Habilajve. Madje ka pasur edhe telefonata me persona që ishin pranë Moisi Habilajt, e me vetë këtë të fundit, madje ka shkëmbyer edhe 226 mesazhe me të. Por asnjë prej komunikimeve nuk ka pasur asnjë përmbajtje me vlerë. Madje,Gjykata vlerëson se, edhe sikur të pranohet se personi i identifikuar në një bisedë me nofkën “shefi i madh”, të jetë Saimir Tahiri, sërish nuk ka asnjë të dhënë se përmbajtja apo konteksti i kësaj bisede të ketë lidhje me bashkëpunimin e tj me grupin kriminal.

“Saimir Tahiri, ka 4 thirrje telefonike dhe 226 mesazhe me të pandehurin në procedimin e lidhur z. Moisi Habilaj. Asnjë prej këtyre komunikimeve nuk ka përmbajtje dhe se nuk rezulton të ketë qenë në përgjim asnjë prej tyre nga ana e prokurorisë. Po ky punonjës i lartë i Ministrisë së Brendshme ka tre komunikime me mesazh dhe një telefonatë me z. Artan Habilaj. Gjithashtu ai ka dy mesazhe dhe dy thirrje telefonike me të pandehurin në procedimin e lidhur z. Florian Habilaj. Nuk rezulton të jetë hetuar ky shtetas dhe nuk rezulton që ai të jetë vënë në përgjim.”

Sa i përket dhuratave thuhet se grupi Habilaj i ka bërë dhurata të shtrenjta familjarëve të Tahirit, por nuk është gjetur asnjë provë e këtyre dhuratave, por Gjykata vlerëson se i vetmi mjet ndihme i drejtpërdrejtë që kanë arritur të provojnë hetimet kundrejt të pandehurit Saimir Tahiri është pikërisht shitja e automjetit. Benz-i u shndërruanë mjet ndihme me faktin pasues të mosndryshimit të lejes së qarkullimit për më shumë se dy vjet pas shitjes. Po ashtu, lidhja u gjet edhe tek mjeti lundrues që i riparuan Habilajt.

“868.Për rrjedhojë Gjykata, ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, konkludon se shpenzimet e hotelit prej 145 Euro në udhëtimin e parë të riparimit të mjetit lundrues ‘‘Auras’’ për qëndrimin e mekanikëve nga data 10.09.2014 deri me datë 13.09.2014 i ka paguar i pandehuri në procedimin penal të lidhur z. Moisi Habilaj.”

Megjithatë asgjë nga këto prova dhe fakte nuk lë hapësire për të provuar se Tahiri ka bashkëpunuar me Drejtorin e Policisë së Qarkut Vlorë, Jaeld Çela, për grupin kriminal të Halajve.

GJITHË PËRFUNDIMET E GJYKATËS:

Kështu, nga e gjithë analiza e provave të realizuar si më lart, Gjykata ka konkluduar ndër të tjera se:

–              së pari, se shpenzimet 145 Euro për Hotelin L’Approdo në Itali janë paguar nga z. Moisi Habilaj në funksion të riparimit të mjetit lundrues të zotëruar nga i pandehuri z. Saimir Tahiri duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhe për shkak të funksionit shtetëror përfitime materiale;

–              së dyti, se i pandehuri z. Saimir Tahiri ka pasur në dispozicion shërbimet e z. Artan Habilaj në dy rastet e udhëtimit në Greqi për dërgimin e automjetit dhe riparimet e mjetit lundrues, edhe duke realizuar shpenzime në funksion të këtij shërbimi, në Gusht të vitit 2014 duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhe për shkak të funksionit shtetëror përfitime jomateriale dhe materiale;

–              së treti, se i pandehuri z. Saimir Tahiri ka pasur në dispozicion shërbimet e z. Moisi Habilaj në rastin e udhëtimit në Itali në Shtator 2014 për riparimin në Brindizi të mjetit lundrues “Auras”, duke realizuar edhe shpenzimet përkatëse në funksion të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhe për shkak të funksionit shtetëror përfitime jomateriale dhe materiale;

–              së katërti, se i pandehuri z. Saimir Tahiri ka përfituar në tre raste përdorimin e mjetit Audi A8 në pronësi të z. Artan Habilaj, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhe për shkak të funksionit shtetëror përfitime jomateriale;

–              së pesti, se i pandehuri z. Saimir Tahiri ka mbajtur lidhje ndërpersonale të vazhdueshme dhe të qëndrueshme përgjatë periudhës së shtrirjes së faktit historik objekt akuze me z. Artan Habilaj dhe të pandehurin në procedim të lidhur z. Moisi Habilaj, marrëdhënie këto që janë reflektuar edhe në marrëdhëniet familjare të tyre.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur zyrtarisht vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij iu ul 1/3 e dënimit, ndaj dhe Tahiri do të kalojë 3 vite e 4 muaj burg. Vendimi u mor më 4 shkurt, por sot u zbardh i plotë e tani mbetet për t’u parë nëse palët do të vendosin nëse do bëjnë apo jo rekurs në Gjykatën e Lartë. Rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia, por mbetet për t’u parë.

(Lexo arsyetime plotë këtu)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Mars 2022, 11:05

Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. 58-vjeçari me inic...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet