LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta dekreton Medjan në Gjykatën e Lartë, i tërheq vëmendjen KLGJ: Shpejtoni procedurat!

8 Mars 2022, 10:08 Nga DOSJA
Meta dekreton Medjan në Gjykatën e Lartë, i tërheq

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e magjistratit Gentian Medja, si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 11 gjyqtarë, nga 19 totali që kjo gjykatë duhet të ketë. Në njoftimin e shpërndarë sot nga Presidenca, kreu i shtetit shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore. Duke u ndalur konkretisht me emërimin e Gentian Medjas, për rastin e të cilit thotë se ka ka zgjatur plotësisht 2 vjet. Kjo sipas presidentit ndodh që të gjithë aplikantët të mbahen nën presion.

“Në mbështetje të Kushtetutës dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, në respekt e përmbushje të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe të nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Latë plotësisht funksionale, si dhe duke  vlerësuar  të mirëqenë verfikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së të kandidaturës së propozuar, Presidenti i Republikës ka vendosur të shprehet me Dekret për pranimin e propozimit të KLGJ-së, për emërimin e zotit Gentian Medja, si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë,“-shkruhet në njoftimin e presidentit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 2 mars 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Gentian Medja si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit, në fushën e së drejtës administrative. Presidenti i Republikës pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, konstatoi se plotësimi i këtij vendi vakant është shpallur për aplikim që prej datës 26 shkurt 2020, me vendimin nr.83 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Pra kjo procedurë e rritjes në detyrë ka zgjatur plotësisht 2 (dy) vjet.

Në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe përmes Dekretit nr. 13497, datë 07.03.2022, ka vendosur që: Zoti Gentian Medja të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 11 (njëmbëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, pavarësisht këtij dekretimi, shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore. Konkretisht në rastin konkret ndjekja e procedurave të ngritjes në detyrë ka zgjatur plotësisht 2 (dy) vjet, gjë e cila të krijon bindjen se, zvarritja e  procedurave të promovimit në karrierë në Gjykatën e Lartë të gjyqtarëve, simodos pasi aplikantët janë zgjedhur përmes shortit dhe si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, është zvarritur, duke rritur rrezikun që ata të ndiheshin nën presion të vazhduar, si mbi pritshmëritë e tyre legjitime në procesin e kandidimit për t’u emëruar si anëtar të Gjykatës së Lartë ashtu dhe në detyrën si anëtar të Kolegjit Zgjedhor. Është për t`u theksuar fakti se, edhe pse kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë kanë aplikuar për ngritje në detyrë në këtë vakancë, shumë kohë përpara se ata të zgjidheshin me short si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, sërish tejzgjatja e një procedure për rritjen në detyrë për një periudhë 2 (dy) vjeçare nga KLGJ është një standard i papranueshëm. Mbi vonesat e pajustifikuara të KLGJ-së për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e plotë gjyqësore, si dhe lidhur me përpjekjet për të vështirësuar implementimin e reformës në sistemin e drejtësisë përmes ndërhyrjeve në legjislacion që krijonin rrezik për pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor dhe në veçanti të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, Presidenti i Republikës, ka mbajtur qëndrime të qarta parimore, konsistente dhe në mënyrë të vazhduar përmes shumë akteve shkresore të bëra publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, por edhe përmes, Dekretit nr. 11 797, datë 22.10.2020, për kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor të 5 tetorit 2020, realizuar me ligjin nr. 118/2020; apo përmes Dekretit nr. 13 023, datë 14.04.2021, “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 45/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”.

Megjithatë, përpos sa më sipër, në mbështetje të Kushtetutës dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, në respekt e përmbushje të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe të nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Latë plotësisht funksionale, si dhe duke  vlerësuar  të mirëqenë verfikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së të kandidaturës së propozuar, Presidenti i Republikës ka vendosur të shprehet me Dekret për pranimin e propozimit të KLGJ-së, për emërimin e zotit Gentian Medja, si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë.

Pas këtij emërimi Presidenti i Republikës, vlerëson të domosdoshme t’i bëjë thirrje edhe Gjykatës së Lartë, që tashmë me emërimin e anëtarit të 11-të të saj, kjo gjykatë duhet të zhvillojë Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve, për të votuar e zgjedhur sipas Kushtetutës dhe Ligjit, anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas listës së propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që prej 30 dhjetorit 2021. Presidenti i Republikës, gjen rastin të ripërsërisë thirrjen publike, ndaj të gjithë institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë por dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës se;

Pavarësia e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës, duhet të garantohet jo vetëm në dukje, por dhe në themel të saj. Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi të gjyqtarëve dhe veprime të paanshme të shërbimit publik gjyqësor në tërësi. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ashtu si dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira në këto procese, duhet të angazhohen seriozisht dhe jashtë çdo ndikimi, dhe të bashkëpunojnë për bërjen sa më shpejt dhe plotësisht funksionale të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe të sistemit të ndjekjes penale. Funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit, dhe plotësimi i vakancave të shumta të krijuara pranë këtyre gjykatave është me rëndësi jetike për vendin. Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohet një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërfshirës për të marrë masat legjislative apo organizative për mënyrën e plotësimit sa më shpejt dhe me cilësi të vakancave që janë krijuar në këto gjykata. Gjykatat e Apelit, civile, penale apo administrative, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, aktualisht janë tejet të mbingarkuara, ndërkohë që nuk ka ende një strategji me terma të qartë kohore dhe veprimi se kur kjo çështje do të përfundimisht në respekt të standarteve evropiane të ngarkesës për një gjyqtar. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe institucionet e përfshira duhet të realizojnë një proces të plotë dhe transparent konsultimi të draftit të parë të hartës së re gjyqësore; të vlerësojnë me shumë kujdes dhe të mbajnë në vëmendje përpara miratimit përfundimtar, të gjitha komentet, sugjerimet, vërejtjet dhe çdo propozim që vjen nga pjesët e tjera të sistemit të drejtësisë, sidomos të atyre që janë përdoruesit realë dhe të përditshëm të sistemit të drejtësisë. Të gjitha këto çështje kërkojnë angazhim serioz, të sinqertë, masa konkrete dhe të prekshme, veçanërisht kur kjo situatë është e lidhur drejtpërdrejtë me procesin e integrimit evropian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pjesë thelbësore të të cilave është dhe aksesi i plotë në sistemin e drejtësisë dhe dhënia e drejtësisë nga një gjykatë e paanshme, e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm. Ndaj dhe vëmendja e KLGJ-së, KLP-së, Kuvendit të Shqipërisë, dhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse, të përfshira dhe/apo të lidhura me këtë çështje, duhet të jetë e shtuar në këtë drejtim, për të respektuar parimet dhe detyrimet kushtetuese, duke hartuar e implementuar masa konkrete, të prekshme dhe objektive në funksion të realizimit të një shërbimi publik në gjykata, sa më cilësor, sa më pranë qytetarit, dhe përmes një kostoje të pranueshme në përputhje me zhvillimin dhe gjendjen ekonomike.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gentian medja gjykata e lartë ilir meta gentian medja gjykata e lartë ilir meta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen