LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbi 6 bashki! Deputetët kërkojnë largimin e Bashës, ikën Gjekmarkaj e Vokshi (Debatet)

7 Mars 2022, 12:44 Nga DOSJA
Humbi 6 bashki! Deputetët kërkojnë largimin e Bashës,

TIRANË– Deputetët e Partisë Demorkatike kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit! Të gjithë me radhë kanë shprehur zhgënjimin e tyre nga drejtuesi i PD-së pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, ku PD-ja nuk mori asnjë bashki. Zhgënjimet u panë që në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, rreth orës 16:30. Në hyrje të selisë blu, i pari që dha koment ishte deputeti Ervin Salianji, i cili e konsideroi të tmerrshme këtë ditë. Pas tij, u fut Kreshnik Çollaku që nuk bëri komentet, ndërsa kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj kërkoi që gazetarët të mos e pengonin e t’i hapnin rrugën. Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma kërkoi që të mbahej përgjegjësi. E ndalur në hyrje të selisë blu para gazetarëve, Duma tha se kjo situatë ishte dëshpëruese. Vetë Basha nuk e pranon humbjen! Edhe para deputetëve njësoj si para kamerave tha se ai nuk kishte humbur asnjë betejë, por që zgjedhjet e 6 marsit ishin vjedhur. Madje demokratëve u tha se zgjedhjet e djeshme ishin një kurth që PD-ja të ishte e detyruar të merrte pjesë.

Por, kjo deklaratë konsiderohet si fyerje nga ana e demokratëve. Deputetët Dashnor Sula e Ferdinand Xhaferraj kanë kërkuar që Basha të largohet nga posti i kryetarit dhe të hapë partinë. Pas tyre, ka ardhur edhe qëndrimi i ashpër i deputetes Ilda Dhori. Kjo e fundit tha se duhet të ishin demokratët ata që duhet të zgjidhnin personin që i bashkon dhe jo që i përçan. Deputeti Helidon Bushati ka shkuar më tej dhe ka kërkuar një kongres pajtimi për tu bërë bashkë me kolegët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Sipas tij, Basha e Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së. Ai që nuk ka duruar dot më ka qenë Agron Gjekmarkaj. Nënkryetari i PD-së ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion drejtues në parti dhe është shprehur se kërkon të mbetet një deputet i thjeshtë. Pas tij, ka dhënë dorëheqjen edhe Indrit Vokshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Por, pavarësisht replikave, sipas Bashës, rrugët janë vetëm dy, ose të rrinë bashkë e të riorganizohen, ose të lënë partinë në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka qëndruar i heshtur mes këtyre debateve të replikave. Berisha është shprehur i hapur për tu bërë bashkë me deputetët e PD-së, madje duke mos përjashtuar as vetë Bashën. Sipas tij, Basha, e vetmja gjë që duhet të bëjë, është të njohë votën e lirë e të mos e konsiderojë kurth. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues.

DEBATET E PLOTA:

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ferdinand Xhaferri: Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë gare. Duhet te largohesh si kryetar.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll. Duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon.

Helidon Bushati: Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet kongres pajtimi. Të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa

Lulzim Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD për tu mbrojtur nga non grata

Grida Duma:Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam ynë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy, tre apo 27 çfaredo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur. Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund te na besh. E para: Ju  lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj partine demokratike se keshtu dua une si individ. Pyetja tjeter eshte: Si do bejme qe pertej meje te ngreme partine demokratike per vete Partine Demokratike. Cilen pyetje po na drejtoni te paren apo te dyten?,”- mësohet të ketë thënë Duma.

Ramadan Lika: Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që nuk kemi humb, si nuk kemi humb jemi shkatërruar. S’duhet të dalim pa vendim që këtu

Oriola Pampuri dhe Arbër Agalliu: Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha, ne e dinim që do ishin zgjedhje kurth

Lefter Gështenja: Duhet te beni nje hap pas ju i pari pastaj me rradhe te gjithe, ne menyre qe te bashkohen demokratet ne baze. Nuk mund te vazhdohet me keshtu, duhet reflektim i thelle nga te gjithe, nga ju i pari, duhet te sakrifikojme te gjithe qe te shpetojme PD. Nese na dhimset vertete PD duhet ta bejme sot se neser do jete vone. Ju duhet te beni nje hap pas qe te bashkohen demokratet. Sot demokratet jane te ndare. Drejtuesit e partise nuk dalin ne terren jane larguar nga strukturat e PD shkojme vetem per fushata, nuk mund te vazhdohet keshtu. Nuk e kam parë kurrë PD si “lopë për ta mjelë”, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjaret. Dua të të tregoj realitetin, te kam thëne gëzoj respekt për ty dhe do te mbështes por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk te pranojnë!

Xhelal Mziu: Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje!

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati i jep fund vota.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mahmutaj-Bashës: Duhet garë e hapur, debatit i jep fund vota

Xhelal Mziu-Bashës: Jep dorëheqjen, je përgjegjës për humbjen

Elda Hoti-Bashës: Kemi turp nga familjaret, po vihet në diskutim dinjiteti

Gështenja-Bashës: Reflekto, ti i pari, PD nuk është lopë për ta mjelë

Pampuri dhe Agalliu i dalin në krah Bashës: Mos ta kërkojmë përgjegjësinë e humbjes tek ai

Ramadan Lika-Bashës: Jam gati të dorëzoj mandatin, jemi shkatërruar

Ngrihet edhe Grida Duma, i drejtohet Bashës: A ke përgjegjësi për humbjen, na mundi Berisha

U tërhoq nga funksionet në PD, Gjekmarkaj:Të ngrihet një komision për zgjedhje të brendshme

Pas Gjekmarkajt, jep dorëheqjen një tjetër person në Partinë Demokratike

Vetëm 2 rrugë! Basha: Ose rrimë bashkë e riorganizohemi, ose ia dorëzojmë PD-në Berishës

Bushati kërkoi pajtim! Berisha hap krahët: Të rikthehemi në AND-në e Partisë Demokratike

Dorëhiqet Gjekmarkaj, largohet nga funksionet partiake në PD

PROPOZIMI nga PD: Të pajtohemi me Berishën e kolegët tanë!

Basha s’heq dorë: Zgjedhjet m’i vodhën! Deputetët: Largohu, ke përgjegjësi (Plani nesër)

Xhaferri kërkon largimin e Bashës në mbledhje: Na ke fyer, ik!

Basha nuk bën hapa pas: 6 marsi ishte kurth!

VD-PD humbëse në çdo bashki, Bardhi: Betejë e jashtëzakonshme, sa erdha nga Lushnja

VIDEO- PD humbëse në çdo bashki, Alibeaj: Hapni rrugën, mos më pengoni…

PD humbëse në çdo bashki! Shpërthen Grida Duma: Kryetari të mbajë përgjegjësi

VIDEO-MOMENTI/ Salianji pas fitores së Spahisë në Shkodër: Ditë e tmerrshme

Zero komente nga PD! Pas Salianjit, shmanget dhe Çollaku: Kemi mbledhje….

Bardh Spahia merr Shkodrën! Salianji futet në heshtje në seli, u kthen shpinën kamerave

(k.m/f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha pd mbledh grupin 7 mars 2022 lulzim basha pd mbledh grupin 7 mars 2022

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen