Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer me kritika para kancelares gjermane, Angela Merkel lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Samitin e Berlinit, Rama tha se nacionalizmat e vendeve të BE po vrisnin dhe mbanin peng vendet e rajonit, ndërsa shtoi se presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheyli, mbanin gjallë frymën e BE-së në rajon. Po ashtu Rama, komentoi edhe vendimin për Shengenin e Ballkanit, duke u shprehur se të gjithë vendet ishin të mikpritura por nënvizoi se nuk do të prisnin për askënd, duke nënkuptuar Kosovën.
“Do të kërkojmë për gjithpërfshirje. Një proces me të gjithë që duan ta përshpejtojnë. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dua të bëj të qaetë se nuk vendosur që të ndajmë gjësend, askënd por thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur duke përsëritur se të gjithë janë të mirëseardhur. Por duke deklaruar gjithë kohës se nuk do të presim askënd. Rruga është e hapur. Objektivat janë të qarta, varet nga në që të ecim para se të jetë e mundur, duke shpresuar që nga ana e BE do të ndodhë e njëjta gjë. Më duhet të them se Komisioni, presidentja dhe sidomos Komisioneri Verheyli po shpëtojnë fytyrën e Bashkimit Europian në Ballkan,”-tha Rama ndër të tjera.
FJALA E PLOTË E RAMËS:
Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falenderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret. Flakën e shpresës tek e ardhmja. Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces. Është e rëndëisishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve. Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në Be dhe po luajnë rolin e kundërt. Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is ëhat it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. Dua të theksoj se e pata shansin që të ndaja me kancelaren se është e rëendësishme që të ecim para shpejt dhe të shmangim kthimin në një karikaturë të BE, dhe të bëhemi viktima të vetove rtë ndryshme dhe të nevojës për konsenus. I kemi objektivat e qarta. Ajo që tha Ursula është një panoramë mjaft e qartë e asaj që duhet të bëjmë. Treg i përbashkët dhe implementim sa më të shpejtë të 4 lirive të Europës. Kështu që nuk kemi iluzione se kjo do na shpëjtojnë nga hendeku i madh mes nesh dhe BE. Sa për t’ju dhënë një shembull me shifra. Në planin e BE për vitet 2021-2027, Ballkani do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm me Kroacinë. Ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht që janë të mirëmerituara, por është ajo që është. Në fund duhet ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është e bindur dhe do të inkurajojë në përshpejtimin e procesit. Nuk do të kërkojmë konsensus me kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë për gjithpërfshirje. Një proces me të gjithë që duan ta përshpejtojnë. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dua të bëj të qaetë se nuk vendosur që të ndajmë gjësend, askënd por thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur duke përsëritur se të gjithë janë të mirëseardhur. Por duke deklaruar gjithë kohës se nuk do të presim askënd. Rruga është e hapur. Objektivat janë të qarta, varet nga në që të ecim para se të jetë e mundur, duke shpresuar që nga ana e BE do të ndodhë e njëjta gjë. Më duhet të them se Komisioni, presidentja dhe sidomos Komisioneri Verheyli po shpëtojnë fytyrën e Bashkimit Europian në Ballkan.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij përballë liderëve të Ballkanit, gjatë samitit të Berlinit. Mirëpo, jo të gjithë ishin të vëmendshëm ndaj fj...
BRUKSEL– Kancelarja gjermane Angela Merkel tha gjatë takimit të sotëm të Procesit të Berlinit se Bashkimi Evropian se do të shpërndahen tre milion doza të vaksi...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, morën pjesë në Samitin e Ballkanit Perën...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkruan se Bashkimi Europian ka nevojë që të përshpejtojë procesin e integrimit me Ballkanin Per...
TIRANË– Ditën e sotme, është nënshkruar kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës.E pranishme gjatë nënshkrim...
BUDAPEST– Nga Budapesti ku ndodhet për një vizitë zyrtare Eron Veliaj ka folur për Report TV. Veliaj deklaroi se do të vazhdojë me ngritjen e godinës së re së ...
TIRANË– Sot është afati i fundit dhe drejtuesit politikë të Partisë Demokratike janë në përfundim të analizës mbi arsyet, të cilat çuan në humbjen e...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë përshtypjet nga takimi me homologun e Hungarisë, Janos Ader. Takimi u zhvillua pas ceremonisë solemne të përuri...
HUNGARI– Nga Budapesti, aty ku mori pjesë në inaugurimin e bustit të heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veli...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur për herë të parë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shembjen e godinës së Teatrit K...