LIVE UPDATES
Aktualitet

Sana, 26-vjeçarja nga Kabuli rrëfen largimin: Dëgjoheshin vetëm shpërthime, tani u largova nga ferri

7 Shtator 2021, 21:04 Nga DOSJA
Sana, 26-vjeçarja nga Kabuli rrëfen largimin: Dëgjoheshin

Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e së martës historitë e disa prej afganëve të strehuar në Shqipëri. Një prej tyre është edhe 26-vjeçarja Sana, e cila ka mbërritur nga Kabuli.

Sana është një nga qindra vajzat afgane që u detyruan të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit taleban. Ajo nuk dëshiron që mbiemri i saj dhe i bashkëshortit, Abdul Wasey, të bëhen publik, pasi kanë lënë pas familje të cilëve u rrezikohet jeta. Në Kabul, puna e saj ishte të menaxhonte rrjetet sociale dhe të prodhonte emisione për një rrjet të madh televiziv.

“Punonim me një staf produksioni, dhe prodhonim emisione që evidentonin problemet e grave dhe vajzave, të fëmijëve dhe cështje të tjera që nuk marrin shumë vëmendje në vendin tonë, si për shembull shëndeti mendor, të miturit në tregun e punës dhe si po punojnë gratë e shoqërisë afgane”, tregon ajo.

Sytë i përloten kur kujton ndjesinë që i shkaktoi lajmi që talebanët po vinin në Kabul.

“Në momentin që morëm vesh se talebanët po vinin në Kabul… nuk mund ta përshkruaj me fjalë si u ndjeva, dhe e di që të gjitha gratë dhe vajzat atje ndiheshin njësoj si unë. Lloji i terrorit që gratë kanë në zemrat e tyre për shkak të talebaneve është… nuk di as ta shpjegoj”, shprehet Sana.

Dita kur iu desh të linte vendin e saj në mes të shpërthimeve, armëve dhe të qarave ishte më lehtësuesja, por njëkohësisht edhe më e tmerrshmja. Lehtësuese sepse ajo vetë nuk do ta përjetonte terrorin e talebanëve, dhe e tmerrshme sepse nëna dhe motrat e saj nuk do ta kishin këtë fat, as gratë dhe fëmijët e tjerë për të cilët ajo punonte me aq pasion.

“Në datën 26 gusht na telefonoi xhaxhai. Ai tha që duhej se s’bën të gjenim në vend në një autobus që të largoheshim nga vendi. Morëm cfarë mundëm dhe u nisëm menjëherë. Ndërsa po i afroheshim aeroportit, të shtënat e armëve dhe ulërimat e njerëzve bëheshin akoma më shurdhuese. Terminali kryesor i aeroportit ishte komplet i rrethuar nga talebanët. Të gjithë kishin armë në duar dhe gishtin tregues të këmbëza, gati për të shtënë. I ramë rreth e qark aeroportit dhe u vendosëm pas rradhës së autobuzave. Dëgjoheshin vetëm shpërthime dhe zëra fëmijësh. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. Talebanët nuk po lejonin askënd brenda në aeroport. Të gjithë po mendonin c’do të ndodhë tani? Të nesërmen morëm një telefonatë dhe na thanë të shkojmë në terminalin e veriut sepse kishim emrat në listë dhe do na linin të futeshim. Më kujtohet që edhe ajri nuk ishte i pastër, por kishte një ngjyrë të verdhë për shkak të gazrave lotsjellës”, tregon.

Sana dhe Abdul Wasey, të martuar prej 3 vitesh sapo kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të shtonin familjen e tyre. Të dy ishin të dashuruar pas punëve që bënin dhe po jetonin jetën e ëndrrave, tashmë të lënë pas.

“Kur hymë në aeroport m’u duk aq e pabesueshme sepse shancet ishin të pakta. U qetësova, por nga ana tjetër mu rëndua zemra, sepse mendova “po të gjithë këta njerëz jashtë aeropotit? Cfarë do bëjnë?” Kur ishim brenda në avion dëgjuam një shpërthim shumë të madh. E kuptuam menjëherë që shumë njerëz vdiqën në atë shpërthim”, shprehet Sana.

Sana mban në zemër jo vetëm pengun e sigurisë së familjes së saj, por të të gjitha grave, vajzave dhe fëmijëve afgan.

“Isha shumë e apasionuar pas punës time. Gjërat që ne po bënim, sidomos për gratë. Doja të isha zëri i atyre që nuk kishin zë. Doja ta vazhdoja këtë dhe të bëja akoma më shumë. Jam e sigurtë që shumë femra, të mëdha ose të vogla në moshë kishin plane për jetën e tyre. Donin të shkolloheshin dhe të punonin. Tani po dëgjoj në lajme që nuk do të lejohen më ta bëjnë këtë gjë. Këto gra po heqin dorë nga të gjitha ëndrrat e tyre dhe progresin që kishin bërë,”-thotë Sana.

Pavarësisht kësaj, ajo është mirënjohëse që arriti t’i largohej terrorit të talebanëve.

“Ndërsa jemi këtu, dua të falenderoj edhe qeverinë shqiptare që na mikpritën me krahë të hapura”, përfundon ajo.

Marrë nga Opinion.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi sana afganet ne shqiperi sana

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet