All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Raporti i Europol NXIN shqiptarët! Bandat shqiptare “flasin” vetë me Amerikën Latinë, prej 2012 kanë ulur çmim

7 Shtator 2021, 19:01 Nga DOSJA
Raporti i Europol NXIN shqiptarët! Bandat shqiptare “flasin”
All - Paragraf - 1

TIRANË– Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian – Europol. Por nuk lihet pa përmendur roli i mafias dhe grupeve shqiptarë që janë shpërndarë kudo duke krijuar lidhje edhe në Amerikën Latine. Në një raport prej 27 faqesh, të publikuar bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Europol tha se bandat kriminale përdorin qytetet porte të Roterdamit, Hamburgut dhe veçanërisht Antverpin për të transportuar drogën në Holandë, nga ku shpërndahet pastaj në të gjithë Evropën. Ndërsa analizojnë edhe rolin e bandave shqiptare, që sipas tyre, prej vitit 2012 e kanë ulur çmimin e drogës. 

Një studim gjithashtu ka treguar një rënie të konsiderueshme të çmimit të kokainës me shumicë në Holandë duke filluar rreth vitit 2012 (në të njëjtën kohë kur ndodhi zhvillimi i lartpërmendur), duke ia atribuar edhe këtë rolit të trafikantëve shqipfolës. Shumica e kokainës që mbërrin në Antëerp ka të ngjarë të jetë e destinuar për organizatat që veprojnë jashtë Holandës, pasi kokaina shpërndahet më tej në destinacionet e tjera evropiane. Belgjika raportoi se grupet e përkatësisë etnike marokene dhe shqiptare, të cilët janë përfshirë në nxjerrjen e kokainës nga porti, kanë zgjeruar rolin e tyre,”-shkruhet ndër të tjera në raport. Po ashtu në raportin e plotë renditen operacionet e suksesshme të Policive europiane ndaj bandave shqiptare, duke i dedikuar një seksion të veçantë zbërthimit të “Kompanisë Bello”.

RAPORTI I EUROPOL: 

Tregtia e paligjshme e kokainës nga Amerika Latine në Evropë

Diversifikimi i grupeve të trafikimit të kokainës. Fragmentimi i peizazhit kriminal në Kolumbi ka nxitur formimin e aleancave të reja midis grupeve kriminale dhe mundësi të reja për rrjetet evropiane për kontakte të reja me ofruesit në Amerikën e Jugut. Disa nga këto grupe, veçanërisht rrjetet kriminale që flasin shqip dhe ato të tjerat të Ballkanit Perëndimor, kanë spikatur në blerjen e sasive të mëdha të kokainës direkt në burim-duke ndërprerë lidhjet me ndërmjetësin. Një histori bashkëpunimi mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për depërtimin në tregjet europiane nga këto grupe. Ka indikacione për një ndërhyrje të kohëve të fundit të disa grupeve meksikane që veprojnë drejtpërdrejt me ato në Kolumbi. Historia e tyre e gjatë e bashkëpunimit me trafikantët kolumbianë, njohuria për kokainë dhe gjuha e njëjtë u ka dhënë atyre avantazhe. Një studim gjithashtu ka treguar një rënie të konsiderueshme të çmimit të kokainës me shumicë në Holandë duke filluar rreth vitit 2012 (në të njëjtën kohë kur ndodhi zhvillimi i lartpërmendur), duke ia atribuar edhe këtë rolit të trafikantëve shqipfolës. Shumica e kokainës që mbërrin në Antëerp ka të ngjarë të jetë e destinuar për organizatat që veprojnë jashtë Holandës, pasi kokaina shpërndahet më tej në destinacionet e tjera evropiane. Belgjika raportoi se grupet e përkatësisë etnike marokene dhe shqiptare, të cilët janë përfshirë në nxjerrjen e kokainës nga porti, kanë zgjeruar rolin e tyre.  Grupet e përkatësisë etnike marokene gjithashtu mbanin lidhje të ngushta me Holandën, ndonjëherë të bazuara në lidhjet familjare, ndërsa grupet shqipfolëse ishin përfshirë në eksportimin e kokainës e më tej në Itali dhe Shqipëri.Sipas një prokurori spanjoll të specializuar për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Spanjë, 63 rrjetet kriminale italiane Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra vazhdojnë të kenë prani në Spanjë, por grupet nigeriane, shqiptare dhe ruse gjithashtu luajnë një rol aktiv në trafikimin e drogës. Grupet që veprojnë në Spanjë kanë bashkëpunuar prej kohësh me trafikantët kolumbianë. Burimet e medias kanë dokumentuar gjithashtu praninë e trafikantëve britanikë të kokainës në Spanjë. Grupet holandeze janë gjithashtu “lojtarë” të rëndësishëm. Disa burime konfirmojnë rolin e zgjeruar të grupeve ballkanike në tregtinë e paligjshme ndërkombëtare të kokainës, megjithatë raporte të tilla jo gjithmonë e dallojnë identitetin e bandave. Ka të ngjarë që grupet shqipfolëse në veçanti të veprojnë kryesisht në mënyrë autonome nga grupe të tjera që vijnë gjithashtu nga rajoni i Ballkanit (megjithëse ndodh edhe të  bashkëpunojnë). Autoritetet nga Mbretëria e Bashkuar identifikuan grupet shqiptare dhe vlerësuan se ata kishin vendosur kontroll në të gjithë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 2010, Italia, Gjermania dhe Belgjika e kanë identifikuar vazhdimisht shqiptarët në mesin e dhjetë kombësive të para të individëve të vënë në kontakte zyrtare me policinë për të mos u ndëshkuar për veprat penale të trafikut të kokainës. Italia gjithashtu identifikoi grupet shqiptare si më aktivet, që nga viti 2018, midis grupeve të huaja të përfshira në trafikimin dhe shpërndarjen e drogës, dhe vlerësoi se grupe të tilla bashkëpunojnë me organizatat vendase. Duket se grupet shqipfolëse mund të menaxhojnë rrjetet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë Evropën me një shkallë koordinimi transnacional, përveç krijimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine. Disa raporte tregojnë se, duke filluar nga viti 2012, grupet shqipfolëse zhvilluan ndikim në portet kryesore si në Amerikën e Jugut (Republika Bolivariane e Venezuelës, Brazil, Kolumbi dhe Ekuador) ashtu edhe në Evropë (fillimisht në Belgjikë dhe Holandë dhe më pas në Gjermani dhe Spanjë), dhe gjithashtu ishin të angazhuar në shpërndarje në Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe madje edhe Australi. Belgjika raportoi se grupet shqipfolëse, përtej nxjerrjes së kokainës nga portet, ishin përfshirë në eksportimin e kokainës në Itali dhe Shqipëri që nga viti 2018. 

Përkthyer me shkurtime nga raporti i Europol 

(k.m/dosaja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet europol raporti i europol per kokainen europol raporti i europol per kokainen

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Shtator 2021, 16:52

VLORË– Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një shtëpi private në lagjen Partizani në Vlorë. Mësohet se një i ri i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij pasi një konf...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd