Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Sandër Lleshaj ‘zbërthen’ paketën Anti-KÇK: Do godasim në nivel të panjohur më parë
25 Nëntor 2019, 20:43Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbuluar sot në mbrëmje detaje nga paketa Anti-KÇK, duke thënë se nuk ka ende një draft që të jetë për të diskutuar me publikun. Në emisionin “Real Story” në News 24, Lleshaj tha se kjo është një nismë dhe vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në nivel të panjohur më parë.
“Do them që kjo nismë ligjore është nismë politike. Nëse flasim për përdorim politik po, pasi është nismë politike, vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit e korrupsionit në nivel të panjohur më parë. Lidhet me situatën në të cilën ndodhet vendi sot. Ndodhet në një situatë, që karakterizohet nga Reforma në Drejtësi, dhe tashmë kjo reformë po afrohet drejt fazave finale të saj”, tha Lleshaj.
Po ashtu ministri i rendit u shpreh se ky ligj plotëson dhe disa boshllëqe që do të plotësojë kjo paketë Anti-KÇK. “Për të mbuluar edhe boshllëkun e SPAK, BKH, ne kërkojmë të adresojmë dhe zgjidhim këtë problem. Ka dy qasje, e para të dekurajojë krimin, kokat e krimit që kanë komoditetin për të bërë më shumë krime, dhe të fuqizojë instrumentet e luftës ndaj tyre”, shtoi më tej ministri.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në Shqipëri Kryeministri Edi Rama prezantoi pikat kryesore të një pakete të re ligjore që sips tij synon të godasë më fort krimin e organizuar. Paketa duket të ...
TIRANË- Një ndër 56 deputetët e Partisë Socialsite që kërkojnë zgjatjen e hetimeve për Presidentin Ilir Meta është dhe Elisa Spiropali. Por ajo që bie në s...
TIRANË- Presidenti llir Meta i është përgjigjur Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili tha se Kreu i Shtetit duhet të kishte bërë më shumë thirrje p...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me ironi kërkesës së 56 deptuetëve socialistë, të cilët i kanë kërkuar kreut të Kuvendit zgjatjen e afateve...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nga një konferencë për mediat ka bërë me dije se ai do të kërkojë referendume për shumë çështje. Më tej ai tha se sapo ...
TIRANË– Kreu i shtetit Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka deklaruar se më 8 dhjetor do të zbresë në sheshin “Demokracia” për të rikthyer të drejtën k...
TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për Presidentit Ilir Meta, i ka dërguar një kërkesë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky komision duket se do të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prezantimi të paketës Anti-KÇK. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ka dëgjuar sot shumë r...
TIRANË- Paketa Anti-KÇK është sot kryelajmi, pasi të gjithë e kanë komentuar atë. Analisit Fatos Lubonja, ka folur rreth kësaj pakete duke u shprehu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat pas takimit me misionin e FMN-së në selinë blu. Basha tha se FMN ka konfirmuar shqetë...