All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sekretari Blinken parashtron politikën e jashtme të SHBA

3 Mars 2021, 18:17 Nga DOSJA
Sekretari Blinken parashtron politikën e jashtme të SHBA
All - Paragraf - 1

SHBA– Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbajti sot fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si kryediplomat i vendit, ku parashtroi në linja të gjera politikën e jashtme të administratës Biden.

Ai riafirmoi vendosmërinë e administratës për më tepër angazhim në çështjet globale. “Bota nuk organizohet vetë,” tha zoti Blinken. Kur Amerika tërhiqet, ose dikush tjetër do të përpiqet të zerë vendin e saj, ose askush nuk del për të mbajtur barrën dhe kjo çon në kaos, tha ai.

Sekretari i Shtetit tha se për të mposhtur pandeminë, është e nevojshme që qeveritë, shkencëtarët dhe bizneset kudo në botë të punojnë së bashku. Ai tha se nga pandemia duhen nxjerrë mësimet e duhura dhe të investohet si duhet në të ardhmen për çështjet e shëndetit global.

Zoti Blinken premtoi se Amerika do të përdorë fuqinë e shembullit të saj. “Ne do të inkurajojmë të tjerët të bëjnë reforma të rëndësishme, të anulojnë ligje të këqia, të luftojnë korrupsionin dhe të ndalin praktikat e padrejta,” tha ai. Por ai shtoi se SHBA nuk do ta nxisin demokracinë përmes ndërhyrjeve të shtrenja ushtarake ose duke u përpjekur të përmbysin me forcë regjime autoritare.

“Ne i kemi provuar këto taktika në të kaluarën. Sado me qëllime të mira, ato nuk kanë funksionuar. Ato i kanë dhënë ‘nxitjes së demokracisë’ një emër të keq,” tha zoti Blinken.

Ai tha se zgjidhja e problemeve të demokracisë brenda SHBA ka rëndësi të dorës së parë për diplomacinë e saj jashtë. Përndryshe, tha ai, “ne do të bënim lojën e Rusisë dhe Kinës të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë dyshime rreth demokracisë sonë.”

Lidhur me imigracionin, Sekretari i Shtetit tha se një kufi i fortë është me rëndësi thelbësore për sigurinë e vendit, por shtoi se Amerika është vend imigrantësh dhe se duhet ta zgjidhë me diplomaci faktin që vit pas viti, njerëz nga vende të tjera rrezikojnë çdo gjë për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij, zoti Blinken tha se Amerika po bën një përpjekje të madhe për të rivendosur lidhjet me miqtë dhe aleatët. Por ai shtoi se partneriteti me ta nënkupton që secili do të bëjë pjesën që i takon dhe barra nuk do të mbahet vetëm nga SHBA.

Duke folur për revolucionin e sotëm teknologjik, Sekretari i Shtetit bëri thirrje për forcimin e aftësive mbrojtëse kompjuterike të vendit. Ai solli shembullin e ndërhyrjes kibernetike në kompaninë SolarËinds vitin e kaluar, për të cilën dyshohet Rusia dhe që u shoqërua me një depërtim masiv në rrjetet kompjuterike të qeverisë amerikane.

Zoti Blinken tha se Kina është i vetmi vend që ka fuqinë për të sfiduar seriozisht sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar me të gjitha rregullat dhe vlerat e tij.

Ai i përshkroi marrëdhëniet me Kinën si komplekse, ku do të ketë edhe bashkëpunim por edhe qëndrime nga këndvështrimi i një kundërshtari. Sekretari i Shtetit tha se Amerika do të mbrojë vlerat për të cilat lufton, kur shikon se të drejtat e njeriut shkelen në Sinkiang ose kur demokracia nëpërkëmbet në Hong Kong. SHBA, tha zoti Blinken, do ta angazhojnë Kinën nga pozitat e forcës.

Ai i përshkroi marrëdhëniet me Kinën si komplekse, ku do të ketë edhe bashkëpunim por edhe qëndrime nga këndvështrimi i një kundërshtari.

Sekretari i Shtetit tha se Amerika do të mbrojë vlerat për të cilat lufton, kur shikon se të drejtat e njeriut shkelen në Sinkiang ose kur demokracia nëpërkëmbet në Hong Kong. SHBA, tha zoti Blinken, do ta angazhojnë Kinën nga pozitat e forcës.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antony blinken joe biden shba antony blinken joe biden shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë