LIVE UPDATES
Bota

Nisma e RRALLË në Finlandë, shteti i vetëm në Europë që iu “dhuron” shtëpi të pastrehëve

4 Qershor 2019, 12:02 Nga DOSJA
Nisma e RRALLË në Finlandë, shteti i vetëm në

FINLANDË- I vetmi shtet i BE-së që ka zgjidhur problemin e të pastrehëve dhe e gjitha falë iniciativës për t’u dhuruar shtëpi kur ata e kanë të nevojshme, duke iu mundësuar kushtet bazë të një jete më të mirë.

Është e rëndësishme që ata të jenë qiramarrës të kenë një kontratë, të paguajnë qeranë dhe nëse është e nevojshme të aplikojnë për përfitime banimi. Kjo është e gjitha pjesë e të pasurit një shtëpi dhe një strehë, është kjo politika që e bën Finlandën vendin e vetëm të BE-së ku nuk ka të pastrehë.

Finlandezët e parë që ndërrmorën nismën e vështirë dhe shumë të rëndësishme për parimin e të pastrehëve ishin një mjek, një shkencëtar, një politikan dhe një peshkop, të katërt së bashku ndryshuan historinë.

“Ishte e qartë për të gjithë se sistemi i vjetër nuk po funksiononte dhe kuptuam se kishim nevojë për një ndryshim rrënjësor.Me mbështetjen e shtetit, komunave dhe OJQ-së, u blenë banesa, blloqe të reja të ndërtuara dhe strehimore të vjetra të konvertuara në shtëpi të përhershme dhe të rehatshme në Helsinki.”– u shpreh Juha Kaakinen, sekretarja e grupit të punës dhe udhëheqëse e programit për zhvillimin e strehimit të pastrehëve.

Qëllimi i parë i strehimit ishte krijimi i 2.500 shtëpive të reja, tani kanë në total 3.500. Që nga fillimi në vitin 2008, numri i personave të pastrehë në Finlandë ka rënë me mbi 35%.  Ndërkohë në Angli, shifrat e qeverisë tregojnë se numri i të pastrehëve u rrit nga 1,768 në 2010 në 4,677 vitin e kaluar.

Por, strehimi nuk përfshin vetëm një shtëpi, por mundësi për t’u arsimuar, për t’u përfshirë në lojëra, trajtime dhe aktivitete te ndryshme. I gjithë procesi bazohet mbi një seancë gjyqësore, tre mujore dhe pas kësaj kontratat e qiramarrësve janë të përhershme dhe nuk paguajnë qiranë. Disa kanë qëndruar shtatë vjet ose më shumë, të tjerët largohen pas një ose dy vitesh. Në 2018, gjashtë qiramarrës u larguan për të udhëhequr jetë të pavarur.

Shembulli më i mirë i kësaj mundësie është finlandezi, Tatu Ainesmaa, 32-vjeçari  ​i cili për herë të parë në më shumë se një dekadë ai ka një shtëpi në periferi të Helsinkit.

Kjo është një mrekulli . Tani kam shtëpinë time, kam hapsirën time dhe mund të jetoj si dua unë.”-thotë ai. Jeton në banesën e tij dhe njëkohëisht vazhdon rregullisht studimet dhe kurset për kulinari.

Finlanda ka shpenzuar 250 milion euro duke krijuar shtëpi të reja dhe duke punësuar 300 punëtorë të mbështetjes. Por një studim i kohëve të fundit tregoi se kursimet në kujdesin shëndetësor emergjent, shërbimet sociale dhe sistemin e drejtësisë arritën deri në 15,000 euro në vit për çdo person të pastrehë në strehimin siç duhet. Interesi në politikën përtej kufijve të vendit ka qenë e jashtëzakonshme, nga Franca në Australi.

Helsinki zotëron 60,000 njësi banimi sociale, 70% të tokës brenda kufijve të qytetit, kompanitë e ndërtimit dhe ka një objektiv aktual të ndërtimit të 7,000 shtëpive të reja, të të gjitha kategorive. Në çdo lagje të re, qyteti mban një përzierje të rreptë të strehimit për të kufizuar ndarjen sociale: 25% strehim social, 30% blerje të subvencionuar dhe 45% sektorin privat.

Helsinki gjithashtu këmbëngul që të mos ketë dallime të dukshme midis aksioneve të banesave private dhe publike dhe nuk vendos tavan të të ardhurave për qiramarrësit e strehimit social.

Gjithashtu, ka investuar shumë në parandalimin e pastrehë, duke krijuar ekipe të posaçme për të këshilluar dhe ndihmuar qiramarrësit në rrezik të humbjes së shtëpive të tyre dhe duke e përgjysmuar numrin e dëbimeve nga banesat në pronësi të qytetit dhe ato sociale nga 2008 në 2016.

Sekreti i Finlandës? Ndihma e njerëzve të pastrehë fillon me dhënien e shtëpive. Në mbarë vendin, rreth 5,500 njerëz janë ende të klasifikuar zyrtarisht si të pastrehë. Shumica dërrmuese, më shumë se 70%, jetojnë përkohësisht me miqtë ose të afërmit.

“Asnjë model nuk është perfekt, ne ende kemi dështime, por jemi krenar që kemi guximin të provojmë.” – shprhehen organizatorë të kësaj shoqate.

Burimi: The Guardian

Përshtati L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota finlanda ligji per te pastrehet te pastrehet ne helsinki finlanda ligji per te pastrehet te pastrehet ne helsinki


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet