Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në Durrës, 45-vjeçarit iu gjet dhe një ikonë
2 Gusht 2021, 06:32Nga DOSJA
DURRËS– Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi është kapur me disa kilogramë kanabis dhe një ikonë që i përkiste periudhës bizantine. I prangosuri, i identifikuar si Çim Proshka, ishte nën lupën e Policisë pas informacioneve të marra lidhur me aktivitetin e tij të paligjshëm. Në ndërhyrjen ë parë nga Policia, atij iu gjet në mjet 12 kg kanabis dhe ikona, e cila do të shitej.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ikona”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike. Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara, pas një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ikona”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
Ç. P., 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i veprave të artit”.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe pjesa më e madhe e mediave kanë në faqe të parë zjarret që kanë p...
TIRANË– Zjarret janë ende aktive dhe po përpijnë disa dhjetra hektarë pyje dhe kullota të gjelbra. Vlora është zgjuar edhe sot nën pushtetin e flakëve, ku ...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku duket se nuk do të mungojn...
TIRANË– Doni të pajiseni me armë zjarri? Tashmë mund ta bëni edhe online me portalin e-Albania, ku listohen edhe kriteret dhe hapat e procedurave që duhen ...
MAMURRAS– Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka dhënë lajmin për shuarjen e flakëve në zonën e Mamurrasit, të cilat rrezikuan 5 banesa. Me anë të n...
VLORË– Situata e zjarreve vijon që të jetë e vështirë në Vlorë, ku pas mesnatës është përfshirë nga flakët mali i Tragjasit në anë të ByPass-it të Vlorës. ...
HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet se kodra në Himarë është ndezur dhe ka marrë...
SHQIPËRI– Një grup prej 5 grash dhe 14 fëmijësh shqiptarë, mbërritën sot në Tiranë, pasi u riatdhesuan nga kampi “Al Hol” në Siri. Bëhet fjalë për fa...
ITALI- Një sherr i momentit bëri që një 28-vjeçar me origjin shqiptare të godiste me thikë një shtetas italian. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e 35...
VLORË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë ByPass-it të Vlorës. Mësohet se flakët janë përhapur mbrëmjen e sotme dhe po avancojnë duke vënë në r...