LIVE UPDATES
Bota

Senatori amerikan: Rusia po tenton të krijojë pretekst për luftë

19 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Senatori amerikan: Rusia po tenton të krijojë pretekst për

KOSOVË- Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë tha se propozimet e sigurisë që ka prezantuar Moska, që kanë për qëllim të shtensionojnë situatën pas grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit ukrainas, janë sinjal i qartë se Rusia po “tenton të krijojë pretekst për luftë”.

Senatori amerikan, Jim Risch (republikan nga Idaho) tha më 18 dhjetor se propozimet e Rusisë nuk janë marrëveshje për siguri, por listë e koncesioneve që Shtetet e Bashkuara dhe NATO duhet të bëjnë për të kënaqur presidentin rus, Vladimir Putin.

Propozimet, që u prezantuan më 17 dhjetor nga Ministria e Jashtme ruse, kërkojnë që Aleanca Veri-Atlantike (NATO) të ndalojë zgjerimin nga lindja dhe Moska kërkon kufizime mbi aktivitetin ushtarak të Aleancës në Evropën Lindore, përfshirë edhe kufizime në bashkëpunimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Federata Ruse i bëri këto kërkesa duke e ditur mirë se ato janë plotësisht të papranueshme”,- tha Risch.

“Putini e di që Shtetet e Bashkuara dhe 29 aleatët tanë në NATO nuk do të negociojnë të ardhmen e kombeve sovrane si Ukraina, e cila duhet të jetë në gjendje të bëjë zgjedhjet e saj”,– shtoi ai.

Senatori Risch i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe aleatëve të NATO-s që të refuzojnë këto kërkesa, por tha se Aleanca duhet të jetë e përgatitur që Putini ta përdorë refuzimin e kërkesave si justifikim për përdorim të forcës ushtarake. Ai po ashtu i bëri thirrje Kongresit dhe administratës amerikane që të veprojnë përpara se Rusia ta përshkallëzojë edhe më tej situatën.

Aktualisht, Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. SHBA-ja thotë se me këtë veprim, Moska po përgatitet ta pushtojë Ukrainën.

Propozimet ruse, që synojnë disa prej avancimeve të sigurisë që NATO-ja ka bërë në Evropën Lindore dhe në ish-shtetet sovjetike që prej viteve ’90, vijnë në kohën kur tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Kremlinit kanë arritur në nivelin që ishin pas Luftës së Ftohtë.

Një zyrtar i administratës amerikane tha më 17 dhjetor se disa nga propozimet ruse ishin “të papranueshme”, por tha se propozimet e tjera “meritojnë që të diskutohen”.

Ky zyrtar tha se SHBA-ja do të konsultohet me aleatët e saj, përfshirë edhe Ukrainën, përpara se t’i përgjigjet Rusisë lidhur me propozimet.

Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Kievit janë të larta që prej vitit 2014 kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen ushtarake, politike dhe ekonomike për separatistët që po luftojnë në lindje të Ukrainës. Moska mohon se është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në konfliktin në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka shumë prova që e dëshmojnë të kundërtën.

Marrë nga: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota jim risch joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin jim risch joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet