"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Sërish Fushë Kruja në skenë! Sekuestrohet mjeti kyç për atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit, brenda ka gjurmë biologjike t
4 Shkurt 2021, 15:47Nga DOSJA
TIRANË– Pluhuri që ka mbuluar atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier po fshihet dhe ekzekutorët janë drejt zbardhjes. Edhe këtë herë, grupi hetimor, si në shumë ngjarje kriminale është drejtuar në Fushë Krujë, konkretisht në Thumanë.
Dosja.alka mësuar se është sekuestruar një tjetër mjet, brenda të cilit janë gjetur edhe gjurmë biologjike. Makina është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin kriminalistik, ku po ‘zhbirohen’ dhe gjurmët kyçe.
Këto gjurmë mund të zbardhin emrat e ekzekutorëve që i morën jetën 40-vjeçarit nga Kukësi.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit është ngritur “në këmbë” për të kapur personat që fshihen pas atentatit të biznesmenit nga Kukësi, Shkëlzen Kastrati. Efektivë të Policisë kanë zhvilluar aksion blic në disa qytete të vendit; Durrës, Fier e Vlorë, duke kontrolluar banesat e të dyshuarve kryesorë lidhur me ngjarjen. Deri më tani flitet për 7-8 persona të shoqëruar, dy prej të cilëve janë nga Tepelena.
Vrasja e 42-vjeçarit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, me një armë ”Scorpion”, e cila u gjet brenda mjetit “Land Rover”. Arma e gjetur është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Personi që rezulton të kishte në pronësi mjetin e llojit ‘Audi”, me të cilën u larguan dy atentatorët e Shkëlzen Kastratit, ka mohuar pjesëma...
TIRANË– Markelian Qosja, 35-vjeçari që është shpallur në kërkim si vëzhguesi i tre shënjestrave të atentatit të trefishtë në Bradashesh, në vitin 20...
Pas denoncimit të zonjës Refije Halili për fqinjen e saj, se i hedh jashtëqitje në ballkon dhe e kërcënon “Stop” ka takuar zonjën që është akuzuar. Kjo e fundit...
Një fqinje është bërë problematike prej disa vitesh për familjen Halili në “Astir” të Tiranës. Refije Halili është ankuar në emisionin “Stop” se fqinja i hedh j...
Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqimore çapitet ...
DURRËS– Gjenerali Joseph Jarrard ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Portin e Durrësit. Këtë e ka bërë të ditur ambasada amerikane e cila ka ndarë dhe dis...
ANGLI– Shqiptari Anxhelo Xhaferi është i dyshuar për vrasjen e HamaWand Ali Hussain, 30 vjeç. Indiani u gjet i vdekur në pronën e tij në Charterhouse Str...
LEZHË– Rruga që lidh qytetin e Rrëshenit me fshatin e Bukmirës, por edhe njësinë administrative të Kaçinarit, ka pësuar shembje si pasojë e reshjeve...