LIVE UPDATES
Aktualitet

SFIDAT për të mbijetuar! Pagesa private e thyerje karantine vetëm për ndihmë, pacientët e COVID-19 përballen me shërbimi

25 Janar 2021, 18:50 Nga DOSJA
SFIDAT për të mbijetuar! Pagesa private e thyerje karantine vetëm

Pasi u diagnostikua me COVID-19, E. dhe nënës së tij iu rekomandua nga mjeku marrja e terapisë së antibiotikëve me injeksion, me shpjegimin se infeksioni kishte prekur lehtë mushkërinë. Me të blerë ilaçet, 2 familjarët nisën kërkimin e një infermieri që mund të kryente injeksionet, pasi nga qendra shëndetësore iu komunikua se shërbimi në banesë ishte i pamundur.

“Pyetëm edhe në privat, por kosto ishte e papërballueshme për ne”, tregon E., i cili i ndodhur në këto kushte vendosi që injeksionet t’i kryejë në qendrën shëndetësore, duke thyer dhe rregullat e izolimit, që synojnë frenimin e përhapjes së infeksionit. “S’kemi zgjidhje tjetër”,-thotë ai, teksa së bashku me nënën e tij presin radhën në Qendrën Shëndetësore Nr. 10, në kryeqytet.

Infermierja e turnit në këtë qendër, thotë se ky nuk është një rast i izoluar, pasi janë të shumtë pacientët e diagnostikuar me COVID-19, të cilët në pamundësi për të marrë shërbimin infermieror në banesë, thyejnë karantinën për kryerjen e injeksioneve apo marrjen e serumeve, që iu rekomandohet nga mjeku.

“Nuk tregojnë që janë të infektuar me COVID-19, ndërsa ne jemi të detyruar t’u japim shërbimin”,-thotë infermierja, që mban veshur vetëm përparësen e bardhë e jo veshjen e posaçme për COVID-19. Kryetari i Shoqatës së Infermierëve, Elson Jaçaj konfirmon të njëjtën situatë.

“Është e vërtetë dhe ndodh që personat e infektuar nuk tregojnë, pasi i druhen mungesës së shërbimit, por në këtë formë rrezikojnë edhe personelin, të cilët vazhdojnë të punojnë pa mbrojtjen e duhur”,-thotë ai.

Luljeta Janaqi, një infermiere që tashmë ka dalë në pension, tregon se me shpërthimin e epidemisë ka patur shumë kërkesa për kryerjen e injeksioneve të familje.

“Kam patur shumë raste, por do veçoja një të moshuar, e cila nuk kishte asnjë lloj mundësie financiare për të kryer injeksionin”,-tregon Luljeta. “Kërkoi ndihmë te unë, por nuk i shkova, pasi nuk kisha veshje, kërkoi në ambulancë, nuk i shkuan dhe më pas nuk e di sesi ia bëri”,-shton më tej ajo. 

Që nga 9 marsi 2020, kur në vendin tonë u regjistrua rasti i parë me COVID-19 e deri në mesin e muajit janar, kanë rezultuar si të prekur nga infeksioni mbi 65 mijë qytetarë,  pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë hospitalizuar. Olimbi Hoxhaj, kryetare e Rrjetit të Shoqatave të Pacientëve thotë se “mijëra persona me COVID-19 që nuk kërkojnë shtrim në spital kanë nevojë për kujdes shtëpiak. Por, edhe ata që janë të shtruar në spital me simptoma më të rënda prej virusit do të kenë nevojë për kujdesin në shtëpi pas daljes nga spitali”.

“Në situatën e pandemisë, anëtarët e familjes mbeten ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve shëndetësore dhe po përballojnë barrën në kujdes, trajtim dhe mbështetje për familjarët dhe të afërmit e personave me gjendje kronike, me COVID-19 me simptoma të lehta apo edhe me problemet psikologjike për asimptomatikët”,-shton ajo. Edhe kryetari i Shoqatës së Infermierëve thotë se kujdesi infermieror në banesë për të prekurit nga COVID-19, ka probleme.

“Ndonëse duket se aktualisht mjeku i familjes ka marrë një rol të shtuar në menazhimin e situatës, në krahasim me muajt e parë të pandemisë, ky shërbim nuk ofrohet edhe sot”,– thotë ai.

Dosja.al kontaktoi me dhjetra pacientë të diagnostikuar me Covid-19, të cilët konfirmuan se shërbimin infermieror në banesë e kanë siguruar privatisht, teksa mungesa e këtij shërbimi nga shteti i ka ekspozuar këta pacientë drejt shpenzimeve të larta.

“Në kushtet kur pacientët vënë përballë nevojat për shërbime dhe aftësinë e sistemit në ofrimin dhe qasje, sigurisht personat në nevojë do të gjenë zgjidhje dhe alternativa, pasi jeta e çdo individi është e çmuar”,-thotë Hoxhaj. 

“Për të plotësuar këto nevoja emergjente ju drejtohen shërbimeve në klinikat jopublike, shërbimeve infermieristike në banesë me shpenzimet e tyre, konsultave online me mjekë të specializuar, etj. Këto shërbime përfshijnë kryerjen e testimeve dhe analizave laboratorike me kosto të konsiderueshme, blerjen e medikamenteve, pagesa asistence në banesë për shërbime infermieristike, etj.”,-shton ajo, duke theksuar se në mjaft raste, kjo situatë ka sjellë edhe marrjen e terapive të gabuara. Edhe sipas Jaçajt, “janë disa spitale private apo disa lloj shërbimesh që janë ngritur privatisht dhe kanë një kosto shumë të lartë, për një shërbim që i takon për ta bërë shteti”.

Ministria e Shëndetësisë thotë se “shërbimi në banesë patjetër që ekziston”. “Madje pak muaj më parë MSHMS ka dyfishuar ekipet e Urgjencës Kombëtare për shërbimin në banesë”,-tha ministria në një përgjigje me shkrim. “Sipas të dhënave, më shumë se 50% e misioneve të Urgjencës Kombëtare për Covid janë shërbime që jepen në banesë”,-shtoi më tej ky dikaster. 

PROBLEMET E SHËRBIMIT

Jaçaj thotë se në muajt e parë të pandemisë, një nga pengesat e shërbimit infermieror në banesë ishte mungesa e protokolleve, duke e bërë shërbimin jo të kontrolluar mirë e me terapi që shpesh herë nuk rekomandoheshin nga mjekët.

“Nëse mjeku nuk të ka dhënë një terapi për ta bërë dhe ti thjesht ke pyetur rutinë për të bërë atë terapi, normalisht infermieri nuk duhet ta aplikojë këtë gjë”,-thotë kreu i Shoqatës së Infermierëve, duke theksuar se në atë kohë nuk ishin dakord për të ofruar këtë shërbim. Po ashtu, sipas tij një tjetër pengesë është mungesa e veshjeve të posaçme, por mbi të gjithë numri i reduktuar i stafit.

“Vazhdon të mos pranohet që ne kemi mungesë të stafit, sidomos infermierë. Përveçse shumica janë larguar, portali i punësimit hapet dhe ofron shumë pak vende pune në krahasim me nevojën që ka vendi ynë tani”,-shton ai. Ky është një prej konstatimeve edhe në raportin “Në gjurmët e parave COVID-19”, i realizuar nga shoqata “Together for Life”.

“Është lënë jashtë vëmendjes dhe nuk ka asnjë ekip të trajnuar për të ndihmuar një pjesë të madhe të pacientëve me Covid-19, të cilët ndiqen nga një mjek i familjes dhe trajtohen në shtëpi”,-thuhet ndër të tjera në raport.

Hoxhaj e sheh më gjerë problemin, duke e lidhur me Paketën Bazë të Shërbimeve, që duhet të ofrojnë Qendrat Shëndetësore. Aktualisht, ky shërbim bazohet në një model të posaçëm/detajuar për dy kategori kryesore të personave në nevojë: gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-12 muajsh, dhe bazuar në një model më të përgjithshëm për pacientët që vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore që ua bën atyre të pamundur të shkojnë në Qendrat Shëndetësore.

“Ajo që ne si përfaqësues të grupeve të interesit konstatojmë është se ofrimi aktual i shërbimeve në banesë është me natyrë mjekësore dhe përqendrohet në urgjencat mjekësore dhe jo në shërbime të planifikuara për pacientët e moshuar apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike”,-thotë Hoxhaj.

“Infermierët kryejnë detyra të specializuara të fragmentarizuara, kryesisht në praninë e mjekëve të familjes në qendrat shëndetësore.Vlerësimet apo ndërhyrjet në banesë kryhen rrallë”,-shton më tej ajo.

REKOMANDIMET

Jaçaj thotë se ia kanë parashtruar disa herë Ministrinë e Shëndetësisë këto probleme, por gjithçka ‘ka rënë në vesh të shurdhër’.

“Problem është që ne jemi i vetmi vend që nuk merr parasysh asnjë gjë që i atribuohet Ministrisë së Shëndetësisë, qoftë sugjerime apo bashkëpunime dhe kjo gjë na çudit se përse ndodh”,-thotë Jaçaj.

“Ne kemi bërë kërkesë, duke qenë se QSH kanë një personel që nuk është shumë i zënë, dmth nuk ka atë fluks pune, të mund të ndahej me grupe ose të punohet me turne, siç e kanë spitalet”,-shton ai. Kryetari i Shoqatës së Infermierëve thotë se i kanë sugjeruar ministrisë, që stafi i QSH-ve të punojë me 3 turne, ku një turn të punojë me shërbimet në familje dhe 2 turne të punojnë si zakonisht.

“Do të ishte një ndihmë për të gjithë: Edhe për punën në QSH sepse do të ulej fluksi e do e kishin shërbimin para se të vinin aty e të mos tregonin se janë të infemtuar. Por këto gjëra nuk janë marrë parasysh asnjëherë”,-thotë Jaçaj. Luljeta Janaqi, nisur nga përvoja e saj 24-vjeçare si infermiere në sistemin shëndetësor parësor thotë se ofrimi i shërbimit në banesë është tërësisht i mundur.

“Le të ketë në lagje, një mjek e një infermier, që t’i përgjgijet vizitave të shtëpisë. Atëherë i shërbehej çdokujt në shtëpi”,-shprehet Luljeta. “A mund të shkojë një i sëmurë me temperaturë 39 gradë, në ambulancë të bëjë 2 herë në ditë injeksionet?! Nuk shkon dot. Përse të mos ngrihet një shërbim që të ketë një makinë dhe të shkojnë t’ua bëjnë injeksionet, pasi numri i pacientëve nuk është aq i lartë sat ë mos përballohet”,-sugjeron ajo.

Ndërkaq, sipas Hoxhajt, “ofrimi i shërbimeve në banesë duhet të bëhet pjesë e Paketës Bazë të Shërbimeve dhe duhet të ofrohen nga Qendrat Shëndetësore bazuar në një model të posaçëm dhe të detajuar për të gjitha katëgoritë e personave në nevojë dhe llojet e shërbimeve”.

“Shërbimet bazë të kujdesit në banesë në nivelin komunitar janë një nevojë imediate në vendin tonë. Institucionet përgjegjëse duhet ta shikojnë me prioritet ofrimin e shërbimit të kujdesit në banesë, me vëmendje të shtuar drejt grupeve të caktuara përmes adresimit të tyre, duke u bazuar në patologjitë kryesore dhe në nevojat e shprehura e të evidentuara nga popullsia në zonën e mbulimit”,-thotë Hoxhaj.

“Kërkohet një riformulim thelbësor i asaj që një sistem shëndetësor është i detyruar të sigurojë te pacientët me gjendje kronike dhe ata në nevojë për shërbime infermieristike në banesë për shkak të COVID-19”,-përfundon ajo.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ola mitre pandemia e koronavirusit te infektuarit me covid-19 koronavirusi ne shqiperi ola mitre pandemia e koronavirusit te infektuarit me covid-19

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje