LIVE UPDATES
Insights

Sgarbi në Bylis: Një stuhi kake në rrjetet tona kombëtare

10 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Sgarbi në Bylis: Një stuhi kake në rrjetet tona kombëtare

TIRANË- Deklartata e kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, se Bylisi është qytet grek, trazuan jo pak opinionin publik në Shqipëri. Historianë, gazetarë dhe figura publike, reaguan ashpër ndaj thënieve të Sgarbit. Së fundmi ka reaguar edhe publicisti Ardian Vehbiu. Ky i fundit është shprehur se Sgarbi mund të jetë ngatërruar nga Teatri, ndërsa shton se Bylisi është edhe qytet grek edhe Ilir.

Reagimi i plotë

Një stuhi kake – shitstorm – është ngritur në rrjetet tona kombëtare, pasi Vittorio Sgarbi, kritik dhe historian arti nga Italia, e quajti Bylisin “qytet grek”, te një shënim në Facebook. Më pas Sgarbi e konfirmoi, po në Facebook, këtë bindje të vetën, duke shpjeguar se Bylisi ishte “një qytet i lashtë grek i vendosur në Iliri.” Të gjithë ata që u indinjuan me këtë “tradhti” të mikut Sgarbi, treguan të paktën moskuptim esencial të mbiemrit grek në kontekst. Ta quash Bylisin grek nuk është njëlloj si të thuash, bie fjala, se futbollisti Kostas Manolas është “grek.” Kush përpiqet të dijë diçka, në këto gjëra, arrin të dallojë çfarë ka të përbashkët “grekësia” e Bylisit me atë të Manolasit – dhe ku dallojnë nga njëra-tjetra. Natyrisht, Bylisi ngrihej në trojet e banuara nga byllionët, fis i identifikuar si ilir nga Pseudo-Skylax-i, që në lashtësi.Nga ana tjetër, po ky qytet e mbante veten si të themeluar nga Piro Neoptolemi, i biri i Akilit, pas kthimit nga Troja.

Se ç’kanë qenë themeluesit e qytetit, nuk dihet. Me gjasë, banorë ilirë vendës, të cilëve mund t’u jenë shtuar kolonë grekë nga Korinti. Mes zyrtarëve të lartë të qytetit, të cilëve u njihen emrat, mund të identifikosh edhe ilirë, edhe grekë. Pyetjes se çfarë ka qenë Bylisi nuk mund t’i japësh përgjigje univoke. Si qytet në një trevë ilire, i rrethuar nga fshatra të banuara prej vendësve, ai ka pasur një popullsi të përzier – edhe pse banorët me origjinë greke do të kenë qenë të privilegjuarit, si gjetiu në Mesdheun e asaj kohe. Nga ana tjetër, plani i qytetit dhe ato pak ndërtesa dhe struktura që kanë i mbijetuar shekujve, identifikohen qartësisht si “greke” – ose më saktë, si të qytetërimit grek: nga stadiumi, tek teatri, agora, stoat, gjimnazi dhe kështu me radhë. Ekziston një model abstrakt “grek” i qytetit antik, i cili mishërohet në arkeologjinë e Bylisit. Këtë model edhe identifikoi menjëherë Vittorio Sgarbi. Më pas, në Bylis u vendosën kolonë romakë – edhe kjo është e vërtetuar.

Nuk dimë se ç’gjuhë flitej në rrugët e Bylisit; përveçse mund të spekulojmë se mbizotëronte gjuha vendëse – një dialekt i ilirishtes jugore. Por mbishkrimet janë greqisht, dhe më pas latinisht; dhe qytetin nuk e ndan dot nga shkrimi; madje një nga arsyet që togfjalëshi “qytet ilir” është problematik, ka lidhje me atë që ilirët nuk e shkruanin gjuhën e tyre – ose të paktën nuk e shkruanin mbi mediume të forta, si guri. Një pyetje që ia vlen të bëhet, ka lidhje me teatrin: a mjafton prania e kësaj strukture, me tiparet arkitektonike aq karakteristike, për ta bërë një qytet “grek”? Si formë kulturore, por edhe si teknologji e riprodhimit të qytetit, teatri i ka rrënjët në lashtësinë greke, dhe që andej u përhap anembanë Mesdheut. Teatri në Bylis kish një kapacitet prej 7500 vendesh, çfarë lë të kuptohet se mbushej edhe me publik nga fshatrat përreth, në raste festash civike. Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka, që e ka studiuar Bylisin veçan, pyet[1]: mMe një pjesëmarrje të tillë, ku zotëronin njerëzit e zakonshëm… [a] mund të kuptoheshin nga shumica tragjeditë e Eskilit apo komeditë e Aristofanit? A është vallë e tepruar të mendohet se pjesët teatrale duhet të ishin shkruar në gjuhën ilire, që të kuptoheshin për masën e gjerë?

Por mundet edhe që popullsia e zonës të ketë qenë dygjuhëshe; sikurse mundet që aktorët që luanin në Bylis të vinin nga vende të tjera, p.sh. nga Apollonia fqinje dhe, më në fund, që teatri të përdorej edhe për spektakle më të thjeshta, me ngjyrë lokale; ose të natyrës fetare, të cilat edhe ato rezulton t’u kushtoheshin zotave të importuar nga Jugu (ose “të standardizuar”, mbi bazën e panteonit grek). Gjithsesi, nuk është folur gjëkundi për “teatër ilir”, si formë kulturore qytetare; dhe teatri – në Mesdheun e lashtë – ishte po aq “grek” sa edhe Perikliu, Aristoteli dhe Eskili vetë. Edhe vetë rëndësia që kish teatri në jetën civike, siç konfirmohet nga vendi qendror i strukturës në gjeometritë urbane të qyteteve anembanë Mesdheut i referohet automatikisht ndikimit kulturor grek në lashtësi, ose një mënyre të së jetuarit në qytet e cila e kish të nevojshme të riprodhohej në skenë, para një publiku. Ne shqiptarët pasardhës të ilirëve, edhe pas dymijë e kusur vjetësh, ende nuk duket ta kemi kuptuar këtë në thelb, sa kohë që lejuam autoritetet administrative, një ushtri aparatçikësh, që të shkonin dhe ta shembnin me bujë Teatrin kryesor të Tiranës thjesht me argumentin se “i ishin vjetruar muret”. Jam pothuaj i sigurt se në Bylisin antik nuk do ta kishin kaluar kaq lehtë, po t’ua kërcënonin teatrin…

Teatri, agora, stadiumi, gjimnazi, stoat – këto nuk janë vetëm mbetje arkeologjike, por edhe modele sipas të cilave organizohej jeta sociale në Bylis, qytet mes qyteteve në Iliri. Edhe sikur banorët e Bylisit të ishin të gjithë ilirë, si qytetarë ata merrnin pjesë në “grecitetin” e qytetit dhe të jetës publike. Ndryshe nga mbishkrimet, të cilat janë përdorur dhe përdoren rëndom për të identifikuar “etnikisht” mbetjet e lashtësisë, teatri si monument dhe arkitekturë i referohet, kulturorisht, një modeli të kundërt: oralitetit, gjuhës së folur dhe të dëgjuar dhe kujtesës të riprodhuar në gjuhë. Për ta ilustruar më tej se çfarë roli qendror luante teatri klasik në jetën e një qyteti antik, po sjell një anekdotë që e tregon Thuqididi (Lufta e Peloponezit, I.7.87) dhe që e rimerr edhe Plutarku: gjatë Luftës së Peloponezit, sirakuzanët e Sicilisë kish kapur shtatë mijë athinjotë robër, të cilët i kishin mbyllur në një gurore, në pritje që t’i shisnin si skllevër; për shkak të kushteve të tmerrshme, shumë prej këtyre vdiqën, e megjithatë disa arritën të shpëtojnë, thjesht ngaqë dinin përmendësh pjesë nga dramat e Euripidit. Sicilianët e Sirakuzës e kishin pikë të dobët Euripidin; aq sa e mësonin përmendësh gjithçka që e sillnin me vete vizitorët nga përtej detit; dhe pastaj ia përsëritnin njëri-tjetrit të mrekulluar.

Kjo anekdotë, me realitetin të cilit i referohet me rrugë implicite, e bën shumë të pagjasë hipotezën e Cekës për “pjesë teatrale të shkruara në ilirishte”; më e besueshme më duket që aktorët të vinin në Bylis nga Apollonia fqinje, me gjithë kujtesën e tyre skenike. Sërish Ceka, për Bylisin e periudhës romake (të karakterizuar nga një “prani e gjerë e kolonistëve romakë”): Agoraja mbeti qendra kryesore e qytetit dhe teatri e ruajti formën e tij të hershme deri në fund të shekullit të I-rë mbas Krishtit… Njëlloj si në Apolloni, banorët latinë nuk e ndryshuan funksionin e teatrit për ndeshje gladiatorësh dhe duket se tradita e kulturës helenistike zotëroi mbi atë romake. Po kështu u ruajtën dhe u përdorën në formën e tyre origjinale edhe monumentet e tjera të agorasë, si stoa, stadiumi, gjimnazi, stera publike, etj.[2] Qyteti grek, në lashtësi, ishte edhe qytet i modeluar sipas një kulture urbane të caktuar, e cila vinte nga Greqia. Jo “vinte nga Greqia”, siç vjen sot Kostas Manolas-i, por në kuptimin e një ndikimi kulturor me frymëmarrje të gjerë, që kapërcen detet dhe kontinentet.

Prandaj edhe pyetjes, nëse ka qenë apo jo “grek” Bylisi, nuk i përgjigjemi dot duke ulëritur në rrjetet sociale dhe as duke zbuluar tradhtira. Unë madje do ta quaja pyetjen pa kuptim, në momentin kur ngrihet në publik; Bylisi ka qenë edhe grek, edhe ilir – si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë antike, që u përfshinë dora-dorës në atë lëvizje historike dhe kulturore që nisi me periudhën helenistike, vazhdoi me Romën dhe u kurorëzua me krishterimin. Etniciteti, në këtë mes, nuk do të ketë qenë shumë më tepër se një tipar aksidental.

[1] Neritan Ceka, Ilirët, Migjeni 2005, f. 254-255.

[2] Neritan Ceka, po aty, f. 200. Disi ndryshe Ceka në reagimin e tij flakë për flakë, ndaj përcaktimeve të Sgarbit:

“Kush do ia ketë thënë Sgarbit që Bylis është grek? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një here zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen!,”

Nga Ardian Vehbiu

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ardian vehbiu vittorio sgarbi vittorio sgarbi e quan bylisin qytet grek ardian vehbiu vittorio sgarbi vittorio sgarbi e quan bylisin qytet grek

Sondazh

Poll
Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para