LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Koreja e Jugut janë të gatshme për diplomaci me Kim Jong-un

22 Maj 2021, 09:47 Nga DOSJA
SHBA dhe Koreja e Jugut janë të gatshme për diplomaci me Kim

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ripërtërinë të premten përpjekjet për të angazhuar Korenë e Veriut në dialog mbi programin e saj të armëve bërthamore. Biden tha se ai do ta takonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un nëse krijoheshin kushtet e përshtatshme.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zoti Biden dhe zoti Moon thanë se qëllimi i tyre është çnuklearizimi i plotë i gadishullit Korean. Biden tha se ai nuk ka ” asnjë iluzion” në lidhje me vështirësinë për ta bërë Korenë e Veriut të heqë dorë nga arsenalet e saj bërthamore.

“Ne të dy jemi thellësisht të shqetësuar për situatën,” tha Biden.

Koreja e Veriut deri tani ka kundërshtuar kërkesat e SHBA-së për diplomaci që kur zoti Biden mori detyrën pas ish-presidentit Donald Trump, i cili mbajti tre takime të nivelit të lartë me zotin Kim i cili gjithsesi refuzoi të hiqte dorë nga armët bërthamore, por vendosi një ngrirje për testimin e tyre.

Zoti Biden tha se ai do të ishte i gatshëm të takohej me zotin Kim nën kushtet e përshtatshme, në varësi të faktit nëse Kim pranonte të diskutonte programin e tij bërthamor dhe që këshilltarët e tij të takoheshin së pari me homologët e tyre të Koresë së Veriut për të krijuar bazat për bisedimet midis udhëheqësve.

Presidenti Biden tha se që ai të takohej me Kim do të duhej të kishte një angazhim nga udhëheqësi i Koresë së Veriut “që do të ketë diskutime në lidhje me arsenalin bërthamor.”

“Unë nuk do të veproja ashtu siç është bërë në të kaluarën e afërt; nuk do t’i jepja gjithçka që kërkon – njohjen ndërkombëtare, ta lejoja atë të përpiqej të dukej më serioz për diçka që ai nuk është aspak serioz”, tha ai.

Komentet e zotit Biden duket se pasqyrojnë një ndryshim në të menduarit e tij lidhur me një takim të mundshëm. Shtëpia e Bardhë kishte thënë në mars se zoti Biden nuk kishte synim të takohej me zotin Kim.

Në ditën e tyre të bisedimeve, homologët Biden dhe Moon riafirmuan aleancën e fortë midis dy vendeve pas tensioneve të krijuara nga zoti Trump, i cili e kishte quajtur zotin Moon të dobët dhe kishte kërcënuar të tërhiqte trupat amerikane nga Koreja e Jugut.

Zoti Moon ishte udhëheqësi i dytë i huaj – pas kryeministrit të Japonisë – që vizitonte Shtëpinë e Bardhë që kur zoti Biden mori detyrën në janar dhe presidenti Biden tha bisedat e tyre ishin mes “miqsh të vjetër”.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Kinën dhe Tajvanin. Tajvani është ankuar për aktivitete të përsëritura ushtarake nga Pekini në muajt e fundit, ndërsa forcat ajrore të Kinës bëjnë përpjekje të shpeshta në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

“Ne ndamë mendimin se paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ramë dakord të punojmë së bashku për këtë çështje duke mbajtur parasysh karakteristikat e veçanta në marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit,” tha zoti Moon.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të kombinonin aftësitë e tyre për të furnizuar me vaksina për COVID-19 rajonin e Indo-Paqësorit. Ata diskutuan gjithashtu se si të trajtojnë ndryshimet e klimës.

Por Koreja e Veriut dominoi konferencën e tyre të përbashkët për shtyp.

Zoti Biden tha që të dy vendet do të kenë një “qasje të përbashkët” ndaj Koresë së Veriut dhe se ai dhe zoti Moon ndanë një gatishmëri për t’u angazhuar në diplomaci me Veriun “për të marrë hapa pragmatikë për të ulur tensionet.”

Presidenti amerikan tha se një zyrtar i Departamentit të Shtetit, Sung Kim, do të shërbente si i dërguar special i SHBA-së për Korenë e Veriut.

Sung Kim është një diplomat veteran koreano-amerikan i cili ka shërbyer si ambasador në Filipine dhe Indonezi dhe së fundmi në si diplomat i lartë i SHBA-së për Azinë Lindore.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden kim jong un moon jae-in joe biden kim jong un moon jae-in

Sondazh

Poll
Bota 22 Maj 2021, 08:42

EUROPË-Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, gjatë konferencës së G20 deklaruan se do të sigurojnë &...

Bota 22 Maj 2021, 08:07

MORINË– Qindra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udh...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet